Sistemi elektronik preciz

Sistemi elektronik preciz e i besueshëm mundëson një komandim me efiçencë të lartë të frigoriferëve të rinj banak Liebherr për supermarketet. Avantazhi: artikujt në ftohje ruhen në mënyrë të sigurt dhe optimale edhe në kushtet e përdorimit të vazhdueshëm. Për këtë klientët mund t'i besojnë cilësisë së provuar dhe përvojës së Liebherr. Kjo sepse Liebherr i ka zhvilluar sistemet elektronike të frigoriferëve të rinj banak për supermarketet në bashkëpunim me firmën "Wurm", e cila është e njohur në mbarë botën për zhvillimin e sistemeve elektronike për supermarketet.

Avantazhet e veçorive të sistemit elektronik

Funksionim krejtësisht me prekje i ekranit prej xhami

Sistemi elektronik i ekranit me prekje i lehtë për t'u përdorur i frigoriferëve banak Liebherr për supermarketet është i integruar në formë ergonomike në pjesën e pasme të kornizës. Në këtë mënyrë garantohet një shikim perfekt i treguesit të temperaturës. Të gjitha funksionet për rregullimin e saktë të temperaturës shfaqen vetëm kur këto aktivizohen nëpërmjet çipit me valë RFID nga stafi i autorizuar për akses në këto funksione. Në këtë mënyrë, për mbrojtjen e ushqimeve parandalohet ndryshimi i paautorizuar i parametrave. Nëpërmjet ekranit rregullohen edhe funksionet "Shkrirje" ose "Ndezja/fikja e ndriçimit të brendshëm".

Kompresori i komanduar nga nevoja

Frigoriferët e rinj banak për supermarketet kanë një kompresor me komandim elektronik të shpejtësisë që kujdeset për efiçencë maksimale të energjisë. Kompresori përshtatet shpejt dhe në mënyrë optimale me kërkesat aktuale për ftohje në brendësi të pajisjes. Dy sensorë të temperaturës së ajrit komunikojnë nevojën për ftohtësi dhe komandojnë kompresorin. Kjo jo vetëm që kontribuon në qasjen e qëndrueshme ndaj mjedisit, por gjithashtu zvogëlon akoma më shumë kostot e operimit.

SelfDiagnostic

Frigoriferi banak për supermarketet Liebherr disponon një sistem elektronik preciz komandimi që kontribuon ndjeshëm te komoditeti dhe lehtësia e mirëmbajtjes. Përmes një ndërfaqeje pajisja mundëson monitorimin e vazhdueshëm të temperaturës – dhe në rast defekti, një diagnostikim të shpejtë, analizë të defektit dhe eliminim të tij. Sistemi i identifikimit të hershëm të defekteve siguron një alarm automatik dhe një kohë të shkurtër reagimi deri në eliminimin e defektit. Kështu parandalohet një shkëputje e hallkës së zinxhirit ftohës dhe shmangen dëmet materiale.

Rezerva e ftohjes me SmartGrid-ready

Në të ardhmen rrjetet inteligjente të energjisë (SmartGrid) do të ndihmojnë në uljen e kostove për energji. Frigoriferët banak për supermarketet Liebherr janë gati që tani për këtë falë sistemit "SmartGrid-ready". Kur të ketë tepricë energjie, p.sh. nga energjitë e rinovueshme, pajisjet do të furnizohen me energji me çmime më të lira. Kur çmimi i energjisë të jetë më i ulët mund të krijohet rezervë e ftohjes, d.m.th. frigoriferi ftoh në temperatura më të ulëta se zakonisht. Kjo rezervë e ftohjes mund të përdoret kur çmimi i energjisë rritet përsëri.

Arsyet e duhura

Cilësia e vërtetuar, freskia më e madhe në ruajtjen e ushqimit dhe efiçenca e lartë e energjisë: Ka shumë arsye për të zgjedhur një pajisje Liebherr. Përse Liebherr?