SBSWgb 99I5 BioFresh NoFrost Kombinim Side-by-Side i integrueshëm me BioFresh dhe NoFrost

Ndarja 0° BioFresh
Teknologjia e ftohjes
Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 177 - 178,6 | 177,0 | 177,0 - 178,6 / 55,9 | 55,7 | 55,9 / 54,4 | 57,2 | 54,4 cm
Vernetzbar (SmartDevice-fähig)
Përmban pajisjet individuale në vijim:

Karakteristikat

BioFresh

BioFresh

Sa më i freskët të jetë ushqimi, aq më shëndetshëm hani ju. BioFresh-Safes mbi shinat teleskop garantojnë klimën e përsosur për freski super të gjatë. Me temperaturën pak mbi 0°C dhe nivelin ideal të lagështisë, frutat dhe perimet, mishi, peshku dhe produktet e qumështit i ruajnë vitaminat e shëndetshme, aromën delikate dhe pamjen oreks ndjellëse deri në tre herë më gjatë sesa në ndarjen e zakonshme të ftohjes.

NoFrost

NoFrost

Pajisjet "NoFrost" nga "Liebherr" ofrojnë performancë ftohjeje të nivelit profesional për ruajtjen afatgjatë e të sigurt të ushqimeve. Produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Si rezultat ndarja e ngrirjes mbetet gjithmonë pa zënë akull dhe ushqimet nuk mbulohen më nga akulli. Shkrirja nuk është më e nevojshme falë komoditetit "NoFrost".

Kasetat me shina teleskop

Kasetat me shina teleskop

Sirtarët mund të nxirren jashtë me shinat teleskop që lëvizin lehtë dhe të hiqen lehtësisht kur dera është e hapur me një kënd 90°.

Sistemi i mbylljes së butë

Sistemi i mbylljes së butë "SoftSystem"

Komod dhe mahnitës në përdorimin e përditshëm është sistemi i mbylljes së butë "SoftSystem". Sistemi "SoftSystem" i integruar në derë zbut lëvizjen kur dera mbyllet dhe siguron mbyllje veçanërisht të butë edhe kur pjesa e brendshme e derës është e mbushur plot. Te pajisjet inkaso, dera mbyllet automatikisht nga një kënd hapjeje rreth 30°. Me ngjyrë të bardhë të stilit të lartë, sistemi i mbylljes është projektuar që të përputhet vizualisht me derën e brendshme.

SoftTelescopic

SoftTelescopic

Kasetat "BioFresh-Safes" dhe koshat me tërheqje me "SoftTelescopic" kanë një mekanizëm të rehatshëm me vetëtërheqje me zbutje të mbylljes që e bën përdorimin e përditshëm praktik dhe të sigurt. Ato dalin plotësisht jashtë dhe janë të çmontueshme edhe me një kënd të hapjes së derës prej 90°.

VarioSafe

VarioSafe

"VarioSafe" ofron një pamje të qartë dhe vendos rregull. Vend ideal për ushqime të vogla, si dhe për pako, tubeta dhe kavanoza të vogël. Kaseta mund të rregullohet në lartësinë e vendosjes dhe të vendoset në disa pozicione lartësie në kolonat e dritës.

Kolona e dritave LED

Kolona e dritave LED

Kolonat e ndriçuesve LED të integruar në të dyja anët sigurojnë një ndriçim uniform të ndarjes së ftohjes. Intensiteti i dritës rritet butë kur hapet. Satinimi i kapakut të dritës krijon një ndjenjë elegante të ndriçimit. Në të njëjtën kohë, shiritat e dritave lejojnë rregullimin e ndryshueshëm të pllakave të xhamit.

Sistemi elektronik me prekje

Sistemi elektronik me prekje

Sistemi elektronik inovativ me prekje dhe ekran LCD garanton ruajtjen konstante të temperaturave të zgjedhura në ndarjen individuale të verës. Treguesi dixhital i temperaturës ju informon me saktësi për vlerat e vendosura. Të gjitha funksionet ndryshohen lehtë dhe në mënyrë shumë komode duke prekur butësisht panelin e përdorimit me prekje. Alarmi i derës dhe temperaturës informon për parregullsitë, p.sh. për derën e lënë hapur. Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mbron nga ndryshimi i paqëllimshëm i panelit të kontrollit.

Rafti i vezëve

Rafti i vezëve

Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose 28 vezë më të vogla. Për jetëgjatësi më të gjatë rekomandohet ruajtja e vezëve me majë poshtë ose vendosja e mbajtëses së vezëve në sistemin "FlexSystem" të "BioFresh-Safes".

Forma e kubave të akullit

Forma e kubave të akullit

Forma e madhe me kapak e kubave të akullit mund të mbushet lehtë me ujë, falë vrimës së përshtatshme të mbushjes. Kapaku absolutisht hermetik lejon transportin e sigurt dhe të thatë dhe mbylljen e sirtarit.

Kutia e ruajtjes së gjalpit

Kutia e ruajtjes së gjalpit

Kutia e elegante e ruajtjes së gjalpit mund të përdoret lehtë me një dorë dhe të hapet me lehtësi. Është e pathyeshme dhe e përshtatshme për pjatalarëse dhe shkon në të gjitha raftet e "Liebherr".

Flexsystem

Flexsystem

Sistemi praktik "FlexSystem" mbështet ruajtjen e qartë dhe fleksibël dhe ndarjen e ushqimit në "BioFresh-Safes" ose kasetat "BioCool". Kjo lejon një nënndarje të qartë, për shembull me fruta, perime apo datën e skadimit. Të gjitha pjesët e sistemit të qëndrueshëm "FlexSystem" janë të lehta për t'u pastruar dhe të përshtatshme për t'u larë pjatalarëse.

Kontrolli i lagështisë DrySafe / HydroSafe

Kontrolli i lagështisë DrySafe / HydroSafe

Pllakat e kontrollit të lagështisë lejojnë rregullimin individual të lagështisë në ndarjet BioFresh. "DrySafe" në ndarjen "BioFresh" me lagështirë të ulët është ideale për ruajtjen e mishit të paketuar, peshkut dhe produkteve të qumështit. Frutat dhe perimet ruhen në mënyrë optimale në "BioFresh HydroSafe" kur janë brenda paketimit, me një lagështi deri në 90%.

FrostSafe

FrostSafe

Te FrostSafe, kasetat ekstra të larta dhe që nxirren jashtë janë mbyllura nga të gjitha anët. Si rezultat, ftohja nuk mund të largohet aq shpejt kur hapet pajisja. Pjesa e përparme transparente e kutive siguron një pamje optimale të ushqimit të ngrirë.

GlassLine në brendësi

GlassLine në brendësi

Përshtypja e përgjithshme cilësore e hapësirës së brendshme plotësohet nga pajimi i sofistikuar "GlassLine" me xham sigurie. Raftet elegante GlassLine janë rezistente ndaj thyerjes, gërvishtjeve dhe janë të lehta për t'u pastruar. Shiritat prej inoksi të cilësisë së lartë plotësojnë pamjen e përgjithshme të harmonizuar.

Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë

Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë

Këmbëzat e rregullueshme me lartësi në pjesën e përparme lejojnë që pajisjet Liebherr të jenë në linjë optimale. Kështu garantohet funksionaliteti dhe pamja e pajisjeve.

Sistemi

Sistemi "PowerCooling"

Sistemi i fuqishëm "PowerCooling" siguron një ftohje të shpejtë të produkteve të vendosura të freskëta në frigorifer dhe një temperaturë uniforme në të gjithë hapësirën e brendshme. Çelësi i kontaktit të derës fik ventilatorin kur hapet dera, gjë që kursen energji të vlefshme.

Funksioni automatik "SuperCool" e ul temperaturën në ndarjen e ftohjes deri në +2 °C për deri në 12 orë – e cila është ideale për ftohjen e shpejtë të ushqimeve të vendosura të freskëta.

Funksioni automatik "SuperFrost" e bën ngrirjen e ushqimeve një proces të thjeshtë dhe kënaqësi për energjinë që kursehet. Ai realizon uljen e shpejtë të temperaturës deri në -32°C dhe krijon kështu një rezervë ftohtësie për ngrirjen delikate për ruajtjen e vitaminave. Sapo përfundon procesi i ngrirjes, funksioni automatik "SuperFrost" rikthehet në gjendje pune normale maksimumi pas 65 orësh dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë.

Alarmi i temperaturës

Alarmi i temperaturës

Alarmi i temperaturës informon menjëherë në mënyrë optike dhe akustike rreth gjërave të padëshiruara dhe devijimet e temperaturës, z. B. me derën e hapur ose pas dështimit të rrymës.

Alarmi i derës

Alarmi i derës

Për mbrojtje të sigurt të ushqimit, alarmi akustik i derës paralajmëron pasi dera është hapur për 60 sekonda.

Ndriçimi i ndarjes së ngrirjes

Ndriçimi i ndarjes së ngrirjes

Ndriçimi LED i pozicionuar mbi kaseta është bërë për kursim hapësinor. Kjo siguron një pamje më të mirë të ushqimeve dhe siguron ndriçim optimal të kasetave të ngrirjes të tërhequra jashtë.

Ndriçimi i

Ndriçimi i "BioFresh"

Ndriçimi LED i "BioFresh" është i integruar në pjesën e ndarjes dhe ndriçon kasetat "BioFresh" të tërhequra jashtë në mënyrë të barabartë dhe me shkëlqim, direkt nga lart.

Rafti mbajtës praktik i shisheve

Rafti mbajtës praktik i shisheve

Një detaj inovativ i tipareve është rafti mbajtës i shisheve me përdorime të ndryshme mbi kasetat "BioFresh" të serive Premium. Në varësi të kërkesave, një pllakë qelqi e integruar mund të përdoret si një raft mbajtës ose mund të përdoret rafti mbajtës i shisheve nën të.

Shinat e nivelimit

Shinat e nivelimit

Pajisjet e larta nga 140 cm kanë dy shina nivelimi në të djathtë dhe të majtë në zonën e bazamentit. Kjo lejon orientimin e frigoriferit në mënyrë të përsosur dhe që të merren masa kundër uljes së pajisjes. Kjo siguron një sjellje optimale mbyllëse të derës dhe një funksionim ideal në ftohje.

Rafti prej xhami me ndarje

Rafti prej xhami me ndarje

Pllaka prej xhami e ndarë me dy pjesë dhe futje poshtë njëra-tjetrës siguron edhe më shumë fleksibilitet në ruajtjen e ushqimit dhe enëve të larta. Të gjitha raftet e bëra nga xhamsigurie mund të përdoren në lartësi të ndryshme sipas nevojës.

Montimi me derë fikse

Montimi me derë fikse

Kanati i mobilies dhe dera e pajisjes lidhen fort me njëra tjetrën, kështu që dera e mobilies montohet direkt mbi derën e pajisjes.

Sipërfaqja e brendshme e lëmuar

Sipërfaqja e brendshme e lëmuar

Karakteristikë e hapësirës së brendshme të frigoriferëve është secila prej dy kolonave mbajtëse elegante në të dyja anët, që ndodhen në pjesën e përparme dhe të pasme. Këto sigurojnë fleksibilitet të madh në rregullimin e pllakave të xhamit. Një tjetër avantazh është sipërfaqja shumë e lëmuar e pjesës së brendshme, dhe si rezultat ajo është e lehtë për t'u pastruar.

Pajisjet inkaso të integrueshme

Pajisjet inkaso të integrueshme

Pajisjet mund të instalohen lehtësisht prapa derës së mobilieve të konvertimit dhe kështu të integrohen në mënyrë të përkryer në kuzhinë. Kjo krijon një pamje vizuale uniforme të kanateve të kuzhinës. Ajo që duhen ndjekur është teknika e instalimit të dyerve të mobilieve. Montimi me derë fikse: Kanati i mobilies dhe dera e pajisjes lidhen fort me njëra tjetrën, kështu që dera e mobilies montohet direkt mbi derën e pajisjes. Montimi me derë me rrëshqitje: Dera e mobilies mbërthehet direkt në dollapin vertikal dhe lidhet me derën e pajisjes me shina rrëshqitëse. Kur hapet dhe mbyllet, dera e mobilies rrëshqet përgjatë shinave.

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mund të programohet për të parandaluar fikjen pa dashje të pajisjes. Kur funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve është i ndezur, kjo tregohet nga një simbol në "MagicEye".

Ngrohja në faqet anësore

Ngrohja në faqet anësore

Ngrohja në faqet anësore pengon kondensimin e lagështirës midis pajisjeve dhe dëmtimin e mobilieve. Procesi është shumë efikas në energji dhe përdor lëshimin e nxehtësisë së agjentit ftohës.

Filtri me karbon aktiv

Filtri me karbon aktiv

Erërat e mjedisit mund të ndikojnë në verërat e ndjeshme gjatë ruajtjes për kohë të gjatë. Te frigoriferët për verën, furnizimi me ajër të freskët nëpërmjet filtrit me karbon aktivi FreshAir që zëvendësohet lehtësisht, siguron cilësi optimale të ajrit.

VarioSpace

VarioSpace

Në të gjithë frigoriferët ngrirës me "NoFrost" dhe "SmartFrost" kasetat dhe bazamenti i ndërmjetëm prej xhami që qëndron poshtë tyre mund të hiqen lehtë. Kështu krijohet "VarioSpace" - sistemi praktik për hapësirën shtesë të ruajtjes, në mënyrë që hapësira të krijohet shpejt edhe për produktet e mëdha për ngrirje.

SIGN 3556 Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Frigorifer ngrirës i integrueshëm me NoFrost
GTIN 4016803065036
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 1,3 A 251 W
Klasa e efiçencës së energjisë E
Konsumi i energjisë çdo vit 238,87 kWh/a
Klasa e klimës SN-T
Niveli i zhurmës 37 dB
Lartësia e bufesë 178 cm
Lartësia/gjerësia/thellësia (me paketim) 1.829,0 / 572,0 / 622,0 mm
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm
Pesha (pa paketimin) 72,00 kg
Pesha (me paketimin) 75,60 kg
Komandimi "MagicEye" me tregues temperature dixhital
Përdorimi Touch
Treguesi i temperaturës Ndarja e ngrirjes
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
FrostControl
Alarmi i derës ndarja e ngrirjes Akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
SuperFrost Automatik
Sistemi i mbylljes SoftSystem
Vernetzbar (SmartDevice-fähig)
Koha e ruajtjes në rast defekti 8,80 h
Kapaciteti total i ngrirjes 14,00 kg / 24h
NoFrost
Identifikimi i yjeve 4
Teknologjia e ftohjes NoFrost
Kuti 8
nga të cilat mbi kaseta me shinë teleskop 6
nga të cilat në rrota tërheqëse 0
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ngrirjes Xham
VarioSpace
Ndriçimi LED
Pllakat për ftohje 2
Forma e kubave të akullit 1
Sistemi FrostSafe Me kaseta të mbyllura nga të gjitha anët transparente
Montimi i dyerve Derë fikse
Mentesha e derës E fiksuar djathtas
Këndi i hapjes së derës 115°
Ajrimi Ajrim në mobilie
Vëllimi i përgjithshëm 216 l
Vëllimi, ndarjet e ngrirjes 217 l
Nga të cilat, ndarja me 4 yje 216,8 l

IKB 3560 Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Frigorifer ftohës i integrueshëm me BioFresh
GTIN 4016803063858
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 1,2 A
Klasa e efiçencës së energjisë E
Konsumi i energjisë çdo vit 155,86 kWh/a
Klasa e klimës SN-T
Niveli i zhurmës 37 dB
Lartësia e bufesë 178 cm
Lartësia/gjerësia/thellësia (me paketim) 1.829,0 / 572,0 / 622,0 mm
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm
Pesha (pa paketimin) 73,00 kg
Pesha (me paketimin) 76,50 kg
Diapazoni i temperaturave ndarja e ftohjes +3 °C deri në +9 °C
Komandimi "MagicEye" me LCD dhe tregues temperature dixhital
Përdorimi Touch
Treguesi i temperaturës Ndarja e ftohjes
Sinjal paralajmërues në rast defekti
Alarmi i derës ndarja e ftohjes Akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
SuperCool
SuperFrost
Vernetzbar (SmartDevice-fähig)
Sistemi i mbylljes SoftSystem
Procesi i shkrirjes Automatik
Ftohja me qarkullim
Ndriçimi Kolonë dritash LED në të dyja anët
Numri i rafteve mbajtëse Ndarja e ftohjes 8
nga të cilat me rregullim të lartësisë 7
nga të cilat të ndashme 1
nga të cilat fleksibël të përdorshme si raft shishesh 1
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ftohjes Xham
VarioSafe
Dizajni i rafteve të derës Premium GlassLine
Numri i mbajtësve të shisheve 2
Numri mbajtëset e konservave 2
Numri i VarioBox 2
Kuti për vezët
Ndarja 0° * BioFresh
Numri i BioFresh-Safes 3
me tërheqje mbi shina teleskop
DrySafe 1
nga të cilat të përdorshme Dry- ose HydroSafe 2
Me SoftTelescopic
Me ndriçim Ndriçim LED
Numri i kutive për frutat/perimet 0
Montimi i dyerve Derë fikse
Mentesha e derës E fiksuar djathtas
Këndi i hapjes së derës 115°
Ajrimi Ajrim në mobilie
Vëllimi i përgjithshëm 309 l
Vëllimi, ndarjet e ftohjes 309 l
nga të cilat BioFresh 94,1 l
BioFresh: përputhet me ndarjen e ftohjes sipas DIN EN ISO 15502 (Botimi në gjermanisht)

EWTgb 3583 Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Frigorifer përshtatës i temperaturës së verës i integrueshëm
GTIN 9005382234099
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 1,0 A
Klasa e efiçencës së energjisë G
Konsumi i energjisë çdo vit 178,12 kWh/a
Klasa e klimës SN
Niveli i zhurmës 32 dB
Lartësia e bufesë 178 cm
Lartësia/gjerësia/thellësia (me paketim) 1.895,0 / 639,0 / 639,0 mm
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178 / 56 - 57 / 55,0 cm
Pesha (pa paketimin) 89,00 kg
Pesha (me paketimin) 101,00 kg
Komandimi Ekran LCD me tregues temperature dixhital
Përdorimi Touch
Treguesi i temperaturës Ndarja e verës
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
Alarmi i derës ndarja për verën Akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
Vernetzbar (SmartDevice-fähig)
TipOpen
Sistemi i mbylljes SoftSystem
Ftohja me qarkullim
Numri maksimal shishet e verës Bordeaux 0,75 l 83
Ndriçimi Ndriçim LED me errësim pa kufizim
Me errësim
ndriçim i vazhdueshëm
Numri i rafteve mbajtëse 10
nga të cilat me tërheqje mbi shina teleskop 8
nga të cilat rafte për reklamim 1
Materiali raftet Pllakë druri
Filtri me karbon aktiv
Montimi i dyerve Montim rrafsh
Mentesha e derës E fiksuar djathtas
Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë 2
Vëllimi i përgjithshëm 271 l
Vëllimi, ndarjet e ftohjes 271 l

Shkarkimet

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.