Krahasimi ia vlen

Frigoriferët ftohës dhe ngrirës punojnë në çdo moment të ditës dhe zënë deri në 15% të faturës së energjisë. Për rrjedhojë, gjithnjë e më shumë konsumatorë shikojnë klasën e efiçencës së energjisë në momentin e blerjes. Një pajisje është veçanërisht efikase kur me gjithë fuqinë e madhe të saj ajo konsumon pak energji. Klasifikimet dhe etiketat e energjisë, si p.sh. etiketa e energjisë BE, japin informacion rreth niveleve të konsumit të energjisë dhe karakteristikave të pajisjes, duke e bërë kështu të krahasueshme efiçencën e energjisë.

Kursim pa hequr dorë nga komoditeti

Liebherr ka qenë një nga prodhuesit e parë në Evropë që ka zhvilluar pajisje frigoriferike në klasën më të lartë të efiçencës së energjisë A+++ dhe i ka hedhur ato në treg. Përveç efiçencës së energjisë, në zhvillimin e produktit ne marrim në konsideratë edhe komoditetin e përdorimit. Veçoritë inteligjente zvogëlojnë konsumin e energjisë, por lehtësojnë gjithashtu punën në jetën e përditshme dhe sigurojnë kushtet optimale të ruajtjes për ushqimet tuaja. Nuk jemi vetëm ne që kemi pretendime të larta, por janë edhe klientët. Ata duan t'i ruajnë ushqimet e tyre në temperaturë dhe nivel lagështie optimal, por pa hequr dorë nga komoditeti dhe në të njëjtën kohë të kursejnë edhe energji. Ne e bëjmë këtë realitet.

Blerja e një pajisjeje të re lejon kursime

Me kombinimin ftohës-ngrirës CBPesf 4043, Liebherr vendos standarde të reja në drejtim të kursimeve të energjisë. Kjo pajisje me funksionin "BioFresh" konsumon gati deri në 20% më pak energji sesa kufiri i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për klasën më të mirë të efiçencës së energjisë. Dhe me klasën A+++ ju kurseni ndjeshëm në shpenzimet për energji. Pajisjet me klasën A+++ përdorin gati deri në 60% më pak energji sesa një pajisje "normale" e klasës A. Parimi i përgjithshëm është: modelet e reja konsumojnë dukshëm më pak energji dhe japin gjithashtu një kontribut të ndjeshëm në mbrojtjen e klimës. Me rritjen e çmimeve të energjisë, ia vlen të blesh një pajisje të re pasi ajo e shlyen veten pas pak vitesh.

Kursimet e energjisë në ofertë

Në të gjitha grupet e produkteve, Liebherr ofron modele super kursimtare. Aplikacioni për "iPad" paraqet një përmbledhje të ofertës për pajisjet që kursejnë energji. Aplikacioni Liebherr

Kompresorët "Embraco Fullmotion"

Kompresorët e rinj "Embraco Fullmotion" janë integruar në shumë pajisje "BluPerformance" dhe japin kontributin e tyre që pajisjet të jenë super kursimtare në konsumin e energjisë. Për shkak të shpejtësisë së ulët të rrotullimit, këta kompresorë kanë nivel shumë të ulët dridhjeje dhe zhurme. Performanca e lartë e kompresorëve bën gjithashtu të mundur një ftohje të shpejtë dhe ruajtjen e temperaturave konstante. Shko te faqja e internetit