Shijim i plotë gllënjkë pas gllënjke

Momenti i madh ka mbërritur: do të hapet një shishe vere prestigjioze. E ruajtur në mënyrën e duhur, ajo mund ta shpërthejë plotësisht aromën e saj. Për t'u shijuar në më të mirën e saj, duhet që përpara hapjes vera të sillet në temperaturën optimale të servirjes.

Aroma zhvillohet në gotë kur vera bie në kontakt me oksigjenin.

Aroma zhvillohet në gotë kur vera bie në kontakt me oksigjenin.

Merrni kohën e duhur për ta shijuar verën: tundeni verën lehtë brenda gotës dhe merrini erë. Ndryshe nga gjuha, hunda jonë mund të perceptojë me qindra aroma. Vetëm pasi të keni shijuar aromën ktheni një gllënjkë verë dhe lëreni atë të shkrihet në gjuhë. Kështu aroma dhe shija japin efektin e tyre të plotë.

Kush është temperatura optimale e pirjes?

Verërat e kuqe serviren me një temperaturë midis 14°C dhe 18°C. Parimi i përgjithshëm: sa më e vjetër dhe sa më e plotë të jetë vera, aq më e lartë duhet temperatura. Vera e bardhë e thatë dhe e freskët konsumohet me kënaqësi në temperaturën 8°. Verërat e bardha më të maturuara dhe më të plota e shpërthejnë aromën e tyre deri në 12°C, ndërkohë që verërat e ëmbla shijohen paksa më të freskëta, p.sh. midis 6°C dhe 8°C. Në mënyrë që vera e gazuar ose shampanja të shijojë në gojë, duhet që ajo të ftohet të paktën deri në 8°C. Por megjithatë, për të gjitha të dhënat e temperaturës vlen rregulli praktik: shija personale është ajo që vendos. Thjesht bëni disa prova për të konstatuar se cila është temperatura që ju pëlqen ta konsumi verën.

Përpara se të hidhet në dekanter, vera duhet ftohur në frigoriferët e verës.

Përpara se të hidhet në dekanter, vera duhet ftohur në frigoriferët e verës.

Sapo temperatura e një vere të kuqe kalon kufirin kritik prej 20°C, aroma e saj fillon të prishet. Për këtë arsye vera duhet konsumuar shpejt pas hedhjes në dekanter ose në enën e ajrimit. Gjithashtu: kur vera hidhet në gotë, ajo ngrohet shpejt me një deri në dy gradë, kështu që shishja duhet ftohur paraprakisht duke pasur parasysh edhe këtë fakt.

Dekantim apo ajrosje?

Jo të gjitha verërat janë të përshtatshme për t'u hedhur me kënaqësi në një dekanter. Verërat e kuqe të ruajtura për shumë kohë duhen hedhur me kujdes në një dekanter të ngushtë për të ndarë sedimentet nga vera. Për këtë përdoren enë me sipërfaqe mundësisht sa më të vogël, sepse nga kontakti me oksigjenin verërat e vjetra mund të oksidohen dhe të prishen.

Nga ana tjetër, verërat e kuqe të reja hidhen në dekanter përpara se të konsumohen. Kur vera hidhet në dekanter me fund të gjerë ajo mund të shpërthejë aromën e saj nga kontakti me oksigjenin dhe për rrjedhojë të jetë më harmonike.

Gota e duhur thekson karakterin individual të një vere.

Gota e duhur thekson karakterin individual të një vere.

Çfarë lloj gote për secilën verë?

Edhe forma e gotës ka një ndikim të madh në kënaqësinë e pirjes. Verërat e kuqe të vjetruara e lëshojnë aromën e tyre në gota të larta dhe të gjera. Gotat e harkuara theksojnë nuancat e frutave të verërave të bardha të reja. Shampanja shkumëzon dhe shkëlqen në mënyrë më impresive në gotat e holla e të gjata. Forma e hollë dhe e gjatë pengon që dioksidi i karbonit të largohet shpejt dhe mundëson shkumëzimin e shampanjës.

Nga temperatura optimal e servirjes e deri te zgjedhja e gotës së duhur: vera është një asetet kulturore më të vjetra dhe simbolizon prej mijëra vjetësh kulturën e të shijuarit. Frigoriferët për verën Liebherr kujdesen që verërat të ruhen në kushtet më të mira dhe të serviren në temperaturën ideale për t'u shijuar. Për të pasur gati shishen e duhur të verës për çdo rast dhe për ta shijuar realisht verën tuaj.

Aplikacioni për verën

Liebherr-Wineguide tregon një pasqyrë të verërave Bordeaux. Zbuloni rreth zonës së kultivimit, kantinave, vitit të prodhimit dhe varieteteve të rrushit. Aplikacionet e Liebherr

Përshtatje gati për t'u shijuar

Përmes kombinimit të përcaktuar saktë të temperaturës dhe të lagështisë së ajrit pajisjet Liebherr sigurojnë kushtet perfekte të ruajtjes edhe për ushqimet më delikate. Teknologji për më shumë kënaqësi në shijim