Kombinimi ekonomik me

Kombinimi ekonomik me "BioFresh" siguron shumë hapësirë dhe ruajtje më të gjatë të freskisë.

Kombinimi i shkëlqyer

Pajisja e kombinuar ftohës-ngrirës "CBNPes 3756" nga Liebherr dëshmon se komoditeti dhe kursimi i energjisë nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin. Fitues i testit (Fitues i testit 07/2012 të "Stiftung Warentest") me klasën A+++ ky kombinim është pajisur me "BioFresh" dhe funksionin automatik të shkrirjes "NoFrost". Detajet inteligjente, si sistemi i komandimit "MagicEye" me ekran LCD dhe funksione me prekje, garantojnë një komoditet të lartë në përdorimin e tij. Sistemi elektronik me prekje reagon ndaj prekjes më të lehtë duke bërë që funksionet të komandohen në mënyrë komode. Përveç kësaj, ky kombinim me hapësirë të bollshme harxhon mbi 65% më pak energji krahasuar me një model të ngjashëm prodhuar 12 vjet më parë.

Kombinimet ftohës-ngrirës (me A+++, BioFresh, NoFrost)
Kjo pajisje aktualisht bën pjesë në grupin e pajisjeve më ekonomike që gjenden në treg.

Kjo pajisje aktualisht bën pjesë në grupin e pajisjeve më ekonomike që gjenden në treg.

A+++ minus 20 për qind

Me kombinimet ftohës-ngrirës dhe Liebherr ka vendosur standarde të reja në drejtim të kursimit të energjisë. Modeli me teknologjinë "BioFresh" kursen deri në 20% më shumë energji sesa klasa më e mirë deri më tani e efiçencës së energjisë, klasa A+++. Ky kombinim harxhon vetëm 130 kilovat-orë në vit. Përveç efiçencës mjaft të lartë të energjisë, pajisja ofron edhe karakteristika që lidhen me komoditetin, si dhe teknologji inteligjente. Kështu, falë teknologjisë "SmartFrost" shkrirja nevojitet shumë rrallë.

Frigoriferi ngrirës ofron komoditet të lartë në përdorim, me konsum të ulët energjie.

Frigoriferi ngrirës ofron komoditet të lartë në përdorim, me konsum të ulët energjie.

Kursim i energjisë në formë komode

Në klasën më të mirë të efiçencës së energjisë A+++bën pjesë edhe Liebherr GNP 3666. Frigoriferi ngrirës me gjerësi 70 cm dhe teknologjinë "NoFrost" bind me karakteristikat e tij praktike dhe efiçencën e lartë të energjisë. Kasetat e ngrirësit janë të vendosura mbi shina teleskop që e bëjnë hapjen të lehtë dhe janë komode në përdorim. Hapjen e thjeshtë e garanton doreza e patentuar që përmban mekanizmin e integruar të hapjes.

Frigoriferët ngrirës (me A+++, NoFrost)