Shfrytëzim në maksimum i potencialit të kursimit të energjisë

Efiçencën më të lartë të energjisë ne e arrijmë duke shfrytëzuar në maksimum potencialin e kursimit të çdo komponenti të veçantë të pajisjes. Këtu futen funksionet, veçoritë, lloji i materialeve të përdorura dhe po ashtu sistemi elektronik i komandimit, i cili kujdeset për një ndërveprim optimal. Konsumi i ulët i energjisë vjen si rezultat i mbledhjes së kursimit nga faktorët e veçantë kontribuues. Funksionet dhe aksesorët në poshtë sigurojnë kursime direkte në konsum dhe ofrojnë njëkohësisht një plus në komoditet.

Funksionet dhe aksesorët për kursimin e energjisë

  • NoFrost
    Përmes shkrirjes së rregullt mundësohet kursim i energjisë. Por me funksionin "NoFrost" i gjithë ky proces kryhet automatikisht. Sapo në avullues krijohet një shtresë akulli, sensori sinjalizon nevojën e një procesi shkrirjeje. Si rezultat ventilatori fiket, tubat e avulluesit ngrohen dhe shtresa e akullit shkrin, pa qenë nevoja që të rritet vetë temperatura në ndarjen e ngrirjes. Pajisja nuk formon akull dhe konsumi i energjisë prej saj mbetet konstant. Dhe juve s'ju duhet më kurrë ta shkrini vetë frigoriferin.

    NoFrost

  • Pllaka ndarëse për kursim të energjisë
    Deri në 50% të konsumit në shumë pajisje "NoFrost" ju i kurseni duke përdorur pllakën ndarëse për kursim të energjisë "Vario". Nëse ndonjëherë nuk ju nevojitet e gjithë hapësira e ngrirjes, kasetat që nuk përdoren mund "të mbyllen". Për këtë qëllim, vendosni pllakat "Vario" që ofrohen si aksesorë në vendin e dëshiruar dhe reduktoni kështu vëllimin që duhet ftohur.

    Pllaka ndarëse për kursim të energjisë

    Deri në 50% të konsumit në shumë pajisje "NoFrost" ju i kurseni duke përdorur pllakën ndarëse për kursim të energjisë "Vario". Nëse ndonjëherë nuk ju nevojitet e gjithë hapësira e ngrirjes, kasetat që nuk përdoren mund "të mbyllen". Për këtë qëllim, vendosni pllakat "Vario" që ofrohen si aksesorë në vendin e dëshiruar dhe reduktoni kështu vëllimin që duhet ftohur.

  • Sistem komandimi preciz
    Sistemi ynë elektronik bën të mundur që frigoriferët ftohës dhe ngrirës të konsumojnë aq energji sa u nevojitet realisht. Sensorët e temperaturës matin temperaturën e brendshme dhe temperaturën e ambientit. Sistemi i komandimit e përshtat shpejtësinë e kompresorit në përputhje me këto. Dhe ai e identifikon kur hapet dera dhe kështu që fik ventilatorin. Nëse dera mbahet hapur për më shumë se 60 sekonda, tingëllon një sinjal alarmi. Kështu në të njëjtën kohë sigurohemi që produktet e ngrira të jenë të mbrojtura.

    Sistem komandimi preciz

  • Ndriçimi me LED
    Kur bëhet fjalë për ndriçim që kursen energji, LED janë ndriçuesit e zgjedhjes së parë; ata shquhen për jetëgjatësinë e madhe dhe konsumin e ulët të energjisë. Prandaj Liebherr ka zhvilluar një koncept ndriçimi krejtësisht të vetin me LED që e ndriçon në mënyrë optimale hapësirën e brendshme dhe që krijon një efekt të këndshëm vizual.

    Ndriçimi me LED

  • SmartGrid ready
    "SmartGrid-ready" përcakton pajisjet Liebherr që janë të gatshme të lidhen në rrjetet inteligjente të energjisë nëpërmjet një moduli plotësues. Parimi i funksionimit: në orarin e çmimeve të ulëta të energjisë frigoriferi ngrirës krijon rezerva ftohjeje që çlirohen gjatë orëve me "çmime të larta". Përveç kësaj, pajisja zgjedh dhe shfrytëzon automatikisht në çdo rast tarifat më të lira të energjisë. Në këtë mënyrë në planin afatgjatë mund të kursehet deri në dhjetë për qind të kostove të energjisë. Rrjetet inteligjente të energjisë janë akoma projekte të së ardhmes, por me një pajisje "Smart Grid-ready" do të jeni të përgatitur që më parë.

    SmartGrid ready

  • DuoCooling
    Me dy qarqet qarkulluese të ftohtësisë që rregullohen në mënyrë komplet të pavarur nga njëri-tjetri, në pajisjet e kombinuara ftohës-ngrirës temperatura mund të rregullohet në secilin prej tyre në mënyrë të pavarur dhe precize. Përveç kësaj, nuk ka asnjë shkëmbim ajri midis pjesës së ftohjes dhe ngrirjes. Në këtë mënyrë evitohet transferimi i erërave dhe tharja e ushqimeve të vendosura në frigorifer.

    DuoCooling

  • Izolimi
    Izolimi i mirë ka një rol vendimtar në kursimin e energjisë. Kjo sepse ai garanton që ftohja të mos dalë jashtë dhe të mbetet aty ku duhet - në brendësi të pajisjes. Prandaj ne zhvillojmë vazhdimisht materiale izoluese dhe punojmë për komponime të reja të këtyre materialeve. Ne optimizojmë karakteristikat izoluese në mënyrë që të mbetet hapësirë maksimale e brendshme përdorimi së bashku me shtresën e izolimit efektiv.

    Izolimi

  • Video

    Në pajisjet me funksionin "NoFrost" produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Për rrjedhojë, hapësira e ngrirjes mbetet gjithmonë pa akull dhe nuk ka nevojë për shkrirje manuale.

    Në pajisjet me funksionin "NoFrost" produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Për rrjedhojë, hapësira e ngrirjes mbetet gjithmonë pa akull dhe nuk ka nevojë për shkrirje manuale. Hap videon

    Në pajisjet me funksionin "NoFrost" produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Për rrjedhojë, hapësira e ngrirjes mbetet gjithmonë pa akull dhe nuk ka nevojë për shkrirje manuale.

    Këshillat për kursime

    Në blogun tonë do të mësoni sesi të ulni ndjeshëm konsumin e energjisë me disa këshilla dhe truke të thjeshta. blog.liebherr.com/hausgeraete