Dizajni modern i frigoriferëve banak

Frigoriferët banak për supermarkete "Liebherr" shquhen për qëndrueshmërinë e lartë, konstruksionin e fortë dhe dizajnin modern. Procesi krejtësisht i ri i prodhimit i stampimit me PU në 3D kontribuon që trupi plastik të bëhet mjaft elastik dhe jetëgjatë dhe të jetë rezistent ndaj goditjeve dhe përplasjeve, dhe për rrjedhojë të jetë më i qëndrueshëm sesa modelet e zakonshme me trup llamarine.

Teknologjie prodhimi revolucionare

Si kompani inovative, "Liebherr" hap gjithmonë shtigje të reja. Sot, procesi i ri i prodhimit të frigoriferëve banak për supermarkete "Liebherr" me stampim të shkumës së poliuretanit në 3D hap mundësi të reja dhe njëkohësisht vendos standarde të reja – edhe në nivelin e dizajnit. Procesi i sprucimit me presion të lartë i 2 komponentëve me bazë poliuretani lejon realizimin e komponentëve me dimensione të mëdha dhe me gjeometri komplekse. Avantazhi: Materiali është shumë i lehtë por jashtëzakonisht i qëndrueshëm, gjë që ndihmon në qëndrueshmërinë e frigoriferit dhe që ai të duket si i ri edhe pas shumë kohësh, pavarësisht përdorimit të ashpër në supermarket.

Shtypjet e shëmtuara të shkaktuara ndonjëherë nga përplasja e karrocave të blerjeve në frigorifer i takojnë në shkuarës. Ne nuk e përdorim pothuajse fare llamarinën në frigoriferët tanë banak. Procesi lejon realizimin e strukturave sipërfaqësore nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë mund të përmbushen më mirë dëshirat e klientëve.

Fabrika e prodhimit

"Liebherr" prodhon çdo vit rreth 2,2 milionë frigoriferë dhe është një lider në tregun evropian. Thuajse çereku i numrit të këtyre pajisjeve vjen nga fabrika në Lienz (Austri). Fabrika Lienz

Fabrika e Liebherr në Lienz

Austri

  • Telefon+43 50809 20
  • Faks+43 50809 21-139