Ruajtje e lëndëve të ndjeshme

Në klinika dhe laboratorë bëhen kërkime shkencore me substanca shumë të ndjeshme si serumet dhe kundërtrupat. Kështu që këtu ruhen lëndë, fluide dhe kultura shumë të ndjeshme. Vendimtare për cilësinë dhe prakticitetin e eksperimenteve, të kontrolleve të procesit dhe për analizat janë metodat e matjeve precize dhe të dhënat fillestare të besueshme. Për këtë arsye, po aq të rëndësishme janë edhe kërkesat për sigurinë e temperaturës, higjienën dhe kushtet e ruajtjes që duhet të sigurojnë pajisjet e laboratorëve.

Siguri maksimale e temperaturës

Temperaturat konstante janë jetike për ruajtjen e sigurt të lëndëve delikate dhe eksplozive. Edhe devijimet më të vogla ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe përdorshmërinë e tyre. Në një pajisje për laborator Liebherr, teknologjitë inovative të ftohjes dhe sistemi preciz i komandimit garantojnë temperatura konstante në hapësirën e brendshme, duke konsumuar më pak energji në të njëjtën kohë. Funksionet e shumta të alarmeve ofrojnë sigurinë në rastin e defekteve.

Është e vetëkuptueshme që pajisjet tona për laboratorët përmbushin standardet përkatëse të industrisë, si dhe përcaktimet ligjore për sigurinë.

Broshurat

Zbuloni shumëllojshmërinë e frigoriferëve ftohës dhe ngrirës Liebherr. Broshurat tona ju informojnë për gamën e gjerë të pajisjeve tona për laboratorët ose furrat e bukës. Shko te përmbledhja e broshurave "Pajisjet profesionale"