WTr 4211 Vinothek Frigorifer vere

Vëllimi bruto total 409 l
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 165 / 60,0 / 73,9 cm
Konsumi i energjisë në 24 orë 0,457 kWh / 24h
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l 200
Zonat e temperaturës 6
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 1

Karakteristikat

Alarmi i derës

Alarmi i derës

Për mbrojtje të sigurt të ushqimit, alarmi akustik i derës paralajmëron pasi dera është hapur për 60 sekonda.

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mund të programohet për të parandaluar fikjen pa dashje të pajisjes. Kur funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve është i ndezur, kjo tregohet nga një simbol në "MagicEye".

Mentesha e ndryshueshme e derës

Mentesha e ndryshueshme e derës

Pajisjet janë të pajisura në fabrikë me menteshë dere në krahun e djathtë. Me mundësinë e ndryshimit të menteshës së derës, pajisja mund të përdoret gjithmonë në mënyrë optimale sipas vendit të instalimit.

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës të serisë "Vinothek" janë veçanërisht të përshtatshëm për të mbajtur verë të llojeve të ndryshme, secila në temperaturën ideale të servirjes. Si rezultat i përdorimit të komponentëve specialë arrihet një ndarje në shtresa e temperaturës së brendshme. Në zonën e sipërme, për shembull, verërat e kuqe mund të qëndrojnë në +18°C. Me temperaturën +5 °C, zona e poshtme është veçanërisht e përshtatshme për mbajtjen e verës së shkumëzuar ose shampanjës. Zona e ndërmjet është ideale për verën e bardhë, e cila duhet të ruhet në temperaturën e pirjes.

Diapazoni i rregullueshëm i temperaturave

Diapazoni i rregullueshëm i temperaturave

Parakushti për procesin optimal të maturimit është një temperaturë konstante e ruajtjes. Temperatura ideale për maturim është midis +10°C dhe +12°C për të gjitha verërat, qoftë verëra të kuqe ose të bardha. Sistemi elektronik preciz i komandimit në kombinim me teknologjinë moderne të kondicionimit siguron ruajtjen konstante të temperaturës së vendosur në brendësi, madje edhe në rast të luhatjeve të larta në temperaturën e ambientit.

Filtri me karbon aktiv

Filtri me karbon aktiv

Erërat e mjedisit mund të ndikojnë në verërat e ndjeshme gjatë ruajtjes për kohë të gjatë. Te frigoriferët për verën, furnizimi me ajër të freskët nëpërmjet filtrit me karbon aktivi FreshAir që zëvendësohet lehtësisht, siguron cilësi optimale të ajrit.

Ruajta me dridhje të ulëta

Ruajta me dridhje të ulëta

Edhe dridhjet e lehta mund të shqetësojnë verërat në maturimin e tyre dhe të pengojnë dekantimin e tanineve. Kompresorët me dridhje shumë të ulëta, të zhvilluar në mënyrë të veçantë, sigurojnë që të gjithë frigoriferët për verën të kujdesen për ruajtjen delikate të verës.

Lagështia ideale

Lagështia ideale

Lagështia e duhur është një komponent i rëndësishëm në ruajtjen e verërave. Pra, tapa qëndron e butë dhe nuk thahet. Në mënyrë që tapa të mbahet sa më e lagësht edhe nga brenda, verërat duhet të ruhen shtrirë. Me mbi 50% lagështi, frigoriferët për verën garantojnë kushtet më të mirat. Nëse është e nevojshme, lagështia e frigoriferëve për ruajtjen e verës mund të rregullohet me anë të butonit të ventilimit.

Ngrohja e integruar

Ngrohja e integruar

Një ngrohje e integruar bën të mundur arritjen e temperaturave mbi temperaturën e ambientit. Kjo p.sh. mund të jetë shumë e rëndësishme për verën e kuqe (rreth +18°C).

Kontrolli i lagështirës përmes gurëve vullkanikë

Kontrolli i lagështirës përmes gurëve vullkanikë

Në frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës "Vinothek" niveli i lagështisë mund të rritet nga përdorimi i gurëve vullkanikë, sipas nevojës, për të mbrojtur tapat e verës nga tharja gjatë ruajtjes afatgjatë.

Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Frigorifer përshtatës i temperaturës së verës
GTIN 9005382146873
Konsumi i energjisë në 24 orë 0,457 kWh / 24h
Fuqia e tingullit të zhurmës 40 dB
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 377 l
Vëllimi bruto total 409 l
Agjenti ftohës R 600a
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 1,0 A
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 165 / 60,0 / 73,9 cm
Pesha (me paketimin) 73,0 kg
Pesha (pa paketimin) 68,0 kg
Komandimi "MagicEye" me tregues temperature dixhital
Përdorimi Butona
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
Treguesi i temperaturës Ndarja për verën
Diapazoni i temperaturave ndarja për verën +5°C deri në +18°C
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 1
Zonat e temperaturës 6
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l 200
Ftohja me qarkullim
Ndriçimi
Me errësim
ndriçim i vazhdueshëm
Numri i rafteve mbajtëse 6
nga të cilat me tërheqje mbi shina teleskop 0
nga të cilat rafte për reklamim 0
Materiali raftet Raft prej druri
Filtri me karbon aktiv
Gurët vullkanikë
Brava
Materiali muret anësore Çelik
Ngjyra trupi E zezë
Materiali dera/kapaku Çelik
Mentesha e derës Djathtas e ndërrueshme
Dizajni i derës HardLine
Doreza Dorezë shufër ergonomike

Shkarkimet

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.