Pajisja e duhur për çdo fushë përdorimi

Qoftë institucion kërkimor i madh ose laborator i vogël: gama e produkteve Liebherr përfshin modele për çdo lloj vendi dhe qëllimi përdorimi. Kështu, pajisjet me sistemin elektronik "Profi" janë të përshtatshme para së gjithash për ruajtjen afatgjatë në sasi të mëdha të lëndëve të ndjeshme. Ideale për përdorim në hapësira të kufizuara janë pajisjet kompakte me sistemin elektronik "Comfort".

Siguri të besueshme për substancat eksplozive dhe lehtësisht të ndezshme ofrojnë pajisjet me hapësirë të brendshme të mbrojtur ndaj shpërthimit. Edhe këtu mund të zgjidhni midis pajisjeve kompakte dhe modeleve me vëllim të madh.

Të gjitha pajisjet për laboratorët bindin me komponentët jetëgjatë dhe të fuqishëm, si dhe me efiçencën e shkëlqyer të energjisë.

Seria e modeleve të pajisjeve Liebherr për laboratorët

Pajisjet Liebherr për laboratorët me sistem elektronik "Profi" janë të përshtatshme për fusha të ndryshme përdorimi. Këto modele me vëllim të madh të shfrytëzueshëm janë zgjidhja ideale atëherë kur duhet të ruhen sasi të mëdha substancash të ndjeshme.

Sigurinë e preparateve e garantojnë përveç konstruksionit të fortë edhe funksionet e ndryshme të alarmit dhe dokumentimit.

Për vendet e punës me hapësirë të kufizuar, Liebherr ofron pajisje në formatin kompakt. Gama e produkteve përfshin dy pajisje për laborator me qëndrim të pavarur dhe dy pajisje për instalim nën banak. Kjo larmi plotësohet edhe nga versioni i kombinuar ftohës-ngrirës që kursen vend.

Në të gjitha modelet temperatura mund të rregullohet në një interval midis +3°C dhe +16°C. Kombini i sistemit të ftohjes dinamike me sistemin elektronik preciz garantojnë temperatura konstante dhe shpërndarje uniforme të temperaturës në hapësirën e brendshme. Për dokumentim të besueshëm dhe efikas, të gjitha pajisjet kompakte disponojnë një termometër të integruar Min/Max.

Lëndët shumë të ndjeshme dhe lehtësisht të ndezshme ruhen me siguri në pajisjet për laboratorët me mbrojtje ndaj shpërthimit. Seria përfshin dy frigoriferë ftohës dhe dy frigoriferë ngrirës me mbrojtje ndaj shpërthimit të pajisura me sistemin elektronik "Comfort".

Hapësirat e brendshme të pajisjeve përmbushin kërkesat e sigurisë të sanksionuara në Direktivën e Bashkimit Evropian 94/9/KE (ATEX 95).

Frigoriferët për laboratorë me ftohje statike dhe hapësirë të brendshme me mbrojtje ndaj shpërthimit janë prodhuar posaçërisht për ruajtjen në sasi të mëdha të lëndëve eksplozive dhe lehtësisht të ndezshme. Hapësirat e brendshme të modelit "LKexv" përmbushin të gjitha kërkesat e sigurisë të sanksionuara në Direktivën e Bashkimit Evropian 94/9/KE (ATEX 95).

Pajisjet e prodhuara me konstruksion të fortë bindin me hapësirën e madhe të shfrytëzimit. Përmes termostatit të integruar mundësohet rregullimi i temperaturës së ftohjes pa ndërprerje në intervalin +1°C dhe +15°C.

Me një temperaturë ruajtjeje deri në -45°C, frigoriferët ngrirës banak për laboratorët Liebherr plotësojnë kërkesat e kërkimit shkencor, të industrisë dhe të shëndetësisë.

Si të gjitha pajisjet për laboratorët Liebherr, edhe frigoriferët ngrirës banak mrekullojnë me qëndrueshmërinë maksimale të temperaturës krahasuar me konsumin e ulët të energjisë.