IK 1960 Premium Frigorifer i inegrueshëm që përshtatet

Klasa e efiçencës së energjisë A++
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 181 l
Mënyra e instalimit E integrueshme
Lartësia e bufesë 102 cm
Montimi i dyerve Derë fikse

Karakteristikat

BioCool

BioCool

Kaseta "BioCool" mundëson rregullimin e lagështisë në ndarjen e ftohjes për të ruajtur freskinë e frutave dhe perimeve. Kontrolli i lagështisë kontrollohet nëpërmjet një rregullatori me rrëshqitje.

Dera e brendshme

Dera e brendshme "GlassLine" me "VarioBox"

Raftet e brendshme të derës me "GlassLine" përbëhen nga një bazament xhami të satinuar prej xhami sigurie, faqe anësore plastike me formë perfekte, profilet prej çeliku inoks dhe një raft për shishet dhe konservat me mbajtëse shishesh me rregullim të lartësisë, gjë që garanton qëndrimin e sigurt të shisheve. Dy "VarioBox" që tërhiqen jashtë lehtësojnë klasifikimin dhe ruajtjen e ushqimeve të ngrira të vogla dhe sigurojnë një pamje të mirë. Ndalesa e tërheqjes siguron që gjithmonë të varen në mënyrë të sigurt kur hiqen gjërat.

Sistemi i mbylljes së butë

Sistemi i mbylljes së butë "SoftSystem"

Komod dhe mahnitës në përdorimin e përditshëm është sistemi i mbylljes së butë "SoftSystem". Sistemi "SoftSystem" i integruar në derë zbut lëvizjen kur dera mbyllet dhe siguron mbyllje veçanërisht të butë edhe kur pjesa e brendshme e derës është e mbushur plot. Te pajisjet inkaso, dera mbyllet automatikisht nga një kënd hapjeje rreth 30°. Me ngjyrë të bardhë të stilit të lartë, sistemi i mbylljes është projektuar që të përputhet vizualisht me derën e brendshme.

VarioSafe

VarioSafe

"VarioSafe" ofron një pamje të qartë dhe vendos rregull. Vend ideal për ushqime të vogla, si dhe për pako, tubeta dhe kavanoza të vogël. Kaseta mund të rregullohet në lartësinë e vendosjes dhe të vendoset në disa pozicione lartësie në kolonat e dritës.

Sistemi elektronik me prekje

Sistemi elektronik me prekje

Sistemi elektronik inovativ me prekje dhe ekran LCD garanton ruajtjen konstante të temperaturave të zgjedhura në ndarjen individuale të verës. Treguesi dixhital i temperaturës ju informon me saktësi për vlerat e vendosura. Të gjitha funksionet ndryshohen lehtë dhe në mënyrë shumë komode duke prekur butësisht panelin e përdorimit me prekje. Alarmi i derës dhe temperaturës informon për parregullsitë, p.sh. për derën e lënë hapur. Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mbron nga ndryshimi i paqëllimshëm i panelit të kontrollit.

Rafti i vezëve

Rafti i vezëve

Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose 28 vezë më të vogla. Për jetëgjatësi më të gjatë rekomandohet ruajtja e vezëve me majë poshtë ose vendosja e mbajtëses së vezëve në sistemin "FlexSystem" të "BioFresh-Safes".

Kutia e ruajtjes së gjalpit

Kutia e ruajtjes së gjalpit

Kutia e elegante e ruajtjes së gjalpit mund të përdoret lehtë me një dorë dhe të hapet me lehtësi. Është e pathyeshme dhe e përshtatshme për pjatalarëse dhe shkon në të gjitha raftet e "Liebherr".

GlassLine në brendësi

GlassLine në brendësi

Përshtypja e përgjithshme cilësore e hapësirës së brendshme plotësohet nga pajimi i sofistikuar "GlassLine" me xham sigurie. Raftet elegante GlassLine janë rezistente ndaj thyerjes, gërvishtjeve dhe janë të lehta për t'u pastruar. Shiritat prej inoksi të cilësisë së lartë plotësojnë pamjen e përgjithshme të harmonizuar.

Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë

Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë

Këmbëzat e rregullueshme me lartësi në pjesën e përparme lejojnë që pajisjet Liebherr të jenë në linjë optimale. Kështu garantohet funksionaliteti dhe pamja e pajisjeve.

Funksioni automatik

Funksioni automatik "SuperCool"

Funksioni automatik "SuperCool" e ul temperaturën në ndarjen e ftohjes deri në +2 °C për deri në 12 orë – e cila është ideale për ftohjen e shpejtë të ushqimeve të vendosura të freskëta.

Alarmi i derës

Alarmi i derës

Për mbrojtje të sigurt të ushqimit, alarmi akustik i derës paralajmëron pasi dera është hapur për 60 sekonda.

Rafti prej xhami me ndarje

Rafti prej xhami me ndarje

Pllaka prej xhami e ndarë me dy pjesë dhe futje poshtë njëra-tjetrës siguron edhe më shumë fleksibilitet në ruajtjen e ushqimit dhe enëve të larta. Të gjitha raftet e bëra nga xhamsigurie mund të përdoren në lartësi të ndryshme sipas nevojës.

Montimi me derë fikse

Montimi me derë fikse

Kanati i mobilies dhe dera e pajisjes lidhen fort me njëra tjetrën, kështu që dera e mobilies montohet direkt mbi derën e pajisjes.

Sipërfaqja e brendshme e lëmuar

Sipërfaqja e brendshme e lëmuar

Karakteristikë e hapësirës së brendshme të frigoriferëve është secila prej dy kolonave mbajtëse elegante në të dyja anët, që ndodhen në pjesën e përparme dhe të pasme. Këto sigurojnë fleksibilitet të madh në rregullimin e pllakave të xhamit. Një tjetër avantazh është sipërfaqja shumë e lëmuar e pjesës së brendshme, dhe si rezultat ajo është e lehtë për t'u pastruar.

Pajisjet inkaso të integrueshme

Pajisjet inkaso të integrueshme

Pajisjet mund të instalohen lehtësisht prapa derës së mobilieve të konvertimit dhe kështu të integrohen në mënyrë të përkryer në kuzhinë. Kjo krijon një pamje vizuale uniforme të kanateve të kuzhinës. Ajo që duhen ndjekur është teknika e instalimit të dyerve të mobilieve. Montimi me derë fikse: Kanati i mobilies dhe dera e pajisjes lidhen fort me njëra tjetrën, kështu që dera e mobilies montohet direkt mbi derën e pajisjes. Montimi me derë me rrëshqitje: Dera e mobilies mbërthehet direkt në dollapin vertikal dhe lidhet me derën e pajisjes me shina rrëshqitëse. Kur hapet dhe mbyllet, dera e mobilies rrëshqet përgjatë shinave.

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mund të programohet për të parandaluar fikjen pa dashje të pajisjes. Kur funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve është i ndezur, kjo tregohet nga një simbol në "MagicEye".

Mentesha e ndryshueshme e derës

Mentesha e ndryshueshme e derës

Pajisjet janë të pajisura në fabrikë me menteshë dere në krahun e djathtë. Me mundësinë e ndryshimit të menteshës së derës, pajisja mund të përdoret gjithmonë në mënyrë optimale sipas vendit të instalimit.

Kolona e dritave LED në një anë

Kolona e dritave LED në një anë

Kolona e dritës e integruar në një anë siguron një ndriçim uniform të brendshëm. Intensiteti i dritës rritet butë kur hapet. Satinimi i kapakut të dritës krijon një ndjenjë elegante të ndriçimit.

Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Frigorifer ftohës i integrueshëm me BioCool
GTIN 4016803179160
Klasa e efiçencës së energjisë A++
Konsumi i energjisë në 24 orë 0,275 kWh / 24h
Konsumi i energjisë çdo vit 101 kWh/a
Klasa e klimës SN-T
Fuqia e tingullit të zhurmës 33 dB
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 181 l
Ndarja e ftohjes 181 l
Vëllimi bruto total 192 l
Ndarja e ftohjes 192 l
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 1,2 A
Lartësia e bufesë 102 cm
Dimensionet e paketuara L/GJ/TH 1.081,0 / 572,0 / 622,0 mm
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 102,4 - 104 / 56 - 57 / 55,0 cm
Pesha (pa paketimin) 40,7 kg
Pesha (me paketimin) 43,6 kg
Komandimi "MagicEye" me LCD dhe tregues temperature dixhital
Përdorimi Sistem elektronik me prekje
Treguesi i temperaturës Ndarja e ftohjes
Alarmi i derës ndarja e ftohjes Akustik
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
SuperCool
SuperFrost
I lidhshëm në rrjet (mbështet SmartDevice)
Sistemi i mbylljes SoftSystem
Procesi i shkrirjes Automatik
Ftohja me qarkullim
Ndriçimi Kolonë dritash LED majtas
Numri i rafteve mbajtëse Ndarja e ftohjes 5
nga të cilat me rregullim të lartësisë 4
nga të cilat të ndashme 1
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ftohjes Xham
VarioSafe
Numri i mbajtësve të shisheve 1
Numri mbajtëset e konservave 2
Numri i VarioBox 2
Kuti për vezët
Numri i kutive për frutat/perimet 0
nga të cilat në rrota tërheqëse 0
Montimi i dyerve Derë fikse
Mentesha e derës Djathtas e ndërrueshme
Këndi i hapjes së derës 115°
Ajrimi Ajrim në mobilie

Shkarkimet

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.