Kostot e blerjes dhe funksionimit

Presioni i kostove në fushën e kërkimit shkencor dhe laboratorëve është i lartë. Në blerjen e pajisjeve të reja që duhet të funksionojnë pa ndërprerje, kostot dhe shpenzimet e vazhdueshme të funksionimit kanë një rol vendimtar në llogaritjen e fondit të blerjes. Këtu futen edhe faktorë të tjerë si besueshmëria ose kostot e pritshme për mirëmbajtje dhe riparime, si dhe jetëgjatësia e parashikuar e pajisjeve.

Mirëmbajtje e thjeshtë dhe e shpejtë

Në varësi të vendit të përdorimit, dispozitat ligjore mund të kërkojnë një mirëmbajtje të rregullt në fushën e pajisjeve të laboratorëve për arsye të shkaqeve të përgjegjësisë. Proceset dhe veprimet e nevojshme të mirëmbajtjes duhet të realizohen shpejt dhe në mënyrë efikase.

Në pajisjet tona, të komponentët dhe treguesit e nevojshëm për kalibrimin dhe kontrollin në pajisje janë lehtësisht të arritshëm dhe përdoren kollaj.

Pak riparime dhe kohë pa punë reduktuar në minimum

Pajisjet Liebherr janë jashtëzakonisht jetëgjata dhe punojnë në mënyrë të besueshme dhe pothuajse nuk kanë fare konsumim. Për të minimizuar kohët e qëndrimit pa punë, ne përdorim vetëm komponentët të cilësisë mjaft të lartë dhe me jetëgjatësi të madhe. Për shembull, kompresorët dhe serpentinat punojnë me efikasitet për shumë vite të tëra. Edhe ventilatorët dhe reletë pothuajse nuk konsumohen asnjëherë. Përveç kësaj, ne ofrojmë një garanci dhjetë vjeçare për pjesë këmbimi.

Konsum më i ulët i energjisë

Pajisjet tona për laboratorë kanë efiçencë energjie jashtëzakonisht të lartë. Në përdorimin e përditshëm, izolimi termik i optimizuar dhe gazi ftohës ekologjik i përdorur R 290 dhe R 600a japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Këtu futet edhe procesi i shkrirjes me gaz të nxehtë. Ai garanton kohë shumë më të shkurtër shkrirjeje sesa shkrirja e zakonshme elektrike. Për rrjedhojë, temperaturat në hapësirën e brendshme qëndrojnë pothuajse konstante. Shkrirja me gaz të nxehtë e përdorur sipas nevojës jep gjithashtu kontribut në uljen e kostove për energji.

Lidhje optimale në rrjet

Pajisjet për laboratorët Liebherr mund të integrohen lehtësisht në një strukturë ekzistuese. Lidhja në rrjet me njëra-tjetrën dhe në një sistem të jashtëm, ndihmon që proceset si kalibrimi, administrimi i të dhënave dhe dokumentimi të projektohen dhe të kontrollohen me efikasitet nga distanca.