ICNS 3324 Comfort NoFrost Kombinim frigoriferi dhe ngrirësi i integrueshëm me NoFrost


BioCool

Kaseta "BioCool" mundëson rregullimin e lagështisë në ndarjen e ftohjes për të ruajtur freskinë e frutave dhe perimeve. Kontrolli i lagështisë kontrollohet nëpërmjet një rregullatori me rrëshqitje.

NoFrost

Pajisjet "NoFrost" nga "Liebherr" ofrojnë performancë ftohjeje të nivelit profesional për ruajtjen afatgjatë e të sigurt të ushqimeve. Produktet ngrijnë nga qarkullimi i ajrit të ftohur dhe lagështia e ajrit largohet. Si rezultat ndarja e ngrirjes mbetet gjithmonë pa zënë akull dhe ushqimet nuk mbulohen më nga akulli. Shkrirja nuk është më e nevojshme falë komoditetit "NoFrost".

DuoCooling

Me dy qarqet qarkulluese të ftohtësisë që rregullohen në mënyrë komplet të pavarur nga njëri-tjetri, në pajisjet e kombinuara ftohës-ngrirës temperatura mund të rregullohet në mënyrë të pavarur në ndarjen e ftohjes dhe të ngrirjes me ndihmën e "DuoCooling". Përveç kësaj, midis ndarjes së ftohjes dhe ngrirjes nuk ndodh asnjë shkëmbim ajri. Në këtë mënyrë evitohet transferimi i erërave dhe tharja e ushqimeve të vendosura në frigorifer.