KB 4310 Comfort BioFresh Frigorifer me BioFresh

Klasa e efiçencës së energjisë A+++
Ndarja 0° BioFresh
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 185 / 60,0 / 66,5 cm
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 366 l
I lidhshëm në rrjet (mbështet SmartDevice)

Karakteristikat

BluPerformance

BluPerformance

Më shumë vëllim në brendësi për ushqime, ekonomik dhe efikas në energji në punë, i qetë dhe komod në trajtimin dhe me dizajn të shkëlqyeshëm: Në fushën e ftohjes dhe ngrirjes, pajisjet BluPerformance të Liebherr vendosin thekse dhe standarde të reja.

BioFresh

BioFresh

"BioFresh" garanton klimën e përkryer për freski super të gjatë. Në një temperaturë paksa mbi 0°C dhe lagështinë ideale , frutat dhe perimet, mishi dhe peshku ruajnë vitaminat e tyre të shëndetshme.

Ekrani me prekje 2,4

Ekrani me prekje 2,4"

Ekrani me rezolucion dhe kontrast të lartë me prekje 2,4'' është i montuar prapa derës dhe lejon rregullimin intuitiv të temperaturës.

BioFresh-Safes me shinat teleskop me tërheqje

BioFresh-Safes me shinat teleskop me tërheqje

BioFresh-Safes mund të nxirren jashtë me shinat teleskop që lëvizin lehtë dhe të hiqen lehtësisht kur dera është e hapur me një kënd 90° .

GlassLine

GlassLine

Raftet mbajtëse GlassLine prej xhami sigurie janë të rregullueshme në lartësi për ruajtje individuale. Ato janë të pathyeshme, rezistente ndaj gërvishtjeve dhe të lehta për t'u pastruar. Me raftin e ndashëm dhe futje poshtë njëri tjetrit krijohet shpejt dhe lehtë vend për enët e larta.

Doreza me mekanizmin e integruar për hapjen

Doreza me mekanizmin e integruar për hapjen

Dorezat e realizuara të forta me mekanizëm të integruar të hapjes me pamje fisnike dhe me cilësi të lartë mundësojnë një hapje komode dhe të lehtë të derës.

LED

LED

Nuk kanë nevojë për mirëmbajtje, kursejnë vend dhe me efiçencë energjie: ndriçuesit jetëgjatë LED sigurojnë një ndriçim perfekt të brendshëm. Për shkak të rrezatimit të ulët të ngrohjes, ushqimi ruhet i freskët dhe gjithmonë i përsosur.

PowerCooling

PowerCooling

Sistemi i fuqishëm "PowerCooling" siguron një ftohje të shpejtë të produkteve të vendosura të freskëta në frigorifer dhe një temperaturë uniforme në të gjithë hapësirën e brendshme. Filtri me karbon aktiv FreshAir i integruar në ventilator pastron ajrin që qarkullon dhe mbledh aromat e pakëndshme. Funksioni i kujtesës në sistemin e komandimit tregon kur duhet të zëvendësohet filtri.

SmartDevice

SmartDevice

Për pajisjet Liebherr të shënuara "SmartDevice", SmartDeviceBox mundëson kontrollin e pajisjes dhe përdorimin e shërbimeve të tjera nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve celulare. SmartDeviceBox mund të porositet si një aksesor. Te disa pajisje SmartDeviceBox tashmë është integruar dhe kjo tregohet nga "i" në emërtimin e pajisjes - për shembull "KBi 4350".

SuperCool

SuperCool

Për ftohje të shpejtë të ushqimit të freskët SuperCool krijon rezerva ftohjeje më të mëdha. Ulja e temperaturës në +2°C në pjesën e ftohjes si temperaturë fillestare është e kontrolluar nga koha ose sasia dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë elektrike.

Guarnicioni i derës

Guarnicioni i derës

Guarnicioni i ndërrueshëm i derës mbështet ruajtjen e sigurt të ushqimit. Optikisht i përshtatshëm me ngjyrën përkatëse të derës ose trupit, ai mund të lidhet lehtë, të pastrohet ose zëvendësohet, duke mundësuar kështu higjienën e përsosur.

Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Frigorifer me qëndrim të pavarur me BioFresh
GTIN 4016803173908
Klasa e efiçencës së energjisë * A+++
Konsumi i energjisë në 24 orë * 0,244 kWh / 24h
Konsumi i energjisë çdo vit * 90 kWh/a
Klasa e klimës SN-T
Fuqia e tingullit të zhurmës 38 dB
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 366 l
Ndarja e ftohjes 366 l
nga të cilat BioFresh 133 l
Vëllimi bruto total 411 l
Ndarja e ftohjes 411 l
nga të cilat BioFresh 161 l
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50/60 Hz
Vlera e lidhjes 1,2 A
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 185 / 60,0 / 66,5 cm
Lartësia /Gjerësia / Thellësia (me paketimin) 1.927,0 / 615,0 / 751,0 mm
Pesha (pa paketimin) 75,4 kg
Pesha (me paketimin) 81,2 kg
Diapazoni i temperaturave ndarja e ftohjes +2°C deri në +9°C
Komandimi Ekran TFT 2,4" njëngjyrësh dhe me prekje me tregues temperature dixhital
Përdorimi Sistem elektronik me prekje
Pozitë Prapa derës
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 1
Zonat e temperaturës 2
Treguesi i temperaturës Ndarja e ftohjes dhe BioFresh
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
Alarmi i derës Optik dhe akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
SuperCool
SuperFrost
HolidayMode
I lidhshëm në rrjet (mbështet SmartDevice) **
SmartDeviceBox Mund të shtohet
Procesi i shkrirjes Automatik
Ftohja me qarkullim
Ndriçimi Ndriçim LED në tavan
Numri i rafteve mbajtëse Ndarja e ftohjes 6
nga të cilat me rregullim të lartësisë 5
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ftohjes Xham
VarioSafe Nein
Rafti mbajtës i shisheve Integruar
Numri i mbajtësve të shisheve 2
Numri mbajtëset e konservave 2
Numri i VarioBox 0
Kuti për vezët
Ndarja 0° *** BioFresh
Numri i BioFresh-Safes 3
Me SoftTelescopic Nein
DrySafe 1
nga të cilat të përdorshme Dry- ose HydroSafe 2
Me ndriçim
Numri i kutive për frutat/perimet 0
nga të cilat në rrota tërheqëse 0
Dizajni i derës HardLine
Ngjyra trupi E bardhë
Materiali dera Çelik
Materiali muret anësore Çelik
Doreza Dorezë me mekanizëm të integruar për hapjen
Pajisje tavolinë nën banak
Pllakë tavolinë e çmontueshme
Mentesha e derës Djathtas e ndërrueshme
Rrotat e transportit prapa
Doreza e transportit prapa
Në mënyrë që të arrihet niveli i deklaruar i konsumit të energjisë duhet të përdoren distancatorët e ofruar me pajisjen. Këto e rritin thellësinë e pajisjes me rreth 3,5 cm, dhe rreth 1,5 cm në pajisjet "BluPerformance". Pajisja është plotësisht funksionale edhe kur nuk përdoren këta distancatorë, por ka një konsum energjie elektrike paksa më të lartë.
** 
Funksionaliteti SmartDevice, sipas disponueshmërisë
*** 
BioFresh: përputhet me ndarjen e ftohjes sipas DIN EN ISO 15502 (Botimi në gjermanisht)

Shkarkimet

Aksesorët

Filtri me karbon aktiv

Filtri me karbon aktiv "FreshAir"

Art. Nr. 988111600

Filtri me karbon aktiv "FreshAir" pastron ajrin që qarkullon dhe mbledh shpejt aromat e pakëndshme. Është i lehtë për t'u ndërruar dhe siguron cilësi optimale të ajrit. Ne rekomandojmë ndërrimin një herë në vit. Te modelet "BluPerformance", funksioni i kujtesës rikujton se kur duhet të ndërrohet filtri.

Kutia e ruajtjes së gjalpit

Kutia e ruajtjes së gjalpit

Art. Nr. 988117000

Kutia e elegante e ruajtjes së gjalpit mund të mbahet lehtë nga kapaku dhe të hapet me lehtësi falë mundësisë së përdorimit me një dorë. Për shkak të proporcioneve të menduara mirë, mund të ruhet një shumëllojshmëri e gjerë e madhësive të pakove të gjalpit. Është e pathyeshme dhe e përshtatshme për pjatalarëse dhe shkon në të gjitha raftet e "Liebherr".

Rafti i shisheve

Rafti i shisheve

Art. Nr. 988113200

Rafti i shisheve është një zgjidhje praktike dhe elegante për ruajtjen e pijeve.

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Art. Nr. 871302300

Për pastrimin higjienik dhe të kujdesshëm të hapësirës së brendshme të frigoriferit ftohës dhe ngrirës "Liebherr" ofron kompletin me peceta me mikrofibër. Ky komplet përmban 3 peceta me përmasa 30 x 30 cm. Papastërtitë fshihen shumë mirë me anë të mikrofibrave, kështu që ushqimet ruhen në mënyrë higjienike në rast pastrimi periodik. Pecetat me mikrofibër lahen me 30 gradë dhe si rezultat mund të përdoren shumë herë.

Rafti variabël i vezëve

Rafti variabël i vezëve

Art. Nr. 988117200

Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë dhe prandaj edhe i rregullueshëm në sasi. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose, në gjendje të kthyer, mund të ruhen deri në 28 vezë më të vogla. Përveç kësaj, ai ofron mundësinë për të ruajtur vezët në anën me majë të drejtuar poshtë, për të zgjatur afatin e tyre të ruajtjes.

FlexSystem

FlexSystem

Art. Nr. 988112800

Sistemi "FlexSystem" për "BioFresh-Safe" dhe kasetat "BioCool" mbështet ruajtjen e rregullt dhe ndarjen fleksibël të ushqimit. Kjo lejon një nënndarje të qartë, për shembull me fruta, perime apo datën e skadimit. Të gjitha pjesët e sistemit të qëndrueshëm "FlexSystem" janë të lehta për t'u pastruar dhe të përshtatshme për t'u larë pjatalarëse.

Paneli mbulues i bazamentit në ngjyrë të bardhë

Paneli mbulues i bazamentit në ngjyrë të bardhë

Art. Nr. 743869400

Si alternativë për panelin mbulues standard të bazamentit me kanale, te pajisjet "BluPerformance" mund të përdoret një panel mbulues i bazamentit me ngjyrë të bardhë dhe me vrima të vogla. Ky parandalon futjen e pluhurit poshtë pajisjes dhe ndikimin e tij në performancën e punës.

Spina me kabllo 3 metra

Spina me kabllo 3 metra

Art. Nr. 600915801

Nëse gjatësia standarde 2,10 m nuk është e mjaftueshme, spina e pajisjes me kabllo me gjatësi 3 metër lejon më shumë fleksibilitet në instalim. Spina e pajisjes mund të hiqet lehtë dhe pa shumë përpjekje nga pajisja e të ndërrohet lehtë.

Kompleti

Kompleti "VarioBox"

Art. Nr. 742055800

Dy "VarioBox" që tërhiqen jashtë lehtësojnë klasifikimin dhe ruajtjen e ushqimeve të ngrira të vogla dhe sigurojnë një pamje të mirë. Ato janë të lehta për t'u përdorur dhe ndalesa e tërheqjes siguron që gjithmonë ato të varen në mënyrë të sigurt kur hiqen gjërat. Rafti me "VarioBox" mund të përdoret individualisht në disa pozicione në derën e brendshme.

VarioSafe

VarioSafe

Art. Nr. 988112600

"VarioSafe" ofron një pamje të qartë dhe vendos rregull. Ushqimet dhe pakot më të vogla, tubetat dhe kavanozat ruhen në mënyrë optimale në kasetë. "VarioSafe" mund të vendoset në disa pozicione lartësie në pjesën e ftohjes. Për një mbushje më të lartë, në qoftë se kërkohet, një lartësi e dytë është e disponueshme.

Lapsi me ngjyrë (i bardhë)

Lapsi me ngjyrë (i bardhë)

Art. Nr. 830133000

Me ndihmën e lapsit me ngjyrë gërvishtjet e vogla mbi sipërfaqet e bardha mund të eliminohen shpejt.

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.