Pastrimi i shpejtë

Higjiena luan një rol të veçantë në sektorin e ushqimeve. Frigoriferët banak për supermarketet Liebherr pastrohen thjeshtë dhe lehtë falë profilit me vetëpastrim të kapakut prej xhami me rrëshqitje dhe hapësirës së brendshme pa kanale bashkimi. Ushqimet ruhen në mënyrë optimale në temperaturën e duhur dhe kështu plotësohet kërkesat më të larta në lidhje me higjienën.

Komoditeti i pastrimit

  • Kapaku prej xhami me rrëshqitje
    Kapaku prej xhami me rrëshqitje, i cilësisë së lartë dhe pa kornizë rrethuese i frigoriferëve banak për supermarketet Liebherr lejon një shikim optimal të produkteve brenda frigoriferit. Rezultati: prezantim tërheqës dhe joshës i produkteve. Sipërfaqet e lëvizjes së këtyre kapakëve inovativë me rrëshqitje janë me vetëpastrim, kështu që çdo papastërti e mundshme largohet nga profilet. Përveç kësaj, profili mbyllës mbi sipërfaqet e kontaktit pengon grumbullimin dhe hyrjen e pluhurit në frigorifer.

    Kapaku prej xhami me rrëshqitje

  • Hapësirë e brendshme pa kanale bashkimi
    Këndet e harkuara në hapësirën e brendshme të frigoriferëve banak për supermarketet Liebherr janë projektuar qëllimisht me rreze të madhe. Falë konceptit të menduar mirë të hapësirës së brendshme janë evituar gjithashtu edhe kanalet e bashkimit. Të gjitha rrjetat ndarëse të frigoriferit mund të hiqen lehtë dhe sipërfaqet pastrohen kollaj. Kërkesat ligjore për higjienën garantohen në sajë të sistemit elektronik preciz dhe kështu garantohet edhe ruajtja e saktë e temperaturës së frigoriferit banak.

    Hapësirë e brendshme pa kanale bashkimi

  • Pastrim i thjeshtë i dyshemesë
    Karakteristike për frigoriferët banak për supermarketet Liebherr është forma konike. I është kushtuar vëmendje një shiriti linear të bazamentit për ta bërë një proces më të lehtë dhe më të shpejtë pastrimin e dyshemesë. Futja e pluhurit dhe ujit shmanget nëpërmjet dizajnit pa kanale bashkimi dhe kështu që evitohet nevoja e masave të kushtueshme të pastrimit.

    Pastrim i thjeshtë i dyshemesë

  • Brandimi

    Frigoriferët ftohës dhe ngrirës të branduar sigurojnë një reklamim të produkteve që nxit blerjen dhe rrisin reputacionin e markës së kompanisë suaj në pikën e shitjes. Mëso më shumë