Kutia e ruajtjes së gjalpit
Art. Nr.
988117000
Kutia e elegante e ruajtjes së gjalpit mund të mbahet lehtë nga kapaku dhe të hapet me lehtësi falë mundësisë së përdorimit me një dorë. Për shkak të proporcioneve të menduara mirë, mund të ruhet një shumëllojshmëri e gjerë e madhësive të pakove të gjalpit. Është e pathyeshme dhe e përshtatshme për pjatalarëse dhe shkon në të gjitha raftet e "Liebherr".
Rafti i shisheve
Art. Nr.
988103000
Rafti i shisheve është një zgjidhje praktike dhe elegante për ruajtjen e pijeve.
Pllaka për ngrirje
Art. Nr.
743045800
Pllaka për ngrirje shërben si rezervë shtesë e ftohjes, për të ftohur në mënyrë të besueshme më tej ushqimin në ngrirje në rast të shkëputjes së mundshme të energjisë. Falë një pajisjeje ekzistuese të montuar në fabrikë, pllaka për ngrirje mund të fiksohet në faqen e sipërme të ndarjes së ngrirjes, duke kursyer hapësirë.
Kompleti i pecetave me mikrofibër
Art. Nr.
871302300
Për pastrimin higjienik dhe të kujdesshëm të hapësirës së brendshme të frigoriferit ftohës dhe ngrirës "Liebherr" ofron kompletin me peceta me mikrofibër. Ky komplet përmban 3 peceta me përmasa 30 x 30 cm. Papastërtitë fshihen shumë mirë me anë të mikrofibrave, kështu që ushqimet ruhen në mënyrë higjienike në rast pastrimi periodik. Pecetat me mikrofibër lahen me 30 gradë dhe si rezultat mund të përdoren shumë herë.
Tapat për vrimat e vidave
Art. Nr.
908648400
Në rast të zëvendësimit të një pajisjeje me derë me rrëshqitje me një pajisje me derë fikse, me ndihmën e këtyre tapave mund të mbyllen vrimat që mbeten në kanatin e mobilies.
Rafti variabël i vezëve
Art. Nr.
988117200
Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë dhe prandaj edhe i rregullueshëm në sasi. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose, në gjendje të kthyer, mund të ruhen deri në 28 vezë më të vogla. Përveç kësaj, ai ofron mundësinë për të ruajtur vezët në anën me majë të drejtuar poshtë, për të zgjatur afatin e tyre të ruajtjes.
FlexSystem
Art. Nr.
988114000
Sistemi "FlexSystem" për "BioFresh-Safe" dhe kasetat "BioCool" mbështet ruajtjen e rregullt dhe ndarjen fleksibël të ushqimit. Kjo lejon një nënndarje të qartë, për shembull me fruta, perime apo datën e skadimit. Të gjitha pjesët e sistemit të qëndrueshëm "FlexSystem" janë të lehta për t'u pastruar dhe të përshtatshme për t'u larë pjatalarëse.
Tabakaja e ngrirjes
Art. Nr.
743066200
Në tabakanë praktike të ngrirjes, frutat, manaferrat dhe erëzat mund të ngrihen individualisht. Kjo parandalon ngjitjen e tyre, ruajtjen e formës dhe lehtëson ndarjen në porcione dhe paketimin e mëvonshëm hermetik.
Kufizimi i hapjes së derës
Art. Nr.
909621400
Këndi i hapjes së derës i përcaktuar nga fabrika mund të zvogëlohet nga 115° në 90°, thjesht duke futur një kunj të fortë në menteshën e derës. Në këtë mënyrë parandalohet përplasja e derës në muret ose mobiliet pranë saj dhe shmanget dëmtimi i saj.
Forma me kapak e kubave të akullit
Art. Nr.
988117400
Forma e madhe me kapak e kubave të akullit mund të mbushet lehtë me ujë, falë vrimës së përshtatshme të mbushjes. Kapaku me mbyllje absolutisht hermetike lejon transportin e sigurt dhe të thatë dhe mbylljen e sirtarit.
"SoftSystem" për pajisjet inkaso me montim me derë fikse
Art. Nr.
909615700
Komod dhe mahnitës në përdorimin e përditshëm është sistemi i mbylljes së butë "SoftSystem". Sistemi "SoftSystem" që integrohet në derë zbut lëvizjen kur dera mbyllet dhe siguron një mbyllje veçanërisht të butë edhe kur pjesa e brendshme e derës është e mbushur plot. Te pajisjet inkaso, dera mbyllet automatikisht nga një kënd hapjeje rreth 30°. Me ngjyrë të bardhë të stilit të lartë, sistemi i mbylljes është projektuar që të përputhet vizualisht me derën e brendshme.
Kompleti "VarioBox"
Art. Nr.
742055800
Dy "VarioBox" që tërhiqen jashtë lehtësojnë klasifikimin dhe ruajtjen e ushqimeve të ngrira të vogla dhe sigurojnë një pamje të mirë. Ato janë të lehta për t'u përdorur dhe ndalesa e tërheqjes siguron që gjithmonë ato të varen në mënyrë të sigurt kur hiqen gjërat. Rafti me "VarioBox" mund të përdoret individualisht në disa pozicione në derën e brendshme.