CNPesf 5156 Premium NoFrost Kombinim ftohës-ngrirës me NoFrost


NoFrost

Pajisjet "NoFrost" nga "Liebherr" ofrojnë performancë ftohjeje të nivelit profesional për ruajtjen afatgjatë e të sigurt të ushqimeve. Produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Si rezultat ndarja e ngrirjes mbetet gjithmonë pa zënë akull dhe ushqimet nuk mbulohen më nga akulli. Shkrirja nuk është më e nevojshme falë komoditetit "NoFrost".

DuoCooling

Falë dy qarkullimeve komplete, të ndara të ajrit të ftohtë, DuoCooling siguron që të mos ketë shkëmbim ajri ndërmjet pjesës ftohëse dhe asaj ngrirëse. Ushqimet as nuk thahen dhe as nuk mbajnë erë. Dhe kjo nënkupton: më pak ushqime për të hedhur, më rrallë për të blerë, por më shumë për të kursyer dhe për të shijuar.

SmartSteel

SmartSteel ul ndjeshëm dukshmërinë e gjurmëve të gishtave dhe është veçanërisht i lehtë për t'u pastruar.

Funksioni automatik "SuperFrost"

Funksioni automatik "SuperFrost" e bën ngrirjen e ushqimeve një proces të thjeshtë dhe kënaqësi për energjinë që kursehet. Ai realizon uljen e shpejtë të temperaturës deri në -32°C dhe krijon kështu një rezervë ftohtësie për ngrirjen delikate për ruajtjen e vitaminave. Sapo përfundon procesi i ngrirjes, funksioni automatik "SuperFrost" rikthehet në gjendje pune normale maksimumi pas 65 orësh dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë.

VarioSpace

Në të gjithë frigoriferët ngrirës me "NoFrost" dhe "SmartFrost" kasetat dhe bazamenti i ndërmjetëm prej xhami që qëndron poshtë tyre mund të hiqen lehtë. Kështu krijohet "VarioSpace" - sistemi praktik për hapësirën shtesë të ruajtjes, në mënyrë që hapësira të krijohet shpejt edhe për produktet e mëdha për ngrirje.