Ruajtje e vitaminave dhe shijes

Pjatat e thjeshta të përgatitura me përbërës të freskët ofrojnë kënaqësi të madhe pa pasur nevojë të gatuani shumë gjatë.

Pjatat e thjeshta të përgatitura me përbërës të freskët ofrojnë kënaqësi të madhe pa pasur nevojë të gatuani shumë gjatë.

Një tufë sallatë me barishte të egra, bukë e thekur dhe pak vaj ulliri: Ngrënia e ushqimeve të pasura me vitamina dhe të shëndetshme mban në formë trupin dhe mendjen. Produktet e freskëta dhe cilësore ofrojnë kënaqësi gatimi me shpenzime jo shumë të mëdha. Liebherr ka zhvilluar teknologji që mundësojnë ftohje delikate dhe ruajtje të freskisë, në mënyrë që shija, forma dhe lëndët ushqyese të tyre me shumë vlera të ruhen sa më gjatë.

Funksionet dhe karakteristikat për ruajtjen ideale

Vendosja e temperaturës dhe nivelit të lagështisë

Kohëzgjatja që ushqimet ruajnë aromat, freskinë dhe vitaminat e tyre varet kryesisht nga niveli i lagështisë së ajrit dhe temperatura gjatë ruajtjes. Për rrjedhojë, kërkesat për produktet e mishit dhe të qumështit, si dhe për frutat dhe perimet janë krejtësisht të ndryshme. Me deri në tre kaseta që funksionojnë si zona klimatike, "BioFresh" siguron kushtet optimale të ruajtjes për çdo kategori ushqimi. Për më shumë fleksibilitet, temperatura dhe niveli i lagështisë në kasetat "BioFresh-Plus" mund të rregullohet në mënyrë individuale.

Kantinë brenda frigoriferit

Ndarja e kantinës brenda në frigorifer ofron kushtet ideale për çdo lloj ushqimi që mund të ftohet shumë po të rrijë në frigorifer, por edhe që mund të ngrohet shumë po të qëndrojë në dollap.

Në dy nivele ka vend të mjaftueshëm për ushqimet si gjalpi, patatet dhe qepët, si dhe për shishe. Temperatura e ndarjes kantinë rregullohet në mënyrë të pavarur nga pjesa freskuese në diapazonin midis +4°C dhe +14°C.

Rivendosje e zinxhirit të ftohjes

Mundësia që sallata me barishte të egra të qëndrojë e freskët dhe aromatike edhe ditën tjetër varet edhe nga numri i ndërprerjes së zinxhirit të ftohjes. Në veçanti ushqimet delikate, si p.sh. frutat dhe perimet me gjethe, duhet që ftohen përsëri sa më shpejt pas transportit deri në shtëpi. Për këtë qëllim ndihmon sistemi "PowerCooling" nga Liebherr. Ky kujdeset për temperatura konstante uniforme dhe që ushqimet e vendosura të reja të freskohen sa më shpejt. Në mënyrë që ftohja të mos humbasë, një çelës kontakt i derës s'takon ventilatorin kur hapet dera. Kështu kursehet energji e çmueshme.

Më shumë freski përmes rregullimit të ndarë të pjesës së ftohjes dhe ngrirjes

"DuoCooling" bazohet në dy qarqe të veçanta qarkullimi të gazit, në mënyrë që të mos ketë shkëmbime të ajrit midis pjesës së ftohjes dhe ngrirjes. Për rrjedhojë, temperaturat rregullohen në mënyrë të pavarur. Furnizimi i ndarë i ftohjes parandalon kalimin e aromave nga një ndarje në tjetrën. Kështu frenohet edhe tharja e ushqimeve në ndarjen freskuese si rezultat i ajrit të ftohtë që del nga ndarja e ngrirjes. Në këtë mënyrë ushqimet ruajnë formën, përbërjen dhe shijen e tyre unike.

Jo të gjitha pajisjet Liebherr i disponojnë të gjitha karakteristikat e përmendura më lart.

Video

Filmi tregon avantazhet dhe mënyrën e funksionimit të teknologjisë "DuoCooling".

Dy qarqe ftohjeje që rregullohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri – filmi tregon mënyrën e funksionimit të teknologjisë "DuoCooling". Hap videon

Filmi tregon avantazhet dhe mënyrën e funksionimit të teknologjisë "DuoCooling".

Ruajtja e ushqimeve

Bashkëveprimi optimal ndërmjet temperaturës dhe lagështisë te BioFresh siguron që edhe ushqimet e ndjeshme të ruajnë për më shumë kohë vitaminat dhe aromën e tyre. Ruajtja e ushqimeve me "BioFresh"