WTb 4212 Vinothek Frigorifer vere


Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës

Frigoriferët përshtatës të temperaturës së verës të serisë "Vinothek" janë veçanërisht të përshtatshëm për të mbajtur verë të llojeve të ndryshme, secila në temperaturën ideale të servirjes. Si rezultat i përdorimit të komponentëve specialë arrihet një ndarje në shtresa e temperaturës së brendshme. Në zonën e sipërme, për shembull, verërat e kuqe mund të qëndrojnë në +18°C. Me temperaturën +5 °C, zona e poshtme është veçanërisht e përshtatshme për mbajtjen e verës së shkumëzuar ose shampanjës. Zona e ndërmjet është ideale për verën e bardhë, e cila duhet të ruhet në temperaturën e pirjes.