Treguesit për krahasimin e konsumit

Parimi i përgjithshëm është: sa

Parimi i përgjithshëm është: sa "më e gjelbër" të jetë klasa e efiçencës, aq më shumë ulet fatura e energjisë.

Etiketa jep informacione rreth të dhënave të produktit, si p.sh. konsumi i energjisë elektrike, vëllimi dhe emetimi i zhurmave. Kështu, nëpërmjet saj bëhet i mundur krahasimi i shpejtë i produkteve brenda së njëjtës kategori.

Në mbarë botën ekzistojnë etiketa të ndryshme për efiçencën e energjisë. Një pajisje në SHBA e etiketuar me "Energy Star" konsumon 20-30 për qind më pak energji sesa kufiri i parashikuar me ligj. "Energy Star" është miratuar nga shumë vende në mbarë botën, por megjithatë përcaktimet dhe kriteret ligjore ndryshojnë ndjeshëm midis tyre. Nga ana tjetër, etiketa e energjisë BE e vlefshme për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i mundëson konsumatorëve të krahasojnë vlerat e konsumit të pajisjeve në kategori në detyrueshme. Etiketimi u fut në përdorim në fillim të viteve '90 dhe që nga ajo kohë përditësohet rregullisht.

Për të pasur një gjuhë neutrale universale dhe për të mundësuar krahasimin në vende të ndryshme të gjitha karakteristikat e rëndësishme janë të paraqitura nëpërmjet piktogrameve.

Të kuptosh më mirë etiketën e energjisë BE

Me themelimin e Bashkimit Evropian, shtetet anëtare janë angazhuar bashkërisht për mbrojtjen e klimës. Një strategjitë e miratuara prej tyre: detyrimi ndërkombëtar i etiketimit për konsumin energjetik të pajisjeve shtëpiake lejon krahasimin direkt midis pajisjeve dhe përbën një shtysë për prodhuesit e tyre që të projektojnë dhe prodhojnë pajisje sa më ekonomike.

  • 1998: me futjen në përdorim të etiketës BE, në Gjermani efiçenca e energjisë bëhet një kriter gjithnjë e më i rëndësishëm i blerjes, sepse tani konsumi dhe performanca e pajisjeve krahasohet me një vështrim të shpejtë.
  • 2010: e aplikuar fillimisht vetëm për frigoriferët ftohës dhe ngrirës dhe te lavatriçet e lavastoviljet, tani etiketa e energjisë është vendosur si kriter edhe në pajisjet e tjera shtëpiake. Për shkak të diferencave të konsiderueshme brenda klasës më të mirë deri tani të efiçencës së energjisë, klasës A, u futën edhe klasat+, A++ dhe A+++ .
  • 2011: Bashkimi Evropian u kërkon tregtarëve që të gjithë frigoriferët ftohës dhe ngrirës të mbajnë etiketën e re.
  • 2012: Lejohet të prodhohen vetëm frigoriferë ftohës dhe ngrirës me klasën e efiçencës A+ ose të një klase më të lartë.
  • Aktualisht Komisioni i Bashkimit Evropian po punon për një klasifikim të ri, sepse efiçenca e konsumit të disa pajisjeve ka kaluar dukshëm kufirin A+++ dhe kështu që ato aktualisht nuk mund të klasifikohen dhe krahasohen.

Etiketa e energjisë BE tregon klasën e efiçencës së energjisë në një shkallëzim të qartë me ngjyra që variojnë nga ngjyra e kuqe deri në jeshile e errët. Po ashtu, te frigoriferët ftohës dhe ngrirës ajo jep informacion rreth konsumit vjetor të energjisë dhe vëllimit të përdorshëm të ndarjeve të ndryshme, si dhe temperaturat më të ulëta të tyre. Etiketa jep informacion edhe për emetimin e zhurmës.

Sa më e vogël të jetë një pajisje, aq më i ulët është konsumi i saj. Për rrjedhojë, krahasimi direkt mund të bëhet vetëm për pajisje brenda së njëjtës kategori, d.m.th. vëllimi, lloji dhe karakteristikat e pajisjes duhet të jenë të paktën të ngjashme. Brenda një kategorie produktesh shpesh mund të ketë diferenca të konsiderueshme në lidhje me konsumin e energjisë. Sa më e lartë të jetë klasa e efiçencës së energjisë, aq më i madh është potenciali i kursimit.

Një klasë më e mirë e efiçencës së energjisë nuk nënkupton vetëm lehtësim financiar për energjinë. Përdorimi i pajisjeve që kursejnë energji mbron gjithashtu edhe vetë burimet e energjisë dhe zvogëlon shkarkimin e CO2.

Në të shkuarën prodhuesit e mëdhenj të industrisë ushqimore zhvilluan standardet e tyre dhe më pas i certifikonin pajisjet sipas tyre. Si rezultat, temat e performancës dhe të konsumit të energjisë janë vlerësuar bashkërisht.

Nisur nga kostot në rritje për energjinë, efiçenca e energjisë gjatë ruajtjes dhe prodhimit luan një rol të rëndësishëm edhe për sektorin e tregtisë. Aktualisht është duke u punuar për një etiketë energjie për sektorin profesional.