Më shumë se vetëm një frigorifer

Një pikë tërheqëse funksionale: kush e percepton kuzhinën si një ambient të hapur, atëherë ai pret nga frigoriferi i tij që të harmonizohet me ambientin e ndenjjes. Këtë e konstatojmë edhe ne me të drejtë, dhe në projektimin e produkteve marrim parasysh efektin e pajisjes në kombinim me materialet, format dhe raportet e madhësisë. Rezultat i kësaj qasjeje janë pajisjet që pasurojnë ambientin me konceptin e ndriçimit të balancuar, materialet e cilësisë së lartë dhe dizajnin e harmonizuar.

Modelet Side-by-Side janë një shprehje e dizajnit dhe që harmonizohen me kuzhinat me kanate ngjyrë gri.

Modelet Side-by-Side janë një shprehje e dizajnit dhe që harmonizohen me kuzhinat me kanate ngjyrë gri.

Efekti i ndriçimit në pjesën e brendshme

Drita në hapësirën e brendshme shërben për ndriçimin uniform brenda pajisjes. Prandaj ne kemi zhvilluar një koncept të veçantë ndriçimi që ka një dritë më të këndshme sesa ndriçuesit LED të zakonshëm dhe që është integruar në ndarjen e brendshme duke kursyer vend. Ushqimet e vendosura në ruajtje shfaqen me një ndriçim të këndshëm. Në pajisjet që janë me dyer me xham, ndriçimi i brendshëm mund të përshtatet gjithashtu dhe të përdoren si ndriçim ambienti që krijon atmosferë.

Pajisja prej inoksi qëndron në kontrast me banakun e kuzhinës të lyer me të bardhë dhe dyshemenë me parket druri.

Pajisja prej inoksi qëndron në kontrast me banakun e kuzhinës të lyer me të bardhë dhe dyshemenë me parket druri.

Pajisjet me madhësi të veçanta

Hapësirë shtesë për mbajtjen e pijeve dhe kushtet optimale të ruajtjes për purot e sigurojnë pajisjet tona kompakte. Si pajisje me qëndrim të lirë apo me montim në mur: ato janë projektuar në mënyrë të tillë që të integrohen si mobilie me funksionin e ftohjes në arredimin e shtëpisë. Në kontrast të fortë me këto janë në anën tjetër modelet voluminoze Side-by-Side prej inoksi. Ai ndërthur inovacionin teknik me linjat elegante. Dera transparente prej xhami e ndarjes së integruar për mbajtjen e verës krijon një thyerje të kanateve prej inoksi dhe bën një kontrast elegant. Një dizajn tjetër unik për kuzhinat dhe sallonet e mëdha është modeli francez me dy dyer. Me kasetat e mëdha me doreza dhe dyert me dy kanate që hapen nga jashtë ai mbart teknologjinë moderne brenda ambientit.

Raftet prej drurit natyral të ahut i japin formë karakteristikave të brendshme të frigoriferëve për verën.

Raftet prej drurit natyral të ahut i japin formë karakteristikave të brendshme të frigoriferëve për verën.

Materiale natyrale në hapësirën e brendshme

Lëndët e para si druri, jo vetëm që janë jashtëzakonisht rezistente, por sigurojnë gjithashtu edhe një ambient të këndshëm. Prandaj ne i përdorim ato në hapësirën e brendshme të pajisjeve me dyer me xham. Në frigoriferët për verën, vera e kuqe, e bardhë dhe rozë mbahet mbi raftet prej druri natyral të ahut. Druri i kedrit spanjoll garanton kushtet optimale të ruajtjes te "Humidor". Te frigoriferët ftohës dhe ngrirës një pjesë e madhe e hapësirës së brendshme përbëhet nga xham sigurie rezistent ndaj gërvishtjeve dhe goditjes, i cili mund të lahet në lavastovilje.

Pajisjet kompakte

Puro ekskluzive, verëra elitare, pije freskuese të ftohta - pajisjet kompakte Liebherr ofrojnë hapësirën ideale për kënaqësi të plotë në shijim. Pajisjet kompakte

Frigoriferët për verën

Kanate elegante dhe teknologji inovative: frigoriferët për verën Liebherr janë mbresëlënëse dhe ruajnë verën në kushte optimale.

Pajisjet krah-për-krah

Pajisjet e modelit Side-by-Sidenga Liebherr ndërthurin avantazhet e frigoriferit ftohës dhe ngrirës, kanë hapësirë të bollshme dhe disponojnë shumë veçori ekstra komode.