Dokumentimi automatik dhe funksionet e alarmit

Në punën e përditshme në laboratorë dokumentimi përbën një pjesë të pashmangshme të saj dhe që kërkon kohën e tij. Dhe për shumë përdorime regjistrimi i të dhënave kërkohet jo vetëm për arsye ligjore. Regjistrimi pa ndërprerje dhe kontrolli janë vendimtare për vlefshmërinë e serive të testeve dhe në rast dështimi dokumentojnë rrjedhën e ngjarjeve dhe përgjegjësitë përkatëse.

Pajisjet Liebherr me sistem elektronik "Profi" disponojnë një memorie të integruar për të dhënat për dokumentim automatik. Të gjitha modelet mund të personalizohen ose të lidhen në terren në infrastrukturën ekzistuese nëpërmjet ndërfaqjeve të lidhjes.

Funksionet dhe aksesorët për dokumentimin

  • Monitorim në çdo moment
    Përmes kontaktit pa potencial pajisjet me sistem elektronik Profi mund të lidhen në një sistem të jashtëm alarmi. Në këtë mënyrë garantohet kontrolli i vazhdueshëm dhe dokumentimi i procesit të ftohjes pavarësisht pranisë ose jo të stafit përkatës.

    Monitorim në çdo moment

  • Integrim në sistemet ekzistuese
    Administrimi qendror i tëd hënave ul shpenzimet për procesin e dokumentimit. Përmes ndërfaqes së lidhjes RS 485 mund të lidhen në rrjet me njëra-tjetrën deri në 20 pajisje. Pajisjet e lidhura në rrjet mund të lidhen me një kompjuter nëpërmjet një konvertuesi të ndërfaqes që ofrohet për blerje si opsion. Softueri informon me email stafin përkatës për rastet e mundshme të alarmit dhe transmeton të gjitha të dhënat përkatëse.

    Integrim në sistemet ekzistuese

  • Dokumentim i vazhdueshëm pa ndërprerje
    Se kush është përgjegjës për luhatjet e temperaturës dhe ngjarjet e alarmit, në rast dyshimi, këtë e dëshmon dokumentimi i pandërprerë. Memoria e integruar për të dhënat regjistron në intervale të ngushta mbi 2000 vlera temperaturash dhe kështu mundëson një vlerësim të diferencuar.

    Dokumentim i vazhdueshëm pa ndërprerje

    Se kush është përgjegjës për luhatjet e temperaturës dhe ngjarjet e alarmit, në rast dyshimi, këtë e dëshmon dokumentimi i pandërprerë. Memoria e integruar për të dhënat regjistron në intervale të ngushta mbi 2000 vlera temperaturash dhe kështu mundëson një vlerësim të diferencuar.

  • Analizë e thjeshtë e të dhënave
    Çelësi me rreze infra të kuqe që ofrohet për shitje si opsion, përfshirë softuerin e dokumentimit, lehtëson analizimin e të dhënave. Softueri paraqet në formë vizuale informacionet e rëndësishme në formate të ndryshme dhe në diagrama/grafikë. Përveç kësaj, me programin të dhënat mund të eksportohen lehtësisht në Excel dhe Word.

    Analizë e thjeshtë e të dhënave

  • Rezervimi special për emergjencat
    Për siguri maksimale të gjitha versionet LKPv dhe LGPv disponojnë një rele me gjysmëpërcjellës. Kjo siguron jo vetëm rregullim të saktë të temperaturës, por edhe garanton një kontroll perfekt të teknologjisë së ftohjes përgjatë viteve.

    Rezervimi special për emergjencat

    Për siguri maksimale të gjitha versionet LKPv dhe LGPv disponojnë një rele me gjysmëpërcjellës. Kjo siguron jo vetëm rregullim të saktë të temperaturës, por edhe garanton një kontroll perfekt të teknologjisë së ftohjes përgjatë viteve.

  • Shitjet

    Dëshironi ta provoni direkt një pajisje Liebherr përpara se ta blini atë? Shitësit tanë të autorizuar që gjenden pranë jush e kanë kënaqësi që t'ju ndihmojnë. Shko te Kërkimi i shitësve të autorizuar