Ruajtja e duhur dhe shijimi i verërave cilësore

Temperatura e duhur është faktor kyç që nga pjekja e rrushit te prodhimi dhe ruajtja e deri te shijimi i verës.

Temperatura e duhur është faktor kyç që nga pjekja e rrushit te prodhimi dhe ruajtja e deri te shijimi i verës.

Që nga shfaqja e parë e rrushit të pjekur e deri te mbushja e shisheve, vreshtari kujdeset me përkushtim, dashuri dhe përvojën e tij që në shishe të përfundojë vetëm vera më e mirë. Vera e bardhë maturohet të paktën për disa muaj në fuçi ose në depozita speciale përpara se të kalohet në procesin e mbushjes në shishe. Ndërsa maturimi i verës së kuqe shpesh zgjat edhe për disa vite. Dhe megjithatë ka shumë verëra që nuk e arrijnë kulmin e aromës së tyre. Vetëm kur ruhet në kushte optimale vera në shishe mund të maturohet më tej dhe të përmirësohet vazhdimisht.

Freski konstante – Klima e duhur për verën tuaj

Edhe në dimër, edhe në verë, vera ka nevojë për temperatura konstante. Shishet me verë të mirë duhet të mbrohen nga drita UV, si dhe nga të gjitha erërat dhe aromat. Edhe ajri i thatë dhe dridhjet ndikojnë gjithashtu në cilësinë e verës. Në frigoriferët e verës Liebherr, verërat cilësore gjejnë kushtet ideale të ruajtje për kënaqësi maksimale.

Njohuritë për Verën nga Liebherr

Kultivimi dhe prodhimi i verës janë procese shumë delikate dhe kërkojnë kujdes dhe profesionalizëm maksimal. Filmi dokumenton këto procese dhe shpjegon përse vera juaj "është në duar të sigurta" në frigoriferët për verën të markës Liebherr.

Aplikacioni për verën

Liebherr-Wineguide tregon një pasqyrë të verërave Bordeaux. Zbuloni rreth zonës së kultivimit, kantinave, vitit të prodhimit dhe varieteteve të rrushit. Aplikacionet e Liebherr