Ngrënia është më shumë se marrje e ushqimit

Peshku është veçanërisht delikat në ruajtje dhe duhet ftohur në mënyrë konstante.

Peshku është veçanërisht delikat në ruajtje dhe duhet ftohur në mënyrë konstante.

Kërkesat tona për ushqimet dhe ushqyerjen janë rritur në dekadat e fundit. Ngrënia në ditët e sotme është më shumë sesa thjesht marrje e ushqimit; për shumë prej nesh ngrënia është para së gjithash një kënaqësi. Për këtë kënaqësi ne jemi gjithmonë gati për të investuar kohë dhe para për ushqime të freskëta dhe cilësore. Nuk është habi që gjithnjë e më shpesh e gjejmë veten rrugës për në treg ose dyqanet me produkte bio.

Ftohje e duhur – shijim intensiv

Që investimi për freskinë dhe kënaqësinë t'ia vlejë vërtet duhet që frutat, perimet dhe ushqimet e tjera të ruhen në mënyrën e duhur – sepse luhatjet e temperaturës ndikojnë te cilësia. Për shembull, ngrirja sa më e shpejtë në një temperaturë të ulët luan një rol të rëndësishëm në mënyrë që ushqimet të ruajnë aromat dhe lëndët ushqyese.

Kënaqësi për syrin dhe gojën

Liebherr përdor teknologji inovative të ftohjes dhe ngrirjes për të bërë të mundur që pamja, struktura dhe shija e ushqimit të zgjatë sa më shumë. Meqë është e njohur që pjata "hahet nga syri", ndriçuesit LED me efiçencë të lartë energjie kujdesen për ndriçimin e duhur të pjesës së brendshme të pajisjeve dhe të ushqimeve.

Ruajtja e ushqimeve

Bashkëveprimi optimal ndërmjet temperaturës dhe lagështisë te BioFresh siguron që edhe ushqimet e ndjeshme të ruajnë për më shumë kohë vitaminat dhe aromën e tyre. Ruajtja e ushqimeve me "BioFresh"