Loja me strukturën dhe ngjyrën

Liebherr nxjerr rregullisht në treg "DesignEdition" që ndër të tjera karakterizohen nga sipërfaqet dhe materialet e veçanta. Të gjitha këto edicione integrohen në hapësirën e ndenjjes falë dizajnit të tyre klasik dhe të pakushtëzuar nga koha, dhe bëjnë diferencën nëpërmjet ngjyrës, formës dhe materialit.

Edicionet e dizajnit nga Liebherr

  • Çelik i zi
    Me "BlackSteel", Liebherr ka krijuar një interpretim modern të kanatit klasik prej inoksi. Modelet karakterizohen nga ngjyrimi i dukshëm në ngjyrë të zezë dhe struktura e veçantë e sipërfaqes. Efekti i thurjes tërthore krijon një impakt vizual të mrekullueshëm dhe i jep pajisjes një pamje krejtësisht të veçantë. Doreza e patentuar Liebherr me mekanizmin e integruar të hapjes është realizuar e plotësuar me alumin në edicionin "BlackSteel". Dizajni dhe teknologjia janë vlerësuar me shumë çmime.

    BlackSteel Çelik i zi

  • Kanate prej xhami elegant të satinuar
    Me ngjyrën e bardhë të pastër ose të zezën elegante, kanatet pasqyrë të "GlassEdition" janë prodhuar me xham të stampuar nga prapa. Materiali i jep pajisjes jo vetëm një pamje të veçantë, por sipërfaqja gjithashtu pastrohet lehtë dhe është rezistente ndaj gërvishtjes. Për të ruajtur efektin e pamjes së kanatit prej xhami si sipërfaqe reflektuese ne e kemi pozicionuar anash shiritin e dorezës. Versioni në ngjyrë të zezë harmonizohet në mënyrë të veçantë me sipërfaqet puriste prej inoksi dhe kuzhinën në ngjyrë gri dhe të zezë. Modelet në ngjyrë të bardhë bëjnë kontrast me kuzhinat e drurit.

    GlassEdition Kanate prej xhami elegant të satinuar

  • Paletë ngjyrash frymëzuese
    Në pjesëmarrjen e tij në "IFA 2014", Liebherr prezantoi për herë të parë në formën e prototipave "ColourEdition" me një gamë të madhe ngjyrash, nga ngjyrat më të gjalla deri tek ato më delikatet. Vizitorët zgjodhën të preferuarat e tyre. Fituese: pajisjet me qëndrim të pavarur në ngjyrë blu uji, jeshile avokadoje dhe e kuqe zjarri; tani këto pajisje janë në shitje në treg dhe i japin një kolorit ngjyrash kuzhinës dhe ambientit të ndenjjes.

    ColourEdition Paletë ngjyrash frymëzuese

  • Variantet e ngjyrimit
    Nisur nga ideja bazë për ta kthyer kuzhinën në një mjedis ndenjeje, po del jashtë qarkullimit trendi për të përdorur pajisje krejtësisht të bardha. Liebherr e ka marrë në konsideratë këtë zhvillim dhe i prodhon pajisjet e tij në inoks dhe "BlackSteel". Frigoriferët tanë për verën i gjeni në ngjyrat "terra me shkëlqim", "Bordeaux e kuqe intensive" ose "e zezë mat". Në disa vende, mund të gjeni kombinime ftohës-ngrirës si pajisje me qëndrim të lirë edhe me shkëlqim të zi ose argjend.

    Klasike Variantet e ngjyrimit