SIFNAe 5188 Peak NoFrost Frigorifer ngrirës i integrueshëm me NoFrost dhe AutoDoor


NoFrost

Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

AutoDoor

Pajisja juaj Liebherr ju lë dorë të lirë: Falë AutoDoor ju e hapni atë nëpërmjet sinjalit me trokitje ose komandës me zë. Në këtë mënyrë, ajo është pajisja ftohëse e parë në të gjithë botën që mund të hapet dhe mbyllet plotësisht automatikisht – përsosmëria e kuzhinës ku nuk përdoren dorezat. Shpejtësinë dhe këndin e hapjes si dhe kohëzgjatjen deri në mbyllje e zgjidhni në mënyrë individuale. Dhe në rast nevoje ju e hapni dhe e mbyllni atë gjithashtu thjesht me dorë ose smartfon.

Touch & Swipe-Display

Pajisja juaj Liebherr ju dëgjon me vëmendje në udhëzim: Falë Touch & Swipe-Display ju e përdorni frigoriferin tuaj në mënyrë intuitive dhe shumë lehtë. Zgjidhni lehtë funksionet si ""SuperCool"" në ekranin me ngjyra nëpërmjet prekjes dhe fshirjes. Po aq lehtë rregulloni edhe temperaturën. Po nëse nuk e përdorni ekranin në mënyrë aktive? Atëherë ju tregon temperaturën aktuale.

SoftSystem

Nga ngrënia e mëngjesit deri në ngrënien e lehtë në mesnatë – ka shumë raste për ta hapur dhe për ta mbyllur sërish frigoriferin. Dhe me pajisjen tuaj Liebherr kjo është vërtetë kënaqësi: Falë SoftSystem dera e frigoriferit mbyllet butë dhe e sigurt, në mënyrë të këndshme, lehtë dhe pa zhurmë. Nga kjo, shishet e ruajtura në pjesën e brendshme të derës mbeten në vend të sigurta – asgjë nuk përplaset dhe tundet.

IceTower

Falë një rezerve për kubat e akullit prej 5,7 kg IceTower siguron që në festën tuaj të mos mbarojnë asnjëherë pijet e ftohta. Lopata e kubave të akullit dhe pllaka që tërhiqet mbi shina teleskopike mundësojnë një hyrje komode te kubat e akullit. Nëpërmjet një tabakaje shtesë ju mund të ruani edhe sasi të pakta akulli dhe të mbani poshtë ushqimin e ngrirë. Sirtari pranë ofron hapësirë për artikujt që duan shumë ftohje.

VarioSpace

Ju dëshironi të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? S’ka problem për frigoriferin tuaj ngrirës Liebherr: Ai e di që ndonjëherë thjesht nevojitet më shumë vend. Falë VarioSpace mund të nxirrni jashtë thjesht sirtarët e ngrirjes dhe bazamentin e ndërmjetëm prej xhami (vetëm për pajisjet e serisë Peak) që ndodhet poshtë – dhe ja ku u bë: këtu keni hapësirën tuaj të ruajtjes shtesë!

SuperSilent

Shëëëët – dëgjoni me vëmendje: Pajisja juaj Liebherr bën aq zhurmë saqë ju duhet të mprihni veshët për ta dalluar atë. Çfarë fshihet pas? Të gjithë komponentët ftohës si kompresorët, valvulet, ventilatorët dhe zbutësit janë optimizuar dhe rregulluar mirë në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin. Në mënyrë që në kuzhinën tuaj të dëgjoni vetëm atë që dëshironi.

SuperFrost

Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.

LED

Sa herë që hapni Liebherr-in tuaj, ju keni një pasqyrë të përsosur të sendeve ushqimore - ndriçimi tërheqës LED e siguron këtë. LED-et nuk janë vetëm veçanërisht të fuqishme, por edhe pa nevojë për mirëmbajtje dhe të qëndrueshme. Ato janë gjithashtu jashtëzakonisht efikase në energji falë emetimit të ulët të nxehtësisë. Dhe për këtë gëzohet jo vetëm portofoli juaj, por edhe mjedisi.