GNP 2713 Comfort NoFrost Frigorifer ngrirës me qëndrim të pavarur me NoFrost


NoFrost

Pajisjet "NoFrost" nga "Liebherr" ofrojnë performancë ftohjeje të nivelit profesional për ruajtjen afatgjatë e të sigurt të ushqimeve. Produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Si rezultat ndarja e ngrirjes mbetet gjithmonë pa zënë akull dhe ushqimet nuk mbulohen më nga akulli. Shkrirja nuk është më e nevojshme falë komoditetit "NoFrost".

Funksioni automatik "SuperFrost"

Funksioni automatik "SuperFrost" e bën ngrirjen e ushqimeve një proces të thjeshtë dhe kënaqësi për energjinë që kursehet. Ai realizon uljen e shpejtë të temperaturës deri në -32°C dhe krijon kështu një rezervë ftohtësie për ngrirjen delikate për ruajtjen e vitaminave. Sapo përfundon procesi i ngrirjes, funksioni automatik "SuperFrost" rikthehet në gjendje pune normale maksimumi pas 65 orësh dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë.

FrostSafe

Te FrostSafe, kasetat ekstra të larta dhe që nxirren jashtë janë mbyllura nga të gjitha anët. Si rezultat, ftohja nuk mund të largohet aq shpejt kur hapet pajisja. Pjesa e përparme transparente e kutive siguron një pamje optimale të ushqimit të ngrirë.

VarioSpace

Në të gjithë frigoriferët ngrirës me "NoFrost" dhe "SmartFrost" kasetat dhe bazamenti i ndërmjetëm prej xhami që qëndron poshtë tyre mund të hiqen lehtë. Kështu krijohet "VarioSpace" - sistemi praktik për hapësirën shtesë të ruajtjes, në mënyrë që hapësira të krijohet shpejt edhe për produktet e mëdha për ngrirje.