IKB 2360 Premium BioFresh Frigorifer i inegrueshëm që përshtatet me BioFresh


BioFresh

Sa më i freskët të jetë ushqimi, aq më shëndetshëm hani ju. BioFresh-Safes mbi shinat teleskop garantojnë klimën e përsosur për freski super të gjatë. Me temperaturën pak mbi 0°C dhe nivelin ideal të lagështisë, frutat dhe perimet, mishi, peshku dhe produktet e qumështit i ruajnë vitaminat e shëndetshme, aromën delikate dhe pamjen oreks ndjellëse deri në tre herë më gjatë sesa në ndarjen e zakonshme të ftohjes.

Kasetat me shina teleskop

Sirtarët mund të nxirren jashtë me shinat teleskop që lëvizin lehtë dhe të hiqen lehtësisht kur dera është e hapur me një kënd 90°.

Sistemi i mbylljes së butë "SoftSystem"

Komod dhe mahnitës në përdorimin e përditshëm është sistemi i mbylljes së butë "SoftSystem". Sistemi "SoftSystem" i integruar në derë zbut lëvizjen kur dera mbyllet dhe siguron mbyllje veçanërisht të butë edhe kur pjesa e brendshme e derës është e mbushur plot. Te pajisjet inkaso, dera mbyllet automatikisht nga një kënd hapjeje rreth 30°. Me ngjyrë të bardhë të stilit të lartë, sistemi i mbylljes është projektuar që të përputhet vizualisht me derën e brendshme.

SoftTelescopic

Kasetat "BioFresh-Safes" dhe koshat me tërheqje me "SoftTelescopic" kanë një mekanizëm të rehatshëm me vetëtërheqje me zbutje të mbylljes që e bën përdorimin e përditshëm praktik dhe të sigurt. Ato dalin plotësisht jashtë dhe janë të çmontueshme edhe me një kënd të hapjes së derës prej 90°.