ICBS 3324 Comfort BioFresh Kombinim i integrueshëm i ngrirësit dhe frigoriferit me BioFresh dhe SmartFrost

Klasa e efiçencës së energjisë A++
Ndarja 0° BioFresh
Lartësia e bufesë 178 cm
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 255 l
Mënyra e instalimit E integrueshme
Montimi i dyerve Derë me rrëshqitje

Karakteristikat

BioFresh

BioFresh

Sa më i freskët të jetë ushqimi, aq më shëndetshëm hani ju. BioFresh-Safes mbi shinat teleskop garantojnë klimën e përsosur për freski super të gjatë. Me temperaturën pak mbi 0°C dhe nivelin ideal të lagështisë, frutat dhe perimet, mishi, peshku dhe produktet e qumështit i ruajnë vitaminat e shëndetshme, aromën delikate dhe pamjen oreks ndjellëse deri në tre herë më gjatë sesa në ndarjen e zakonshme të ftohjes.

DuoCooling

DuoCooling

Me dy qarqet qarkulluese të ftohtësisë që rregullohen në mënyrë komplet të pavarur nga njëri-tjetri, në pajisjet e kombinuara ftohës-ngrirës temperatura mund të rregullohet në mënyrë të pavarur në ndarjen e ftohjes dhe të ngrirjes me ndihmën e "DuoCooling". Përveç kësaj, midis ndarjes së ftohjes dhe ngrirjes nuk ndodh asnjë shkëmbim ajri. Në këtë mënyrë evitohet transferimi i erërave dhe tharja e ushqimeve të vendosura në frigorifer.

Kasetat me shina teleskop

Kasetat me shina teleskop

Sirtarët mund të nxirren jashtë me shinat teleskop që lëvizin lehtë dhe të hiqen lehtësisht kur dera është e hapur me një kënd 90°.

Rafti i vezëve

Rafti i vezëve

Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose 28 vezë më të vogla. Për jetëgjatësi më të gjatë rekomandohet ruajtja e vezëve me majë poshtë ose vendosja e mbajtëses së vezëve në sistemin "FlexSystem" të "BioFresh-Safes".

Forma e kubave të akullit

Forma e kubave të akullit

Forma e madhe me kapak e kubave të akullit mund të mbushet lehtë me ujë, falë vrimës së përshtatshme të mbushjes. Kapaku absolutisht hermetik lejon transportin e sigurt dhe të thatë dhe mbylljen e sirtarit.

Kontrolli i lagështisë DrySafe / HydroSafe

Kontrolli i lagështisë DrySafe / HydroSafe

Pllakat e kontrollit të lagështisë lejojnë rregullimin individual të lagështisë në ndarjet BioFresh. "DrySafe" në ndarjen "BioFresh" me lagështirë të ulët është ideale për ruajtjen e mishit të paketuar, peshkut dhe produkteve të qumështit. Frutat dhe perimet ruhen në mënyrë optimale në "BioFresh HydroSafe" kur janë brenda paketimit, me një lagështi deri në 90%.

FrostSafe

FrostSafe

Te FrostSafe, kasetat ekstra të larta dhe që nxirren jashtë janë mbyllura nga të gjitha anët. Si rezultat, ftohja nuk mund të largohet aq shpejt kur hapet pajisja. Pjesa e përparme transparente e kutive siguron një pamje optimale të ushqimit të ngrirë.

GlassLine në brendësi

GlassLine në brendësi

Përshtypja e përgjithshme cilësore e hapësirës së brendshme plotësohet nga pajimi i sofistikuar "GlassLine" me xham sigurie. Raftet elegante GlassLine janë rezistente ndaj thyerjes, gërvishtjeve dhe janë të lehta për t'u pastruar. Shiritat prej inoksi të cilësisë së lartë plotësojnë pamjen e përgjithshme të harmonizuar.

Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë

Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë

Këmbëzat e rregullueshme me lartësi në pjesën e përparme lejojnë që pajisjet Liebherr të jenë në linjë optimale. Kështu garantohet funksionaliteti dhe pamja e pajisjeve.

Sistemi

Sistemi "PowerCooling"

Sistemi i fuqishëm "PowerCooling" siguron një ftohje të shpejtë të produkteve të vendosura të freskëta në frigorifer dhe një temperaturë uniforme në të gjithë hapësirën e brendshme. Çelësi i kontaktit të derës fik ventilatorin kur hapet dera, gjë që kursen energji të vlefshme.

Montimi me derë me tërheqje

Montimi me derë me tërheqje

Dera e mobilies mbërthehet direkt në dollapin vertikal dhe lidhet me derën e pajisjes me shina rrëshqitëse. Kur hapet dhe mbyllet, dera e mobilies rrëshqet përgjatë shinave.

SmartFrost

SmartFrost

Me "SmartFrost", formimi i akullit në hapësirën e brendshme dhe ushqimet në ngrirje reduktohet ndjeshëm. Kështu shkrirja e frigoriferit nevojitet shumë më rrallë. Muret e brendshme janë të lëmuara dhe të lehta për t'u pastruar. Serpentina e hapur dhe e mbështjellë me shkumë siguron një efiçencë të lartë të energjisë dhe ftohje të njëtrajtshme.

Funksioni automatik

Funksioni automatik "SuperCool"

Funksioni automatik "SuperCool" e ul temperaturën në ndarjen e ftohjes deri në +2 °C për deri në 12 orë – e cila është ideale për ftohjen e shpejtë të ushqimeve të vendosura të freskëta.

Funksioni automatik

Funksioni automatik "SuperFrost"

Funksioni automatik "SuperFrost" e bën ngrirjen e ushqimeve një proces të thjeshtë dhe kënaqësi për energjinë që kursehet. Ai realizon uljen e shpejtë të temperaturës deri në -32°C dhe krijon kështu një rezervë ftohtësie për ngrirjen delikate për ruajtjen e vitaminave. Sapo përfundon procesi i ngrirjes, funksioni automatik "SuperFrost" rikthehet në gjendje pune normale maksimumi pas 65 orësh dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë.

Shinat e nivelimit

Shinat e nivelimit

Pajisjet e larta nga 140 cm kanë dy shina nivelimi në të djathtë dhe të majtë në zonën e bazamentit. Kjo lejon orientimin e frigoriferit në mënyrë të përsosur dhe që të merren masa kundër uljes së pajisjes. Kjo siguron një sjellje optimale mbyllëse të derës dhe një funksionim ideal në ftohje.

Rafti prej xhami me ndarje

Rafti prej xhami me ndarje

Pllaka prej xhami e ndarë me dy pjesë dhe futje poshtë njëra-tjetrës siguron edhe më shumë fleksibilitet në ruajtjen e ushqimit dhe enëve të larta. Të gjitha raftet e bëra nga xhamsigurie mund të përdoren në lartësi të ndryshme sipas nevojës.

Sipërfaqja e brendshme e lëmuar

Sipërfaqja e brendshme e lëmuar

Karakteristikë e hapësirës së brendshme të frigoriferëve është secila prej dy kolonave mbajtëse elegante në të dyja anët, që ndodhen në pjesën e përparme dhe të pasme. Këto sigurojnë fleksibilitet të madh në rregullimin e pllakave të xhamit. Një tjetër avantazh është sipërfaqja shumë e lëmuar e pjesës së brendshme, dhe si rezultat ajo është e lehtë për t'u pastruar.

Pajisjet inkaso të integrueshme

Pajisjet inkaso të integrueshme

Pajisjet mund të instalohen lehtësisht prapa derës së mobilieve të konvertimit dhe kështu të integrohen në mënyrë të përkryer në kuzhinë. Kjo krijon një pamje vizuale uniforme të kanateve të kuzhinës. Ajo që duhen ndjekur është teknika e instalimit të dyerve të mobilieve. Montimi me derë fikse: Kanati i mobilies dhe dera e pajisjes lidhen fort me njëra tjetrën, kështu që dera e mobilies montohet direkt mbi derën e pajisjes. Montimi me derë me rrëshqitje: Dera e mobilies mbërthehet direkt në dollapin vertikal dhe lidhet me derën e pajisjes me shina rrëshqitëse. Kur hapet dhe mbyllet, dera e mobilies rrëshqet përgjatë shinave.

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mund të programohet për të parandaluar fikjen pa dashje të pajisjes. Kur funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve është i ndezur, kjo tregohet nga një simbol në "MagicEye".

Foleja e ndriçuesve LED

Foleja e ndriçuesve LED

Nuk kanë nevojë për mirëmbajtje, kursejnë vend dhe me efiçencë energjie: ndriçuesit jetëgjatë LED sigurojnë një ndriçim perfekt të brendshëm. Për shkak të rrezatimit të ulët të ngrohjes, ushqimi ruhet i freskët dhe gjithmonë i përsosur.

Sistemi elektronik me butona

Sistemi elektronik me butona

Sistemi elektronik preciz i komandimit është i pajisur me tregues temperature dixhital dhe informon për vlerat e vendosura. Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mbron nga ndryshimi i paqëllimshëm i panelit të kontrollit.

VarioSpace

VarioSpace

Në të gjithë frigoriferët ngrirës me "NoFrost" dhe "SmartFrost" kasetat dhe bazamenti i ndërmjetëm prej xhami që qëndron poshtë tyre mund të hiqen lehtë. Kështu krijohet "VarioSpace" - sistemi praktik për hapësirën shtesë të ruajtjes, në mënyrë që hapësira të krijohet shpejt edhe për produktet e mëdha për ngrirje.

Mentesha e ndryshueshme e derës

Mentesha e ndryshueshme e derës

Pajisjet janë të pajisura në fabrikë me menteshë dere në krahun e djathtë. Me mundësinë e ndryshimit të menteshës së derës, pajisja mund të përdoret gjithmonë në mënyrë optimale sipas vendit të instalimit.

Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Kombinim i integrueshëm ftohës-ngrirës me BioFresh
GTIN 4016803180128
Klasa e efiçencës së energjisë A++
Konsumi i energjisë në 24 orë 0,655 kWh / 24h
Konsumi i energjisë çdo vit 240 kWh/a
Klasa e klimës SN-ST
Fuqia e tingullit të zhurmës 35 dB
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 255 l
Ndarja e ftohjes 175 l
nga të cilat BioFresh 67 l
Ndarja e ngrirjes 80 l
Vëllimi bruto total 281 l
Ndarja e ftohjes 198 l
nga të cilat BioFresh 72 l
Ndarja e ngrirjes 83 l
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 1,4 A
Lartësia e bufesë 178 cm
Dimensionet e paketuara L/GJ/TH 1.829,0 / 555,0 / 622,0 mm
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm
Pesha (pa paketimin) 65,7 kg
Pesha (me paketimin) 69,5 kg
Komandimi "MagicEye" me LCD dhe tregues temperature dixhital
Përdorimi Butona
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 2
Zonat e temperaturës 3
Treguesi i temperaturës Ndarja e ftohjes dhe ngrirjes
Sinjal paralajmërues në rast defekti Optik dhe akustik
FrostControl
Alarmi i derës ndarja e ftohjes
Alarmi i derës ndarja e ngrirjes
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
SuperCool
SuperFrost I komanduar nga koha
HolidayMode
I lidhshëm në rrjet (mbështet SmartDevice)
Procesi i shkrirjes Automatik
Ftohja me qarkullim
Ndriçimi Ndriçim LED
Numri i rafteve mbajtëse Ndarja e ftohjes 4
nga të cilat me rregullim të lartësisë 3
nga të cilat të ndashme 1
nga të cilat fleksibël të përdorshme si raft shishesh 0
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ftohjes Xham
VarioSafe
Rafti mbajtës i shisheve
Numri i mbajtësve të shisheve 1
Numri mbajtëset e konservave 1
Numri i VarioBox 0
Kuti për vezët
Ndarja 0° * BioFresh
Numri i BioFresh-Safes 2
me tërheqje mbi shina teleskop
Me SoftTelescopic
DrySafe 1
nga të cilat të përdorshme Dry- ose HydroSafe 1
Me ndriçim
Numri i kutive për frutat/perimet 0
nga të cilat në rrota tërheqëse 0
Identifikimi i yjeve 4
Procesi i shkrirjes Manual
Koha e ruajtjes në rast defekti 22 h
Kapaciteti i ngrirjes në 24 orë 11 kg
Kuti në ndarjen e ngrirjes 3
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ngrirjes Xham
Ndriçimi
IceMaker
Sistemi FrostSafe Me kaseta të mbyllura nga të gjitha anët transparente
Montimi i dyerve Derë me rrëshqitje
Mentesha e derës Djathtas e ndërrueshme
Këndi i hapjes së derës
Vario plinth
Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë 2
Ajrimi Ajrim në mobilie
BioFresh: përputhet me ndarjen e ftohjes sipas DIN EN ISO 15502 (Botimi në gjermanisht)

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.