CBN 4835 Comfort BioFresh NoFrost Kombinim frigoriferi dhe ngrirësi me BioFresh dhe NoFrost


BluPerformance

Më shumë vëllim në brendësi për ushqime, ekonomik dhe efikas në energji në punë, i qetë dhe komod në trajtimin dhe me dizajn të shkëlqyeshëm: Në fushën e ftohjes dhe ngrirjes, pajisjet BluPerformance të Liebherr vendosin thekse dhe standarde të reja.

BioFresh

"BioFresh" garanton klimën e përkryer për freski super të gjatë. Në një temperaturë paksa mbi 0°C dhe lagështinë ideale , frutat dhe perimet, mishi dhe peshku ruajnë vitaminat e tyre të shëndetshme.

NoFrost

Në frigoriferët me funksionin "NoFrost" produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Si rezultat ndarja e ngrirjes mbetet gjithmonë pa zënë akull dhe ushqimet nuk mbulohen më nga akulli.

DuoCooling

Me dy qarqet qarkulluese të ftohtësisë që rregullohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, në pajisjet e kombinuara ftohës-ngrirës temperatura mund të komandohet në mënyrë precize dhe të pavarur në ndarjen e ftohjes dhe të ngrirjes me ndihmën e "DuoCooling" . Përveç kësaj, midis ndarjes së ftohjes dhe ngrirjes nuk ndodh asnjë shkëmbim ajri. Në këtë mënyrë evitohet transferimi i erërave dhe tharja e ushqimeve në frigorifer.

SmartDevice

Për pajisjet Liebherr të shënuara "SmartDevice", SmartDeviceBox mundëson kontrollin e pajisjes dhe përdorimin e shërbimeve të tjera nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve celulare. SmartDeviceBox mund të porositet si një aksesor. Te disa pajisje SmartDeviceBox tashmë është integruar dhe kjo tregohet nga "i" në emërtimin e pajisjes - për shembull "KBi 4350".