Siguri në punën e përditshme

Siguria maksimale e temperaturës falë teknologjive dhe sistemeve inovative të komandimit është elementi që i dallon pajisjet për laboratorë nga Liebherr. Por edhe vetëm kushtet optimale të ruajtjes nuk mjaftojnë për të garantuar një ruajtje të sigurt. Në punën e përditshme në laborator pajisjet përdoren nga njerëzit: ato duhet të funksionojnë brenda kuadrit të proceseve të punës dhe rutinës së përditshme. Si rezultat ndodhin edhe përdorime të gabuara ose ngjarje të paparashikueshme, të cilat duhet të merren në konsideratë në formë parandaluese dhe reaguese që në fazën e konceptimit të pajisjeve.

Për rrjedhojë, pajisjet për laboratorët nga Liebherr përveç teknologjive inovative të ftohjes ofrojnë edhe funksione të dobishme dhe masa sigurie për përdorimin dhe kërkesat në punën e përditshme.

Përse janë të sigurt pajisjet për laboratorët Liebherr

Pajisjet tona për laboratorët janë projektuar sipas standardit EN 60068-3 për qëndrueshmëri maksimale të temperaturës dhe vazhdimësi optimale të saj. Temperaturat konstante në hapësirën e brendshme i garantojnë sistemi i ftohjes me qarkullim ajri dhe futja optimale e ajrit në hapësirën e brendshme.

Hapja e shpeshtë dhe e gjatë e dyerve në punën e përditshme të laboratorëve çon në luhatje temperaturash që duhen ekuilibruar ose, në rastin më të mirë, që duhen evituar. Për këtë arsye, pajisjet Liebherr janë të pajisura me dyer që mbyllen vetë automatikisht. Në rastin e devijimeve të konsiderueshme të temperaturave, pajisja aktivizon menjëherë alarmin akustik dhe vizual.

Në kërkimin shkencor dhe laboratorë mbizotërojnë standarde të larta për higjienën, d.m.th. që pajisjet duhet të pastrohen shpesh dhe për rrjedhojë t'i bëjnë ballë gërryerjes nga fërkimi ose nga substancat kimike. Për pastrimin e lehtë kujdesen raftet ndarëse që hiqen lehtë, si dhe ndarjet e brendshme të lëmuara dhe pa kanale bashkimi në hapësirën e brendshme. Guarnicionet e zhytura brenda pengojnë grumbullimin e papastërtive dhe pluhurit. Sipërfaqja nën pajisje mund të pastrohet mirë dhe shpejt falë ruleve që lëvizin lehtë të montuar në pjesën e poshtme të pajisjes.

Materialet e cilësisë së lartë dhe të testuara bëjnë të mundur që pajisjet tona të jenë veçanërisht jetëgjata. Pajisjet laboratorike shquhen për veshjen e tyre rezistente ndaj gërvishtjes, goditjes dhe korrozionit. Skarat metalike të veshura me plastikë përmbushin kështu kërkesat për higjienën dhe janë jashtëzakonisht shumë rezistente. Pjesët metalike, si doreza, menteshat dhe brava, ne i prodhojmë në mënyrë të tillë që ato të funksionojnë pa defekte për shumë vite edhe në rastin e përdorimit shumë të shpeshtë të tyre.

Bravat e forta të instaluara si standard ofrojnë mbrojtjen ndaj aksesit të paautorizuar në këto pajisje. Përveç kësaj, pajisje të caktuara mund të pajisen me brava të veçanta që ofrohen si opsion, të cilat garantojnë akses për grupet e personave të autorizuar.

Liebherr ofron frigoriferë ftohës dhe ngrirës specialë për lëndët eksplozive dhe ato lehtësisht të ndezshme. Këto pajisje përmbushin të gjitha kërkesat e sigurisë të sanksionuara në Direktivën e Bashkimit Evropian 94/9/KE (ATEX 95).

Edhe cilësia më e lartë dhe kërkesat më të rrepta për sigurinë nuk i parandalojnë dot plotësisht të gjitha defektet. Për këtë arsye, frigoriferët tanë me sistemin elektronik komod janë të pajisur edhe me një rregullator shtesë të temperaturës. Në rast defekti ky merr komandimin e pajisjes dhe pengon që temperatura të ulet nën +2°C.

Përveç funksionimit të sigurt e të besueshëm të pajisjeve, në projektimin e tyre Liebherr merr në konsideratë edhe faktin që ato të jenë efikase për shumë vite dhe që pothuajse të mos kenë nevojë për mirëmbajtje.