Pajisjet profesionale për fushën e gastronomisë

Pajisjet Liebherr ofrojnë një performancë të shkëlqyer ftohje dhe ngrirje, gjithashtu një hapësirë të bollëshme konservimi. Te frigoriferët ftohës dhe ngrirës mund të konservoni ushqime të freskëta dhe pjata gati për servirje në një mënyrë të organizuar dhe lehtësisht të arritshme. Raftet dhe kontenierët janë dizenjuar të gjithë për tu pastruar me lehtësi: e rëndesishme kjo sidomos për Bare, bistro dhe restorante.

Hoteleria dhe gastronomia

Frigoriferët ftohës

Frigoriferët ftohës Liebherr funksionojnë në mënyrë perfekte edhe në kushtet ekstreme të sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë. Ato janë konceptuar në mënyrë të veçantë për përdorim profesional intensiv dhe janë realizuar të fortë falë materialeve të cilësisë së lartë që janë përdorur. Pjesa e brendshme pa kanale bashkimi pastrohet lehtë dhe mundëson higjienë perfekte. Sistemet moderne të komandimit dhe komponentët e sofistikuar kujdesen për performancën më të lartë në ftohje dhe ulin konsumin e energjisë.  Frigoriferët ftohës

Frigoriferët ngrirës

Kapacitet i madh përdorimi, të besueshëm, të fortë dhe të lehtë për t'u pastruar: ngrirësit Liebherr plotësojnë standartet më të larta për përdorimin profesional. Sistemet moderne të komandimit dhe gazi ftohës i sofistikuar dhe ekologjik kujdesen për performancën më të lartë në ftohje dhe për ruajtjen e sigurt të ushqimeve. Falë procesit të shkrirjes me gaz të nxehtë sipas rastit dhe nevojave shkurtohet koha e shkrirjes dhe kursehet energji. Frigoriferët ngrirës

Pajisjet për verën

Frigoriferët mjaft cilësorë për verën janë perfektë për përdorim në fushën e hotelerisë dhe gastronomisë. Pajisjet kanë të ndërthurur funksionin e prezantimit atraktiv të verës dhe mundësinë e ruajtjes praktike të saj. Për ruajtje afatgjatë ose për mbajtje të verërave cilësore, secila në temperaturën optimale të servirjes: me frigoriferët për verën, pajisjet për përshtatjen e temperaturës së verës dhe modelet e serisë Vinidor, Liebherr ofron pajisjen e duhur për çdo lloj vere. Pajisjet për verën

fotografi BIM

Jeni një arkitekt, projektues ose shitës dhe dëshironi të keni akses te katalogu dixhital i produkteve me të dhënat BIM nga pajisjet shtëpiake të Liebherr? Mësoni më shumë tani.

Brandimi

Frigoriferët ftohës dhe ngrirës të branduar sigurojnë një reklamim të produkteve që nxit blerjen dhe rrisin reputacionin e markës së kompanisë suaj në pikën e shitjes. Mëso më shumë

Garantimi i cilësisë

Për të përmbushur kërkesat tona të larta për cilësinë, çdo hap i prodhimit te Liebherr i nënshtrohet një procedure kontrolli rigoroze. Kontrolli i cilësisë

Broshurat

Zbuloni shumëllojshmërinë e frigoriferëve ftohës dhe ngrirës Liebherr. Broshurat tona ju informojnë për gamën e gjerë të pajisjeve tona për laboratorët ose furrat e bukës. Shko te përmbledhja e broshurave "Pajisjet profesionale"

Shitjet

Dëshironi ta provoni direkt një pajisje Liebherr përpara se ta blini atë? Shitësit tanë të autorizuar që gjenden pranë jush e kanë kënaqësi që t'ju ndihmojnë. Shko te Kërkimi i shitësve të autorizuar