KBbs 4370 Premium BioFresh Frigorifer me BioFresh


BluPerformance

Më shumë vëllim në brendësi për ushqime, ekonomik dhe efikas në energji në punë, i qetë dhe komod në trajtimin dhe me dizajn të shkëlqyeshëm: Në fushën e ftohjes dhe ngrirjes, pajisjet BluPerformance të Liebherr vendosin thekse dhe standarde të reja.

BioFresh

"BioFresh" garanton klimën e përkryer për freski super të gjatë. Në një temperaturë paksa mbi 0°C dhe lagështinë ideale , frutat dhe perimet, mishi dhe peshku ruajnë vitaminat e tyre të shëndetshme.

Ndriçimi LED në faqen e pasme

Ndriçimi me LED në faqen e pasme është i integruar në pjesën e pasme të pllakës ndarëse horizontale. Ndriçuesit LED me efiçencë energjie, ekologjikë dhe që nuk kanë nevojë për mirëmbajtje bëjnë të mundur ndriçimin optimal, nga poshtë lart, të pjesës së pasme në ndarjen e ftohjes dhe kështu sigurojnë një koncept homogjen dhe mjaft cilësor të ndriçimit.

SmartDevice

Për pajisjet Liebherr të shënuara "SmartDevice", SmartDeviceBox mundëson kontrollin e pajisjes dhe përdorimin e shërbimeve të tjera nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve celulare. SmartDeviceBox mund të porositet si një aksesor. Te disa pajisje SmartDeviceBox tashmë është integruar dhe kjo tregohet nga "i" në emërtimin e pajisjes - për shembull "KBi 4350".

SmartSteel

SmartSteel ul ndjeshëm dukshmërinë e gjurmëve të gishtave. Të krijuara nga inoks i rafinuar, sipërfaqet e SmartSteel janë veçanërisht të lehta për t'u pastruar dhe shumë më pak të ndjeshme ndaj gërvishtjeve.

Softsystem

Sistemi "SoftSystem" i integruar në derë zbut lëvizjen kur dera mbyllet dhe siguron mbyllje veçanërisht të butë edhe kur pjesa e brendshme e derës është e mbushur plot.