DRf 3900 Pure Frigorifer ftohës me mundësi dekorimi

Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 87,4 - 88 / 56 - 57 / 55,0 cm
Vëllimi i përgjithshëm 136 l
Mënyra e instalimit Me mundësi dekorimi
Montimi i dyerve Montim rrafsh
Klasa e efiçencës së energjisë F

EasyFresh

EasyFresh

Garanti për freskinë e tregut në shtëpinë tuaj është rafti ynë për ruajtjen e ushqimeve EasyFresh. Nëse janë fruta apo perime: këtu ruhet gjithçka në mënyrë optimale. Nga ushqimet rritet lagështia e ajrit në raft falë mbylljes hermetike. Në këtë mënyrë ushqimet ruhen të freskëta për një kohë të gjatë.

Touch-Display

Touch-Display

Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.

SuperSilent

SuperSilent

Shëëëët – dëgjoni me vëmendje: Pajisja juaj Liebherr bën aq zhurmë saqë ju duhet të mprihni veshët për ta dalluar atë. Çfarë fshihet pas? Të gjithë komponentët ftohës si kompresorët, valvulet, ventilatorët dhe zbutësit janë optimizuar dhe rregulluar mirë në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin. Në mënyrë që në kuzhinën tuaj të dëgjoni vetëm atë që dëshironi.

Ndriçimi LED i pjesës së sipërme të frigoriferit

Ndriçimi LED i pjesës së sipërme të frigoriferit

Ndriçimi LED i pjesës së sipërme të frigoriferit ndriçon hapësirën e brendshme nga sipër - për një pamje të mirë të ushqimeve tuaja. Pamja ka dritë ekstra: Dritat LED janë pozicionuar përpara pllakave të xhamit, në mënyrë që të ndriçohet mirë edhe një frigorifer i mbushur plot.

VarioSafe

VarioSafe

Nëse është gotë kosi, kavanoz marmelate apo tubet – a dëshironi një vend të dukshëm për të tilla ushqime të vogla? Në pajisjen tuaj Liebherr ekziston ai: VarioSafe. Ai nuk krijon vetëm rregull, por është edhe shumë i ndryshueshëm. Vendosni thjesht në frigorifer VarioSafe me dy shkallë të lëvizshme në lartësi aty ku përshtatet më mirë për ju.

Raftet e derës

Raftet e derës

A dëshironi një vend të sigurt për ruajtjen e pijeve ose ushqimit tuaj? Dhe megjithatë a doni t'i merrni lehtë? Raftet tona të derës jua ofrojnë të dyja. Ato janë të lëvizshme në lartësi dhe në këtë mënyrë përshtaten për nevojat tuaja. Praktike është edhe mbajtësja e lëvizshme e shisheve dhe që mund të nxirret jashtë: Kështu shishet tuaja rrinë gjithmonë të sigurta.

Me rregullim të lartësisë në mënyrë komode për pllakat e xhamit

Me rregullim të lartësisë në mënyrë komode për pllakat e xhamit

Ju keni një enë të madhe për frigoriferin? Atëherë thjesht rregulloni me shtyrje lartësinë e pllakave të xhamit. Falë rregullimit të lartësisë në mënyrë komode kjo bëhet shpejt dhe në mënyrë individuale – madje me ushqime të depozituara mbi to.

EnergySaver

EnergySaver

Dëshironi të kurseni energji dhe para në të njëjtën kohë? Pajisja juaj Liebherr ju mbështet për këtë – me modalitetin e kursimit të energjisë. Nëse aktivizoni EnergySaver, atëherë temperatura standarde rritet me dy gradë. Kështu pajisjes suaj Liebherr i nevojitet më pak energji – dhe ushqimet tuaja ruhen të freskëta në mënyrë optimale.

Bllokimi i ekranit

Bllokimi i ekranit

Një ekrani i ndriçuar është një magnet për duart e fëmijëve – këtë e di edhe pajisja juaj Liebherr. Prandaj ekziston bllokimi i ekranit: Ai parandalon në mënyrë të besueshme që cilësimet në frigoriferin tuaj të ndryshojnë pa dashje. Natyrisht që ju thjesht edhe mund ta çaktivizoni bllokimin e ekranit.

PartyMode

PartyMode

Tani mund të vijnë mysafirët – sepse edhe pajisja juaj Liebherr është në atmosferë festive. Në PartyMode janë aktivizuar funksionet si SuperCool dhe SuperFrost. Pas 24 orëve pajisja juaj Liebherr kthehet automatikisht sërish në modalitetin e saj normal.

Alarmi për ndërprerjen e energjisë elektrike

Alarmi për ndërprerjen e energjisë elektrike

Pajisja juaj Liebherr është një engjëll i vërtetë mbrojtës për ushqimet: Në rastin e ndërprerjes së energjisë elektrike ajo ndez alarmin në mënyrë të sigurt. Këtë ju jo vetëm që mund ta dëgjoni, por edhe ta shihni. Ekrani tregon temperaturën më të lartë të arritur në ndarjen e ngrirjes së frigoriferit. Por ju nuk alarmoheni kurrë pa qenë nevoja: Në rastin e ndërprerjes së shkurtër të energjisë elektrike, nëse temperatura nuk rritet në mënyrë kritike, atëherë alarmi mbetet i fikur.

HolidayMode

HolidayMode

Ju niseni për udhëtim? Atëherë e dërgoni edhe pajisjen tuaj Liebherr me pushime: Në HolidayMode ventilatori dhe SuperCool janë të fikura dhe frigoriferi juaj rregullon temperaturën e tij në +15 °C. Kjo kursen energji dhe megjithatë parandalon aromat e pakëndshme. Natyrisht që pjesa e ngrirjes mbetet e ndezur.

SuperCool

SuperCool

Frigoriferi juaj duhet të ruajë temperaturën optimale, edhe kur ju tani keni vendosur ushqimet e tregut që janë ngrohur nga dielli? Ky është një rast për SuperCool: E aktivizuar njëherë, pajisja juaj Liebherr e përforcon fuqinë e saj, derisa ushqimet e freskëta të jenë ftohur aq sa përmbajtja tjetër. Pastaj SuperCool fiket automatikisht – më së shumti pas 12 orësh.

Alarmi i derës

Alarmi i derës

Alarmi i derës i pajisjes suaj Liebherr kujdeset që ju të mos harxhoni energji të panevojshme dhe të prishen ushqimet: Nëse dera e frigoriferit mbetet hapur për një kohë të gjatë, atëherë ai ju alarmon – nëpërmjet dritës pulsuese dhe nëpërmjet tingullit paralajmërues. Por ajo që quhet "tepër e gjatë", e vendosni ju: Në varësi të cilësimit alarmi i derës aktivizohet pas 1, 2 ose 3 minutash.

SabbathMode

SabbathMode

Në Sabbath ndërpriten të gjitha aktivitetet – kjo vlen edhe për pajisjet elektrike. Këtë, pajisja juaj Liebherr e merr parasysh. Në SabbathMode është i fikur i gjithë ndriçimi i frigoriferit, gjithashtu edhe të gjitha volumet e zërit, zhurmat dhe ekrani. Pas 80 orësh SabbathMode çaktivizohet.

Rafti i vezëve

Rafti i vezëve

Ju dëshironi t'i ruani vezët të sigurta dhe pa kuti kartoni në frigoriferin tuaj? Asnjë problem me raftin e vezëve: Këtu ruhen deri në 10 vezë pulash të mbrojtura në mënyrë të qëndrueshme dhe të freskuara mirë. Rafti përshtatet si me pjesën e brendshme të derës ashtu edhe me pllakat e xhamit.

Guarnicioni i ndërrueshëm i derës 

Guarnicioni i ndërrueshëm i derës 

Ju mendoni, se guarnicioni i derës së pajisjes suaj Liebherr duhet ndërruar pas disa vitesh? Këtë mund ta bëni vetë shumë thjeshtë: Guarnicioni i ndërrueshëm i derës mund të hiqet me disa kapje me dorë – dhe gjithashtu lehtësisht vendosni sërish guarnicionin e ri. Kështu edhe kjo pjesë e frigoriferit është gjithmonë e pastër në mënyrë të përsosur dhe higjienike.

Grupi i produkteve Frigorifer ftohës me mundësi dekorimi
GTIN 4016803044550
Series Pure
Klasa e efiçencës së energjisë F
Konsumi i energjisë çdo vit 117 kWh/a
Klasa e klimës SN-T
Niveli i zhurmës 35 dB
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 1,2 A
Përdorimi Me prekje
Numri i zonat e temperaturës 1
Numri i qarqeve ftohëse të rregullueshme 1
Treguesi i temperaturës Ndarja e ftohjes
SuperCool E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Alarmi i derës Ftohja E rregullueshme në pajisje dhe nëpërmjet aplikacionit
Alarm i derës Ngrirja
BottleTimer
NightMode E rregullueshme nëpërmjet aplikacionit
Bllokimi i ekranit E rregullueshme në pajisje
Diapazoni i rregullueshëm i temperaturës Ndarja e ftohjes +2 °C deri në +9 °C
Zonat e klimës ndarja e ftohjes EasyFresh
Procesi i shkrirjes Automatik
Filtri i FreshAir
Sistemi i shinave të sirtarëve Ndarja e ftohjes
Ndriçimi i brendshëm ndarja e ftohjes Ndriçim LED në tavan
Numri i rafteve mbajtëse Ndarja e ftohjes 4
nga të cilat të ndashme 0
nga të cilat me rregullim të lartësisë 3
Sirtarët OpenStage
Ruajtja e shisheve
Numri i mbajtësve të shisheve 1
Numri mbajtëset e konservave 2
VarioBox
Numri i VarioBox 0
Rafti i vezëve 10 vezë
Rafti i derës Rafte për shishe dhe konserva
Rafti i derës së brendshme me rregullim të lartësisë I rregullueshëm me hapa
Koshat me tërheqje
Dekori i derës së brendshme
Materiali raftet e derës Plastikë e bardhë
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ftohjes Xham
Materiali dera Çelik
Mënyra e instalimit Me mundësi dekorimi
Montimi i dyerve Montim rrafsh
Pesha e kanatit të mobilies maks.
Mentesha e derës E fiksuar djathtas
Ndërrimi i menteshës së derës E mundur nga vetë klienti
Guarnicioni i derës I ndryshueshëm
Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë 2
Shinat e nivelimit
Shinat e nivelimit 0
Ajrimi Ajrim në mobilie
Korniza dekorative Finns
Komandimi Ekran LC njëngjyrësh, Touch-Display
Lloji i spinës Evropiane
Kabllo e lidhjes (gjatësia) 2.200 mm
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 87,4 - 88 / 56 - 57 / 55,0 cm
Lartësia /Gjerësia / Thellësia (me paketimin) 953,0 / 637,0 / 622,0 mm
Dimensionet L/GJ/TH 87,2 / 55,9 / 54 cm
Pesha (pa paketimin) 32,60 kg
Pesha (me paketimin) 35,70 kg
Vëllimi i përgjithshëm * 136 l
Vëllimi, ndarjet e ftohjes 137 l
Gemäß Verordnung EU 2019/2016 bilden wir das Gesamtvolumen als ganze Zahl (abgerundet) und das Volumen der Tiefkühl- und Frischhaltefächer mit einer Stelle nach dem Komma ab. Das komplette Spektrum der Effizienzklassen finden Sie auf Seite 9. Entsprechend (EU) 2017/1369 6a. Die Bezeichnung „Volumen“ bezieht sich auf den in der aktuellen Verordnung genannten Begriff „Rauminhalt“.
Kutia e ruajtjes së gjalpit

Kutia e ruajtjes së gjalpit

Nr. i artikullit 988245900

Kutia e elegante e ruajtjes së gjalpit mund të mbahet lehtë nga kapaku dhe të hapet me lehtësi falë mundësisë së përdorimit me një dorë. Për shkak të proporcioneve të saj, mund të ruhen madhësitë e ndryshme të pakove të gjalpit në të. Ajo është e pathyeshme dhe e përshtatshme për pjatalarëse dhe rregullohet në të gjitha raftet për shishe dhe konserva të Liebherr.

Rafti i shisheve

Rafti i shisheve

Nr. i artikullit 988246200

Për ruajtjen e pijeve në mënyrë të sigurt dhe duke kursyer hapësirë, rafti i shisheve është gjithashtu një zgjidhje praktike dhe elegante.

Rafti për 3 shishe

Rafti për 3 shishe

Nr. i artikullit 988246600

Për të ruajtur në mënyrë të sigurt dhe duke kursyer hapësirë deri në tre shishe të shtrira, rafti për 3 shishe është gjithashtu një zgjidhje praktike dhe elegante. Nëse rafti i shisheve nuk nevojitet, atëherë ai mund të hiqet lehtë nga pajisja ose mund të vendoset në këmbë duke kursyer hapësirë.

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Kompleti i pecetave me mikrofibër

Nr. i artikullit 871302300

Për pastrimin higjienik dhe të kujdesshëm të hapësirës së brendshme të frigoriferit ftohës dhe ngrirës "Liebherr" ofron kompletin me peceta me mikrofibër. Ky komplet përmban 3 peceta me përmasa 30 x 30 cm. Papastërtitë fshihen shumë mirë me anë të mikrofibrave, kështu që ushqimet ruhen në mënyrë higjienike në rast pastrimi periodik. Pecetat me mikrofibër lahen me 30 gradë dhe si rezultat mund të përdoren shumë herë.

Kornizë dekorative ngjyrë kafe

Kornizë dekorative ngjyrë kafe

Nr. i artikullit 991141001

Në pajisjet inkaso me mundësi dekorimi, kornizat standarde në ngjyrë alumini mund të përshtaten në ngjyrë falë kornizave dekorative me ngjyrë kafe.

Paneli kompensues me ngjyrë alumini (16 mm)

Paneli kompensues me ngjyrë alumini (16 mm)

Nr. i artikullit 973305001

Kur në pajisjet inkaso me mundësi dekorimi pllaka dekorative nuk është mjaftueshëm e lartë, kjo gjë mund të kompensohet me anë të këtij paneli.

Paneli kompensues me ngjyrë alumini (41 mm)

Paneli kompensues me ngjyrë alumini (41 mm)

Nr. i artikullit 973305101

Kur në pajisjet inkaso me mundësi dekorimi pllaka dekorative nuk është mjaftueshëm e lartë, kjo gjë mund të kompensohet me anë të këtij paneli.

Paneli kompensues me ngjyrë alumini (60 mm)

Paneli kompensues me ngjyrë alumini (60 mm)

Nr. i artikullit 973305201

Kur në pajisjet inkaso me mundësi dekorimi pllaka dekorative nuk është mjaftueshëm e lartë, kjo gjë mund të kompensohet me anë të këtij paneli.

Rafti variabël i vezëve

Rafti variabël i vezëve

Nr. i artikullit 988117200

Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë dhe prandaj edhe i rregullueshëm në sasi. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose, në gjendje të kthyer, mund të ruhen deri në 24 vezë më të vogla. Përveç kësaj, ai ofron mundësinë për të ruajtur vezët në anën me majë të drejtuar poshtë, për të zgjatur afatin e tyre të ruajtjes.

SmartDeviceBox

SmartDeviceBox

Nr. i artikullit 612526500

"SmartDeviceBox" është porta e hyrjes në të gjitha avantazhet e Smart Home. Futeni në prizë, ndizeni dhe lidhni frigoriferin me internetin nëpërmjet rrjetit WLAN, për komandim të thjeshtë dhe të sigurt nga pajisjet celulare.

Spina me kabllo 3 metra

Spina me kabllo 3 metra

Nr. i artikullit 600915801

Nëse gjatësia standarde 2,10 m nuk është e mjaftueshme, spina e pajisjes me kabllo me gjatësi 3 metër lejon më shumë fleksibilitet në instalim. Spina e pajisjes mund të hiqet lehtë dhe pa shumë përpjekje nga pajisja e të ndërrohet lehtë.

Kompleti

Kompleti "VarioBox"

Nr. i artikullit 743892200

Dy "VarioBox" që tërhiqen jashtë lehtësojnë klasifikimin dhe ruajtjen e ushqimeve të ngrira të vogla dhe sigurojnë një pamje të mirë. Ato janë të lehta për t'u përdorur dhe ndalesa e tërheqjes siguron që gjithmonë ato të varen në mënyrë të sigurt kur hiqen gjërat. Rafti me "VarioBox" mund të përdoret individualisht në disa pozicione në derën e brendshme.

VarioSafe

VarioSafe

Nr. i artikullit 727511100

"VarioSafe" ofron një pamje të qartë dhe vendos rregull. Ushqimet dhe pakot më të vogla, tubetat dhe kavanozat ruhen në mënyrë optimale në sirtar. "VarioSafe" mund të vendoset në disa pozicione lartësie në pjesën e ftohjes. Për një mbushje më të lartë, nëse nevojitet, disponohet edhe një lartësi e dytë vendosjeje.

VarioSafe

VarioSafe

Nr. i artikullit 988246400

"VarioSafe" ofron një pamje të qartë dhe vendos rregull. Ushqimet dhe pakot më të vogla, tubetat dhe kavanozat ruhen në mënyrë optimale në sirtar. "VarioSafe" mund të vendoset në disa pozicione lartësie në pjesën e ftohjes. Për një mbushje më të lartë, nëse nevojitet, disponohet edhe një lartësi e dytë vendosjeje.

Shiriti

Shiriti

Nr. i artikullit 764307300

Për një pamje tërheqëse vizuale, shiriti magnetik mbyll hendekun midis derës së mobilies dhe derës së pajisjes në pajisjet e instaluara inkaso. Falë funksionit magnetik ai mund të përshtatet në mënyrë optimale.

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.