Prezantim joshës i produkteve

Në frigoriferët tanë banak për supermarketet mallrat ekspozohen në mënyrë atraktive e të qartë dhe që nxit shitjet. Këtyre elementeve i kushtohet vëmendje e madhe në projektimin e frigoriferëve të rinj inovativë. Përveç kësaj, këta frigoriferë banak disponojnë shumë karakteristika që kontribuojnë që produktet jo vetëm të ekspozohen në mënyrën më të mirë të mundshme, por edhe që njëkohësisht ata të jenë veçanërisht komodë në përdorim. Mbushja dhe marrja e produkteve nga frigoriferi duhet të të lehtësohet ndjeshëm si për stafin e supermarketit, ashtu edhe për klientët.

  • Animi me 5°
    Në konceptimin e frigoriferëve të rinj banak për supermarketet vëmendje e madhe i kushtohet kombinimit të prezantimit joshës të mallit që nxit shitjet dhe komoditetit ergonomik në përdorim. Animi me 5° shikim perfekt të produkteve në brendësi. Gjithashtu produktet janë më pranë klientit. Marrja e produkteve lehtësohet nga hapësira e madhe e lirë te këmbët e klientit.

    Animi me 5°

  • Etiketat e integruara të çmimeve
    Etiketat e çmimeve janë të pozicionuara në lartësinë optimale të shikimit të klientit dhe sigurojnë një orientim perfekt për produktet brenda në frigorifer. Etiketat e çmimeve janë integruar në mënyrë të harmonizuar në konceptimin e trupit dhe mund të ndërrohen shpejt dhe pa mundim në rast ofertash të ndryshme.

    Etiketat e integruara të çmimeve

    Etiketat e çmimeve janë të pozicionuara në lartësinë optimale të shikimit të klientit dhe sigurojnë një orientim perfekt për produktet brenda në frigorifer. Etiketat e çmimeve janë integruar në mënyrë të harmonizuar në konceptimin e trupit dhe mund të ndërrohen shpejt dhe pa mundim në rast ofertash të ndryshme.

  • Koncepti i ndriçimit
    Ndriçimi i brendshëm i frigoriferëve banak për supermarketet është i realizuar me anë të shiritave me ndriçues LED me efiçencë energjie dhe jetëgjatësi të madhe. Në ndryshim nga llambat fluoreshente krijohet më pak nxehtësi dhe konsumi i energjisë ulet ndjeshëm. Dy shiritat me ndriçues LED në pjesën e përparme dhe të pasme të hapësirës së brendshme theksojnë reklamimin e mallit, sepse krijimi i hijeve nga produktet evitohet falë formës optimale të ndriçimit. Falë këtij ndriçimi special me LED, produktet e mishit të freskët shfaqen gjithmonë në ngjyrën e tyre natyrale.

    Koncepti i ndriçimit

  • Broshurat

    Zbuloni shumëllojshmërinë e frigoriferëve ftohës dhe ngrirës Liebherr. Broshurat tona ju informojnë për gamën e gjerë të pajisjeve tona për laboratorët ose furrat e bukës. Shko te përmbledhja e broshurave "Pajisjet profesionale"