ZKes 453 Humidor Humidor

Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 61,2 / 42,5 / 47,8 cm
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 39 l
Diapazoni i temperaturave +16°C deri në +20°C

Karakteristikat

SmartSteel

SmartSteel

SmartSteel ul ndjeshëm dukshmërinë e gjurmëve të gishtave dhe është veçanërisht i lehtë për t'u pastruar.

Humidor: Sistem komandimi preciz

Humidor: Sistem komandimi preciz

Me sistemin elektronik preciz, temperatura mund të rregullohet midis +16°C dhe +20°C. Sipas nevojës, lagështia mund të përshtatet midis 68% dhe 75%. Alarmi i temperaturës tregon parregullsitë në temperaturën e brendshme.

Humidor: Ndriçimi me LED

Humidor: Ndriçimi me LED

Për paraqitjen optimale të purove, Humidor ka një ndriçim LED me errësim të integruar në fletën e xhamit të derës. Meqë dritat LED lëshojnë vetëm nxehtësi minimale, purot mund të prezantohen gjithashtu të ndriçuara gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Alarmi i derës

Alarmi i derës

Për mbrojtje të sigurt të ushqimit, alarmi akustik i derës paralajmëron pasi dera është hapur për 60 sekonda.

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mund të programohet për të parandaluar fikjen pa dashje të pajisjes. Kur funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve është i ndezur, kjo tregohet nga një simbol në "MagicEye".

Montimi në mur

Montimi në mur

Si element vizual atraktiv dhe për akses komod në servirje, pajisjet kompakte (WKes 653, ZKes 453, CMes 502) mund të montohen në mur pa asnjë problem.

Humidor: Klima më e mirë për purot

Humidor: Klima më e mirë për purot

Për përvojë optimale të kënaqësisë, cigaret puro pas prodhimit ruhen për disa kohë në një lagështi 68% deri në 75% në dhoma të veçanta me klimë të kontrolluar. Parakusht për ruajtjen e cilësisë ose për maturimin e mëtejshëm është garantimi i këtij nivel lagështie dhe mbajtja e temperaturës së ruajtjes në intervalin +16°C deri +20°C. Nëse purot ruhen me lagështirë të ulët, ato do të thahen dhe do të humbasin aromën dhe cilësinë e tyre. Nëse lagështia është shumë e lartë, ekziston rreziku që duhanet e çmueshme të myken. Në Humidor puro mund të mbahen në kushte të përsosura klimatike gjatë një periudhe të gjatë kohore. Sistemi elektronik me prekje i cilësisë së lartë së bashku me sensorët e lagështisë sigurojnë që temperatura dhe lagështia e dëshiruar të ruhen me saktësi.

Humidor: Pajimii i brendshëm me dru kedri

Humidor: Pajimii i brendshëm me dru kedri

Dy kuti prezantimi me lartësi të ndryshme dhe dy rafte prej druri janë prodhuar prej drurit të llojit kedër spanjoll.

Humidor: Lagështia optimale

Humidor: Lagështia optimale

Depozita e integruar e ujit mban një litër ujë të distiluar. Sensorët e lagështisë kontrollojnë kërkesën për ujë dhe sigurojnë saktësisht lagështinë e zgjedhur. Një tregues vizual informon në kohë kur uji ka nevojë për rimbushje.

Humidor: Kutia e prezantimit

Humidor: Kutia e prezantimit

Kutitë janë ideale për ruajtjen e purove individuale. Ato mund të hiqen lehtësisht për prezantimin e purove.

Të dhënat teknike

Grupi i produkteve
GTIN 9005382100837
Konsumi i energjisë në 24 orë 0,443 kWh / 24h
Konsumi i energjisë çdo vit 162 kWh/a
Klasa e klimës N
Fuqia e tingullit të zhurmës 40 dB
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 39 l
Vëllimi bruto total 43 l
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 0,5 A
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 61,2 / 42,5 / 47,8 cm
Lartësia /Gjerësia / Thellësia (me paketimin) 695,0 / 440,0 / 508,0 mm
Pesha (pa paketimin) 30,0 kg
Pesha (me paketimin) 34,0 kg
Komandimi Ekran LCD me tregues dixhital të temperaturës dhe nivelit të lagështisë
Përdorimi Sistem elektronik me prekje
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 1
Zonat e temperaturës 1
Treguesi i temperaturës Ndarja e ftohjes
Diapazoni i temperaturave +16°C deri në +20°C
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
Alarmi i derës ndarja e ftohjes Akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
I lidhshëm në rrjet (mbështet SmartDevice)
Procesi i shkrirjes Automatik
Ftohja me qarkullim
Ndriçimi Ndriçim LED
Me errësim
ndriçim i vazhdueshëm
Numri i rafteve mbajtëse 2
Kutia e prezantimit 2
Filtri me karbon aktiv
Brava Ekzistuese
Dizajni i derës HardLine
Ngjyra trupi Inoks
Materiali dera/kapaku Derë me xham izolues me kornizë inoksi
Materiali muret anësore Inoks me SmartSteel
Doreza
Mentesha e derës Djathtas fikse
Mundësi e montimit në mur

Shkarkimet

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.