Frigoriferët për industrinë e pijeve

Frigoriferët për industrinë e pijeve duhet të përballojnë kërkesa dhe ngarkesa të larta. Te Liebherr, jetëgjatësia e pajisjeve është gjithmonë në fokus të projektimit të tyre. Kjo tregohet në përzgjedhjen e materialeve më cilësore nga konceptimi i komponentëve të ftohjes deri te zhvillimi i dizajnit. Gjithashtu, modelet Liebherr jo vetëm që mbushen lehtë, por janë edhe të lehtë për t'u pastruar, komodë në përdorim, zënë pak vend dhe janë me efiçencë energjie dhe ekonomikë në konsum.

Në skarat e mbajtjes me rregullim të lartësisë mund të prezantoni në formë atraktive pijet tuaja. Por për efektin e duhur vizual tërheqës, pajisjet plotësohen me brandime individuale, logo të firmave apo brandime të markave, që i theksojnë ata edhe më shumë.

Vëmendje e madhe në fazën e konceptimit-projektimit të pajisjeve Liebherr i kushtohet edhe elegancës së pajisjeve dhe rrezatimit të cilësisë. Materialet speciale tejet cilësore dhe të nivelit të lartë dhe struktura me forma elegante shquajnë stilin unik të Liebherr. Falë dizajnit universal, pajisjet Liebherr kombinohen shumë mirë me njëra-tjetrën dhe janë gjithashtu gjithmonë një element vizual atraktiv.

Përmbledhje e avantazheve kryesore

Ndriçim i brendshëm me LED me fikje

Ndriçim i brendshëm me LED që fiket.ndizet në mënyrë të pavarur ka efiçencë energjie dhe mbështet produktet në një prezantim optimal të tyre në pikën e shitjes.

Ruajtje e sigurt e mallrave

Të gjitha pajisjet janë të pajisura si standard me bravë dere dhe kështu pengojnë aksesin e paautorizuar.

Skarat mbajtëse me rregullim të lartësisë

Skarat mbajtëse me rregullim të lartësisë kanë kapacitet mbajtës deri në 60 kg. Ato lejojnë një shfrytëzim fleksibël të hapësirës së brendshme - optimale për të gjitha madhësitë e shisheve dhe të kolive.

Dorezë shufër ergonomike

Doreza shufër ergonomike është projektuar për përdorim intensiv. Ajo është pozicionuar në mënyrë ergonomike dhe pastrohet lehtë.

Dera me xham izolues me efiçencë energjie

Dera me xham izolues ofron një pamje perfekte, kujdeset për efiçencën optimale të energjisë dhe mbështet prezantimin atraktiv të produkteve.

Izolimi termik shumë i mirë i pajisjes ul konsumin e energjisë dhe siguron një temperaturë konstante në hapësirën e brendshme.