Filtri me karbon aktiv "FreshAir"
Art. Nr.
988111600
Filtri me karbon aktiv "FreshAir" pastron ajrin që qarkullon dhe mbledh shpejt aromat e pakëndshme. Është i lehtë për t'u ndërruar dhe siguron cilësi optimale të ajrit. Ne rekomandojmë ndërrimin një herë në vit. Te modelet "BluPerformance", funksioni i kujtesës rikujton se kur duhet të ndërrohet filtri.
Kutia e ruajtjes së gjalpit
Art. Nr.
988117000
Kutia e elegante e ruajtjes së gjalpit mund të mbahet lehtë nga kapaku dhe të hapet me lehtësi falë mundësisë së përdorimit me një dorë. Për shkak të proporcioneve të menduara mirë, mund të ruhet një shumëllojshmëri e gjerë e madhësive të pakove të gjalpit. Është e pathyeshme dhe e përshtatshme për pjatalarëse dhe shkon në të gjitha raftet e "Liebherr".
Rafti i shisheve
Art. Nr.
988113200
Rafti i shisheve është një zgjidhje praktike dhe elegante për ruajtjen e pijeve.
Pllaka për ngrirje
Art. Nr.
988103600
Me ndihmën e pllakës për ngrirje mund të garantohet cilësia e ftohjes në rast të shkëputjes së mundshme të energjisë. Si rezultat, ajo siguron një rezervë shtesë të ftohjes dhe kështu siguron ushqimet e vendosura në ngrirje.
Kompleti i pecetave me mikrofibër
Art. Nr.
871302300
Për pastrimin higjienik dhe të kujdesshëm të hapësirës së brendshme të frigoriferit ftohës dhe ngrirës "Liebherr" ofron kompletin me peceta me mikrofibër. Ky komplet përmban 3 peceta me përmasa 30 x 30 cm. Papastërtitë fshihen shumë mirë me anë të mikrofibrave, kështu që ushqimet ruhen në mënyrë higjienike në rast pastrimi periodik. Pecetat me mikrofibër lahen me 30 gradë dhe si rezultat mund të përdoren shumë herë.
Rafti variabël i vezëve
Art. Nr.
988117200
Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë dhe prandaj edhe i rregullueshëm në sasi. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose, në gjendje të kthyer, mund të ruhen deri në 28 vezë më të vogla. Përveç kësaj, ai ofron mundësinë për të ruajtur vezët në anën me majë të drejtuar poshtë, për të zgjatur afatin e tyre të ruajtjes.
FlexSystem
Art. Nr.
988112800
Sistemi "FlexSystem" për "BioFresh-Safe" dhe kasetat "BioCool" mbështet ruajtjen e rregullt dhe ndarjen fleksibël të ushqimit. Kjo lejon një nënndarje të qartë, për shembull me fruta, perime apo datën e skadimit. Të gjitha pjesët e sistemit të qëndrueshëm "FlexSystem" janë të lehta për t'u pastruar dhe të përshtatshme për t'u larë pjatalarëse.
Tub 3 metër për "IceMaker"
Art. Nr.
603004100
Nëse tubi standard 1,5 metër i dërguar me pajisjen nuk mjafton, tubi ekstra 3 metër me thurje fleksibël për pajisjet me "IceMaker" dhe lidhje fikse të ujit 3/4" ofron fleksibilitet më të madh gjatë instalimit të pajisjes. Ai është i fortë dhe elastik dhe i lehtë për t'u ndërruar.
Forma me kapak e kubave të akullit
Art. Nr.
988117400
Forma e madhe me kapak e kubave të akullit mund të mbushet lehtë me ujë, falë vrimës së përshtatshme të mbushjes. Kapaku me mbyllje absolutisht hermetike lejon transportin e sigurt dhe të thatë dhe mbylljen e sirtarit.
Kufizimi i hapjes së derës
Art. Nr.
909641400
Këndi i hapjes së derës i përcaktuar nga fabrika mund të zvogëlohet nga 115° në 90°, thjesht duke integruar kufizuesin e hapjes së derës në sistemin e mbylljes së butë. Në këtë mënyrë parandalohet përplasja e derës në muret ose mobiliet pranë saj dhe shmanget dëmtimi i saj.
Paneli mbulues i bazamentit në ngjyrë gri
Art. Nr.
742120400
Si alternativë për panelin mbulues standard të bazamentit me kanale, te pajisjet "BluPerformance" mund të përdoret një panel mbulues i bazamentit me ngjyrë të bardhë dhe me vrima të vogla. Ky parandalon futjen e pluhurit poshtë pajisjes dhe ndikimin e tij në performancën e punës.
Spina me kabllo 3 metra
Art. Nr.
600915801
Nëse gjatësia standarde 2,10 m nuk është e mjaftueshme, spina e pajisjes me kabllo me gjatësi 3 metër lejon më shumë fleksibilitet në instalim. Spina e pajisjes mund të hiqet lehtë dhe pa shumë përpjekje nga pajisja e të ndërrohet lehtë.
Kompleti krah-për-krah për përshtatjen e lartësisë (inoks)
Art. Nr.
990000434
Me kompletin krah-për-krah për përshtatjen e lartësisë në modelet inoks mund të përshtatet lartësia e pajisjes, gjë e cila balancon diferencën në dyshemetë në disnivel. Kompleti krah-për-krah ofron mundësi optimale përshtatjeje të pajisjes edhe në këmbët mbajtëse të pasme. Si rezultat, lartësia totale e pajisjes rritet me 47 mm.
Kompleti "VarioBox"
Art. Nr.
742055800
Dy "VarioBox" që tërhiqen jashtë lehtësojnë klasifikimin dhe ruajtjen e ushqimeve të ngrira të vogla dhe sigurojnë një pamje të mirë. Ato janë të lehta për t'u përdorur dhe ndalesa e tërheqjes siguron që gjithmonë ato të varen në mënyrë të sigurt kur hiqen gjërat. Rafti me "VarioBox" mund të përdoret individualisht në disa pozicione në derën e brendshme.
VarioSafe
Art. Nr.
988112600
"VarioSafe" ofron një pamje të qartë dhe vendos rregull. Ushqimet dhe pakot më të vogla, tubetat dhe kavanozat ruhen në mënyrë optimale në kasetë. "VarioSafe" mund të vendoset në disa pozicione lartësie në pjesën e ftohjes. Për një mbushje më të lartë, në qoftë se kërkohet, një lartësi e dytë është e disponueshme.