Lëreni të pushojë dhe maturohet

Shampanja i nënshtrohet një fermentimi të dytë në shishe.

Shampanja i nënshtrohet një fermentimi të dytë në shishe.

Shampanja i nënshtrohet një fermentimi të dytë në shishe. Për ta bërë këtë, fermeri i shton përsëri maja dhe sheqer verës bazë. Më pas shishet vendosen në një strukturë mbajtëse (Remuage) dhe rrotullohen rregullisht me dorë. Kështu që majaja bie në qafën e shishes.

Aromatike si molla apo jargavani, pikante si kanella – aromat fine dhe nuancat aromatike të një vere të mirë njohësit e verës i përcaktojnë me anë të krahasimeve figurative. Varietet e rrushit, karakteristikat e tokës dhe momenti i vjeljes kanë ndikim shumë të madh në shijen e verës, ashtu si edhe mënyra dhe kohëzgjatja e maturimit. Megjithatë rafinimi i verës vazhdon edhe pas mbushjes në shishe - njohësit e verës e quajnë këtë proces delikat "maturim në shishe". Shpesh është vetëm ky proces që u jep shijen perfekte shumë verërave të mira.

Gjatë procesit të maturimit në shishe vera duhet ruajtur e mbrojtur nga ndikimet e mjedisit përreth.

Gjatë procesit të maturimit në shishe vera duhet ruajtur e mbrojtur nga ndikimet e mjedisit përreth.

Procesi i maturimit në shishe

Gjatë maturimit në shishe, substanca të ndryshme të pranishme në verë, si acidet ose taninet dhe ngjyruesit, ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Si rezultat ndodh shpërbërja intensive dhe aromat e frutave mund të zhvillohen më tej. Në varësi të llojit të verës mund të duhen disa vite derisa vera të zhvillojë aromën e plotë të saj. Gjatë kësaj kohe, ndikimet e mjedisit, si p.sh. erërat e ndryshme, mund të shqetësojnë aromën e verës, për shembull kur vera ruhet në raft të hapur në kuzhinë. Por duhet ditur gjithashtu se jo çdo qilar mund të jetë qilar për të ruajtur verë.

Tapat natyrale e ruajnë cilësinë e tyre kur niveli i lagështisë së ajrit është mbi 50%.

Tapat natyrale e ruajnë cilësinë e tyre kur niveli i lagështisë së ajrit është mbi 50%.

Suksesi i maturimit në shishe

  • Aromat e verës mund të zhvillohen më së miri në shishe të ftohura në temperaturë konstante midis 10°C dhe 12°C. Ngrohtësia ndikon në maturimin dhe shishe dhe shkatërron nuancat delikate të shijes.
  • Oksigjeni ndikon në procesin e maturimit dhe zakonisht futet brenda në shishe nëpërmjet tapës së tharë.
  • Një nivel lagështie mbi 50% e mban tapën të paprekur – shishja mbetet hermetike dhe vera është e mbrojtur.

Frigoriferi për verën Liebherr siguron kushte ruajtjeje uniforme – dhe përbën kështu mjedisin perfekt për procesin e maturimit në shishen e verës.

Video

Nëse jeni koleksionit ose degustues i rastit: me serinë e frigoriferëve për verën "Vinidor", "Grand Cru" dhe "Vinothek" ju do t'i ruani verërat cilësore me kushtet më optimale për to.

Nëse jeni koleksionit ose degustues i rastit: me serinë e frigoriferëve për verën "Vinidor", "Grand Cru" dhe "Vinothek" ju do t'i ruani verërat cilësore me kushtet më optimale për to. Hap videon

Nëse jeni koleksionit ose degustues i rastit: me serinë e frigoriferëve për verën "Vinidor", "Grand Cru" dhe "Vinothek" ju do t'i ruani verërat cilësore me kushtet më optimale për to.