Përgatitje e kënaqësisë së shijimit

Vera e ruajtur në temperaturën e duhur është një kënaqësi për syrin, hundën dhe gojën.

Vera e ruajtur në temperaturën e duhur është një kënaqësi për syrin, hundën dhe gojën.

Kohëzgjatja që ushqimet ruajnë freskinë dhe aromat e tyre varet kryesisht nga temperatura dhe niveli i lagështisë së ajrit gjatë ruajtjes. Por edhe gjatë degustimit temperatura luan një rol vendimtar. Shumë ushqime dhe pije e lëshojnë plotësisht aromën e tyre unike vetëm kur serviren në një temperaturë të caktuar. Kështu për shembull, djathi të shijon më shumë kur shërbehet në temperaturën e ambientit sesa direkt nga frigoriferi. Nga ana tjetër, edhe vera ka temperatura të ndryshme servirjeje, sipas llojit të verës.

Ne në Liebherr e kemi studiuar me dekada kombinimin midis temperaturës dhe nivelit të lagështisë dhe njohuritë tona i kemi shndërruar në teknologji të ndryshme.

Mbajtje e verës në temperaturë të përkryer

Meqë llojet e ndryshme të verës kërkojnë temperatura të ndryshme në momentin e pirjes, njohësit e verës e parapërgatitin verën e tyre në temperaturën e duhur në pajisjet për ruajtjen e verës. Në pajisjet Liebherr për ruajtjen e verës kujdeset sistemi elektronik preciz i komandimit në mënyrë që vera e kuqe dhe e bardhë ose shampanja të arrijë temperaturën e duhur të gatshme për servirje. Me temperaturat konstante dhe me nivelin e lagështisë së ajrit mbi 50%, frigoriferët për ruajtjen e verës Liebherr garantojnë që verërat delikate të ruhen në mënyrë optimale dhe madje të maturohen edhe më tej me kalimin e viteve.

Duke qenë produkt i mirëfilltë natyral, purot kërkojnë kushte ruajtjeje të veçanta.

Duke qenë produkt i mirëfilltë natyral, purot kërkojnë kushte ruajtjeje të veçanta.

Klima e përkryer për purot

Prej shumë vitesh Liebherr e shfrytëzon ekspertizën e tij për zhvillimin dhe prodhimin e humidorëve të purove. Për të ruajtur aromën e plotë të purove dhe për të parandaluar tharjen e tyre, të pasionuarit i ruajnë purot e tyre të çmueshme si "Cohiba", "Montecristo" etj., në temperaturë dhe nivel lagështie të kontrolluar. Temperaturat konstante krijojnë klimën e përkryer për purot që gjenden në humidor, për t'u konsumuar dhe shijuar në momentin e duhur.

Njohuritë për Verën

E kultivuar me dashuri, e vjetëruar në kantina profesionale dhe e ruajtur në temperaturën e duhur – vera mund të shijohet në më të mirën e saj vetëm me anë të teknologjisë së duhur të ruajtjes. Njohuritë për Verën

Ruajtja e purove në humidor

Humidorët Liebherr ofrojnë mikroklimën e përkryer dhe mundësinë për të rregulluar në mënyrë precize temperaturën dhe nivelin e lagështisë. Humidor