WKt 6451 GrandCru Frigorifer vere

Vëllimi bruto total | 666 l |
---|---|
Klasa e efiçencës së energjisë | A++ |
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) | 193 / 74,7 / 75,9 cm |
Konsumi i energjisë në 24 orë | 0,323 kWh / 24h |
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l | 312 |
Zonat e temperaturës | 1 |
Qarqet e rregullueshme të ftohjes | 1 |

Ndriçimi me LED

Ndriçimi i ri LED siguron një ndriçim unik të brendshëm pa ekspozim UV (rrezeve ultravjollcë). Për shkak të zhvillimit të minimizuar të nxehtësisë së dritave LED, verërat mund të paraqiten gjithashtu të ndriçuara gjatë një periudhe më të gjatë kohore.

Frigoriferët për ruajtjen e verës

Frigoriferët për ruajtjen e verës sigurojnë kushte të ngjashme si kantinat/qilarët. Në këto pajisje mbizotëron një temperaturë konstante në të gjithë brendësinë. Sipas nevojës, ajo mund të përshtatet nga +5°C deri në +20°C. Frigoriferët për ruajtjen e verës janë idealë për ruajtjen afatgjatë dhe maturimin e verërave. Megjithatë, në varësi të temperaturës së caktuar, këto pajisje mund të mbajnë edhe një sasi më të madhe vere në temperaturë për servirje. Në serinë GrandCru dhe Vinothek Liebherr ofron frigoriferë për ruajtjen e verës në madhësi dhe konfigurime të ndryshme.