E ardhmja e ftohjes dhe ngrirjes

Liebherr BluPerformance: teknologjia më moderne e ftohjes për komoditet maksimal.

Liebherr BluPerformance: teknologjia më moderne e ftohjes për komoditet maksimal.

Festat më të mira përfundojnë në kuzhinë. Kështu që me gjeneratën e re të frigoriferëve Liebherr jeni të parapërgatitur më së miri për vizitën e ardhshme. Kjo sepse pajisjet e serisë "BluPerformance" ofrojnë performancë maksimale ftohjeje për të ruajtur sa më mirë ushqimet tuaja dhe për të ftohur shpejt pijet në temperaturën e servirjes. Funksioni përkatës i ftohjes mund të zgjidhet lehtë dhe në mënyrë intuitive përmes sistemit elektronik komod me prekje. Dhe me "SmartDeviceBox" ju komandoni frigoriferin që gjatë rrugës, për ta ulur temperaturën e ftohjes përpara kohe. 

Ftohje optimale, konsum i ulët energjie

Me "BluPerformance" ne kemi bërë një kapërcim shumë të madh përpara në lidhje me efiçencën e energjisë. Të gjitha pajisjet "BluPerformance" kategorizohen në klasën e efiçencës së energjisë A+++ ose A+++/-20%. Këto pajisje konsumojnë edhe 20% më pak energji sesa frigoriferët e klasës së efiçencës së energjisë A+++ që deri më sot konsiderohej si më e mira. Kjo nënkupton: ushqime të freskëta me konsum më të ulët energjie.

Më shumë hapësirë për ushqimet

E veçanta në këtë gjeneratë të re të pajisjeve është fakti se teknologjia inovative e ftohjes është integruar e gjitha në bazamentin e pajisjes. Si rezultat, pajisjet e njëjtës madhësi ofrojnë shumë më tepër hapësirë të shfrytëzueshme. Për ju kjo nënkupton: shumë më tepër vend për ushqimet dhe pijet tuaja.

Pajisjet "BluPerformance" nuk kanë vetëm efiçencë energjie, por kanë edhe funksionim shumë më të qetë dhe për rrjedhojë janë pajisjet ftohëse ideale për kuzhinën tuaj.

Pajisjet

Përfitoni edhe ju nga avantazhet e shumta të gjeneratës së re të pajisjeve "BluPerformance" – dimensioni i ri i freskisë.

Video

Mësoni më shumë në videon tonë "BluPerformance" rreth gjeneratës së re të frigoriferëve dhe ngrirësve dhe frymëzohuni nga dizajni inovativ dhe karakteristikat e brendshme të cilësisë së lartë. Shfaq videon BluPerformance