WKt 5551 GrandCru Frigorifer vere

Klasa e efiçencës së energjisë A++
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 192 / 70,0 / 74,2 cm
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 499 l
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l 253
Zonat e temperaturës 1
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 1

Karakteristikat

Ndriçimi me LED

Ndriçimi me LED

Ndriçimi i ri LED siguron një ndriçim unik të brendshëm pa ekspozim UV (rrezeve ultravjollcë). Për shkak të zhvillimit të minimizuar të nxehtësisë së dritave LED, verërat mund të paraqiten gjithashtu të ndriçuara gjatë një periudhe më të gjatë kohore.

Sistemi

Sistemi "PowerCooling"

Sistemi i fuqishëm "PowerCooling" siguron një ftohje të shpejtë të produkteve të vendosura të freskëta në frigorifer dhe një temperaturë uniforme në të gjithë hapësirën e brendshme. Çelësi i kontaktit të derës fik ventilatorin kur hapet dera, gjë që kursen energji të vlefshme.

Alarmi i derës

Alarmi i derës

Për mbrojtje të sigurt të ushqimit, alarmi akustik i derës paralajmëron pasi dera është hapur për 60 sekonda.

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mund të programohet për të parandaluar fikjen pa dashje të pajisjes. Kur funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve është i ndezur, kjo tregohet nga një simbol në "MagicEye".

Mentesha e ndryshueshme e derës

Mentesha e ndryshueshme e derës

Pajisjet janë të pajisura në fabrikë me menteshë dere në krahun e djathtë. Me mundësinë e ndryshimit të menteshës së derës, pajisja mund të përdoret gjithmonë në mënyrë optimale sipas vendit të instalimit.

Frigoriferët për ruajtjen e verës

Frigoriferët për ruajtjen e verës

Frigoriferët për ruajtjen e verës sigurojnë kushte të ngjashme si kantinat/qilarët. Në këto pajisje mbizotëron një temperaturë konstante në të gjithë brendësinë. Sipas nevojës, ajo mund të përshtatet nga +5°C deri në +20°C. Frigoriferët për ruajtjen e verës janë idealë për ruajtjen afatgjatë dhe maturimin e verërave. Megjithatë, në varësi të temperaturës së caktuar, këto pajisje mund të mbajnë edhe një sasi më të madhe vere në temperaturë për servirje. Në serinë GrandCru dhe Vinothek Liebherr ofron frigoriferë për ruajtjen e verës në madhësi dhe konfigurime të ndryshme.

Diapazoni i rregullueshëm i temperaturave

Diapazoni i rregullueshëm i temperaturave

Parakushti për procesin optimal të maturimit është një temperaturë konstante e ruajtjes. Temperatura ideale për maturim është midis +10°C dhe +12°C për të gjitha verërat, qoftë verëra të kuqe ose të bardha. Sistemi elektronik preciz i komandimit në kombinim me teknologjinë moderne të kondicionimit siguron ruajtjen konstante të temperaturës së vendosur në brendësi, madje edhe në rast të luhatjeve të larta në temperaturën e ambientit.

Filtri me karbon aktiv

Filtri me karbon aktiv

Erërat e mjedisit mund të ndikojnë në verërat e ndjeshme gjatë ruajtjes për kohë të gjatë. Te frigoriferët për verën, furnizimi me ajër të freskët nëpërmjet filtrit me karbon aktivi FreshAir që zëvendësohet lehtësisht, siguron cilësi optimale të ajrit.

Ruajta me dridhje të ulëta

Ruajta me dridhje të ulëta

Edhe dridhjet e lehta mund të shqetësojnë verërat në maturimin e tyre dhe të pengojnë dekantimin e tanineve. Kompresorët me dridhje shumë të ulëta, të zhvilluar në mënyrë të veçantë, sigurojnë që të gjithë frigoriferët për verën të kujdesen për ruajtjen delikate të verës.

Lagështia ideale

Lagështia ideale

Lagështia e duhur është një komponent i rëndësishëm në ruajtjen e verërave. Pra, tapa qëndron e butë dhe nuk thahet. Në mënyrë që tapa të mbahet sa më e lagësht edhe nga brenda, verërat duhet të ruhen shtrirë. Me mbi 50% lagështi, frigoriferët për verën garantojnë kushtet më të mirat. Nëse është e nevojshme, lagështia e frigoriferëve për ruajtjen e verës mund të rregullohet me anë të butonit të ventilimit.

Ngrohja e integruar

Ngrohja e integruar

Një ngrohje e integruar bën të mundur arritjen e temperaturave mbi temperaturën e ambientit. Kjo p.sh. mund të jetë shumë e rëndësishme për verën e kuqe (rreth +18°C).

Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Frigorifer për ruajtjen e verës
GTIN 9005382180457
Klasa e efiçencës së energjisë A++
Konsumi i energjisë në 24 orë 0,302 kWh / 24h
Konsumi i energjisë çdo vit 111 kWh/a
Klasa e klimës SN-T
Fuqia e tingullit të zhurmës 39 dB
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 499 l
Vëllimi bruto total 547 l
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 1,0 A
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 192 / 70,0 / 74,2 cm
Lartësia /Gjerësia / Thellësia (me paketimin) 1.980,0 / 759,0 / 829,0 mm
Pesha (pa paketimin) 87,0 kg
Pesha (me paketimin) 96,0 kg
Komandimi "MagicEye" me tregues temperature dixhital
Përdorimi Butona
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 1
Zonat e temperaturës 1
Treguesi i temperaturës Ndarja për verën
Diapazoni i temperaturave ndarja për verën +5°C deri në +20°C
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
Alarmi i derës ndarja për verën Akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
I lidhshëm në rrjet (mbështet SmartDevice)
Ftohja me qarkullim
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l 253
Ndriçimi Ndriçim LED
Me errësim
ndriçim i vazhdueshëm
Numri i rafteve mbajtëse 7
nga të cilat me tërheqje mbi shina teleskop 0
nga të cilat rafte për reklamim 0
Materiali raftet Raft prej druri
Filtri me karbon aktiv
Brava Ekzistuese
Dizajni i derës HardLine
Ngjyra trupi Terra
Materiali dera Çelik
Materiali muret anësore Çelik
Doreza Dorezë alumini masive me mekanizëm të integruar për hapjen
Mentesha e derës Djathtas e ndërrueshme

Shkarkimet

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.