Seria

Seria "Vinidor": Shikimi i zmadhuar tregon ndarjen e zonave të temperaturës.

Seria "Vinidor"

Pajisjet "Vinidor" disponojnë dy ose tre zona për verën, temperatura e të cilave mund të rregullohet në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra në një interval nga +5°C deri në +20°C. Kjo mundëson fleksibilitetin maksimal në përdorim. Kështu, në pajisje mund të ruhen në të njëjtën kohë verëra të kuqe, të bardha dhe shampanjë, ku secila mbahet në temperaturën optimale për konsum. Por frigoriferët për verën të serisë "Vinidor" ofrojnë kushtet klimatike ideale edhe për ruajtjen afatgjatë të verërave. Si rezultat i madhësive të ndryshme të zonave për verën dhe të rregullimit fleksibël të temperaturës këto pajisje janë të përshtatshme për çdo asortiment të veçantë verërash.

Frigoriferët për ruajtjen e verës: Shikimi i zmadhuar tregon ndarjen e zonave të temperaturës.

Frigoriferët për ruajtjen e verës: Shikimi i zmadhuar tregon ndarjen e zonave të temperaturës.

Frigoriferët për ruajtjen e verës

Frigoriferët për ruajtjen e verës sigurojnë kushte të ngjashme ruajtjeje për verën si kantinat/qilarët. Në të gjithë hapësirën e brendshme mbizotëron një temperaturë konstante që rregullohet në mënyrë elektronike. Për rrjedhojë, frigoriferët për ruajtjen e verës janë më se optimalë për ruajtjen afatgjatë dhe maturimin e verërave. Përmes zgjedhjes fleksibël të temperaturës në intervalin +5°C deri në +20°C, ato mund të përdoren për të mbajtur një numër të madh shishesh vere të gatshme në temperaturën e servirjes. Seritë "GrandCru" dhe "Vinothek" ofrohen nga Liebherr në madhësi të ndryshme dhe me karakteristika të ndryshme.

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës: Shikimi i zmadhuar tregon ndarjen e zonave të temperaturës.

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës: Shikimi i zmadhuar tregon ndarjen e zonave të temperaturës.

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës të serisë "Vinothek" janë veçanërisht të përshtatshëm për të mbajtur verë të llojeve të ndryshme, secila në temperaturën ideale të servirjes. Si rezultat i përdorimit të komponentëve specialë arrihet një ndarje në shtresa e temperaturës së brendshme. Kështu për shembull në zonën e sipërme mund të mbani verë të kuqe në temperaturën +18°C. Me temperaturën +5°C, zona e poshtme është veçanërisht e përshtatshme për mbajtjen e verës së shkumëzuar ose shampanjës. Zona e ndërmjet është ideale për verën e bardhë, e cila duhet të ruhet në temperaturën e pirjes.