Mountains
Efiçenca e energjisë te Liebherr

Etiketa e re e energjisë: Për një klimë të mirë. Jo vetëm në pajisjet tona.

Në vitin 2021 në Evropë do të prezantohet etiketa e re evropiane e energjisë për pajisjet elektrike. Qëllimi kryesor: të mbështetet blerja e pajisjeve me efiçencë energjie. Një kontribut i konsiderueshëm për mbrojtjen e klimës. Dhe për buxhetin e familjes suaj. Sepse me rritjen e çmimeve të energjisë, blerja e një pajisjeje kursimtare do ta shpërblejë veten pas pak vitesh.

EEC

Pajisjet efiçente dhe joefiçente do të dallohen shumë shpejt nga njëra-tjetra.

Për momentin, kjo etiketë ndihmon në mënyrë shumë të kufizuar në vendimmarrjen për blerjen. Si rezultat i zhvillimit teknologjik të pajisjeve, vitet e fundit oferta është përqendruar në kulmin e shkallës së efiçencës së energjisë. Kështu, përveç klasës A të efiçencës ekzistojnë ndërkohë edhe klasat A+, A++ dhe A+++. Tani duhet të pritni për një plus të katërt ose të pestë.

Po çfarë ndryshon saktësisht?

Me reformën e re që pritet të nisë së shpejti për etiketën e energjisë pajisjet do të ndahen sërish në shkallën e efiçencës A deri në G. Kjo do ta bëjë sërish akoma më të qartë për ju në të ardhmen. Pajisjet me efiçencë energjie tani duhet identifikohen më shpejt dhe më qartë si të tilla. Me Liebherr ju bëni zgjedhjen e duhur në çdo rast. Qoftë me etiketën ekzistuese apo të re - në çështjet e efiçencës së energjisë ne jemi gjithmonë shumë përpara të tjerëve.

Pse mban pajisja dy etiketa?

Etiketa e re do të futet zyrtarisht vetëm nga data 1 mars 2021. Deri atëherë do të jetë e vlefshme etiketa ekzistuese. Megjithatë, ne i pajisim me të dyja versionet e etiketave pajisjet tona të kësaj faze tranzicioni. Në këtë mënyrë ju mund të familjarizoheni më shpejt me etiketën e re të energjisë. Klasa e re e efiçencës së energjisë e pajisjes suaj sigurisht që përkon me të njëjtin nivel të lartë, si klasa në momentin e blerjes.

Energylabel

Paraqitja e etiketës së re EU të energjisë:

1) KodiQRpër identifikimin e produktit në bazën e të dhënave të BE-së EPREL (European Product Database for Energy Labeling).

2) "Identifikuesii modelit" për identifikimin manual të produktit në bazën e të dhënave të BE-së EPREL, p.sh. nëpërmjet numrit të artikullit.

3) Shkalla e ree efiçencës"A" deri në "G". Në përgjithësi "G" parashikohet vetëm për frigoriferët e verës.

4) Vëllimi i hapësirës i të gjithandarjeve të ngrirjesnë litra.

5) Vëllimi i hapësirës i të gjithandarjeve freskuesenë litra.

6) Nivelii zhurmësklasifikohet tani në klasa "A" deri në "D".

Keni pyetje të tjera?

Cilat teknologji e bëjnë një frigorifer një pajisje që kursen energji? Çfarë ofron për mua baza e re e të dhënave të produkteve për pajisjet shtëpiake? Si mund t'ju mbështetim që të jepni kontributin tuaj për mjedisin tonë? Nuk ka rëndësi; kemi kënaqësinë që t'i përgjigjemi çfarëdo pyetjeje që mund të keni për etiketën e re të energjisë. Mbetemi në pritje të mesazhit tuaj.

[email protected]