Sipas dëshirës, në raftin mbajtës praktik të shisheve mund të vendosen në ruajtje shishe ose të përdoret rafti i integruar prej xhami për të vendosur pjata dhe tasa.

Frigoriferët me "BioFresh"

Frigoriferët me teknologjinë "BioFresh" jo vetëm që kanë shumë hapësirë, por edhe ofrojnë kushtet ideale të ruajtjes për të gjitha llojet e ushqimeve. Sepse me nivelin e lagështisë të përcaktuar në mënyrë individuale, frutat, perimet, mishi, produktet e bulmetit, si dhe peshku dhe frutat e detit qëndrojnë të freskëta për kohë shumë më të gjatë. Fleksibilitet edhe më të lartë ofron "BioFresh-Plus", tek e cila temperatura mund të përshtatet në gradët e duhura për ushqime nga më të ndryshmet.

Liebherr ofrohen frigoriferë për inkaso dhe me qëndrim të pavarur, të pajisur me teknologjinë inovative "BioFresh".

Ndriçuesit e shumtë LED garantojnë një ndriçim uniform të të gjithë hapësirës së brendshme – dhe kjo me një konsum energjie relativisht të ulët.

Kombinimet ftohës-ngrirës me "BioFresh"

Me një pajisje të kombinuar me "BioFresh" nga Liebherr përfitimi është i dyfishtë. Pajisjet ndërthurin teknologjitë inovative të ftohjes për freski më të gjatë me funksionet e ngrirjes me efiçencë energjie. Kështu, shumë prej pajisjeve tona të kombinuara ftohës-ngrirës përveç teknologjisë për freskinë "BioFresh" disponojnë edhe funksionet "SmartFrost" dhe "NoFrost". Këto funksione parandalojnë që hapësira e brendshme dhe ushqimet të zënë shumë akull. Shkrirja manuale është kështu shumë më e rrallë, kurse me funksionin "NoFrost" ajo pothuajse nuk nevojitet më asnjëherë.

Zgjidhni nga gama e gjerë e pajisjeve të kombinuara ftohës-ngrirës për përdorim inkaso dhe me qëndrim të pavarur.

Kombinimet Side-by-Side me "BioFresh"

Frigoriferët e kombinuar Side-by-Side nga Liebherr janë idealë për ruajtjen në sasi të mëdha të ushqimeve të pasura me vitamina. Pajisjet nuk të mahnitin vetëm me hapësirën e bollshme dhe teknologjitë inovative. Ato shquhen për dizajnin e tyre ekskluziv dhe komoditetin unik. Kështu për shembull, sistemi elegant i komandimit "MagicEye" me ekran LCD dhe tregues grafik të temperaturës kujdeset për ruajtjen e gradës së saktë të temperaturës së zgjedhur.

Pajisjet Side-by-Side i gjeni si pajisje ekskluzive me qëndrim të pavarur ose si modele për përdorim inkaso.