ICUS 3324 Comfort Kombinim i integrueshëm i ngrirësit dhe frigoriferit me SmartFrost

Klasa e efiçencës së energjisë A++
Lartësia e bufesë 178 cm
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 274 l
Mënyra e instalimit E integrueshme
Montimi i dyerve Derë me rrëshqitje

Karakteristikat

BioCool

BioCool

Kaseta "BioCool" mundëson rregullimin e lagështisë në ndarjen e ftohjes për të ruajtur freskinë e frutave dhe perimeve. Kontrolli i lagështisë kontrollohet nëpërmjet një rregullatori me rrëshqitje.

Rafti i vezëve

Rafti i vezëve

Rafti variabël i vezëve zgjatet jashtë. Kështu që mund të ruhen në mënyrë të sigurt deri në 20 vezë pule ose 28 vezë më të vogla. Për jetëgjatësi më të gjatë rekomandohet ruajtja e vezëve me majë poshtë ose vendosja e mbajtëses së vezëve në sistemin "FlexSystem" të "BioFresh-Safes".

FrostSafe

FrostSafe

Te FrostSafe, kasetat ekstra të larta dhe që nxirren jashtë janë mbyllura nga të gjitha anët. Si rezultat, ftohja nuk mund të largohet aq shpejt kur hapet pajisja. Pjesa e përparme transparente e kutive siguron një pamje optimale të ushqimit të ngrirë.

GlassLine në brendësi

GlassLine në brendësi

Përshtypja e përgjithshme cilësore e hapësirës së brendshme plotësohet nga pajimi i sofistikuar "GlassLine" me xham sigurie. Raftet elegante GlassLine janë rezistente ndaj thyerjes, gërvishtjeve dhe janë të lehta për t'u pastruar. Shiritat prej inoksi të cilësisë së lartë plotësojnë pamjen e përgjithshme të harmonizuar.

Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë

Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë

Këmbëzat e rregullueshme me lartësi në pjesën e përparme lejojnë që pajisjet Liebherr të jenë në linjë optimale. Kështu garantohet funksionaliteti dhe pamja e pajisjeve.

Sistemi

Sistemi "PowerCooling"

Sistemi i fuqishëm "PowerCooling" siguron një ftohje të shpejtë të produkteve të vendosura të freskëta në frigorifer dhe një temperaturë uniforme në të gjithë hapësirën e brendshme. Çelësi i kontaktit të derës fik ventilatorin kur hapet dera, gjë që kursen energji të vlefshme.

Montimi me derë me tërheqje

Montimi me derë me tërheqje

Dera e mobilies mbërthehet direkt në dollapin vertikal dhe lidhet me derën e pajisjes me shina rrëshqitëse. Kur hapet dhe mbyllet, dera e mobilies rrëshqet përgjatë shinave.

SmartFrost

SmartFrost

Me "SmartFrost", formimi i akullit në hapësirën e brendshme dhe ushqimet në ngrirje reduktohet ndjeshëm. Kështu shkrirja e frigoriferit nevojitet shumë më rrallë. Muret e brendshme janë të lëmuara dhe të lehta për t'u pastruar. Serpentina e hapur dhe e mbështjellë me shkumë siguron një efiçencë të lartë të energjisë dhe ftohje të njëtrajtshme.

Funksioni automatik

Funksioni automatik "SuperFrost"

Funksioni automatik "SuperFrost" e bën ngrirjen e ushqimeve një proces të thjeshtë dhe kënaqësi për energjinë që kursehet. Ai realizon uljen e shpejtë të temperaturës deri në -32°C dhe krijon kështu një rezervë ftohtësie për ngrirjen delikate për ruajtjen e vitaminave. Sapo përfundon procesi i ngrirjes, funksioni automatik "SuperFrost" rikthehet në gjendje pune normale maksimumi pas 65 orësh dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë.

Shinat e nivelimit

Shinat e nivelimit

Pajisjet e larta nga 140 cm kanë dy shina nivelimi në të djathtë dhe të majtë në zonën e bazamentit. Kjo lejon orientimin e frigoriferit në mënyrë të përsosur dhe që të merren masa kundër uljes së pajisjes. Kjo siguron një sjellje optimale mbyllëse të derës dhe një funksionim ideal në ftohje.

Sipërfaqja e brendshme e lëmuar

Sipërfaqja e brendshme e lëmuar

Karakteristikë e hapësirës së brendshme të frigoriferëve është secila prej dy kolonave mbajtëse elegante në të dyja anët, që ndodhen në pjesën e përparme dhe të pasme. Këto sigurojnë fleksibilitet të madh në rregullimin e pllakave të xhamit. Një tjetër avantazh është sipërfaqja shumë e lëmuar e pjesës së brendshme, dhe si rezultat ajo është e lehtë për t'u pastruar.

Pajisjet inkaso të integrueshme

Pajisjet inkaso të integrueshme

Pajisjet mund të instalohen lehtësisht prapa derës së mobilieve të konvertimit dhe kështu të integrohen në mënyrë të përkryer në kuzhinë. Kjo krijon një pamje vizuale uniforme të kanateve të kuzhinës. Ajo që duhen ndjekur është teknika e instalimit të dyerve të mobilieve. Montimi me derë fikse: Kanati i mobilies dhe dera e pajisjes lidhen fort me njëra tjetrën, kështu që dera e mobilies montohet direkt mbi derën e pajisjes. Montimi me derë me rrëshqitje: Dera e mobilies mbërthehet direkt në dollapin vertikal dhe lidhet me derën e pajisjes me shina rrëshqitëse. Kur hapet dhe mbyllet, dera e mobilies rrëshqet përgjatë shinave.

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve

Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mund të programohet për të parandaluar fikjen pa dashje të pajisjes. Kur funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve është i ndezur, kjo tregohet nga një simbol në "MagicEye".

Foleja e ndriçuesve LED

Foleja e ndriçuesve LED

Nuk kanë nevojë për mirëmbajtje, kursejnë vend dhe me efiçencë energjie: ndriçuesit jetëgjatë LED sigurojnë një ndriçim perfekt të brendshëm. Për shkak të rrezatimit të ulët të ngrohjes, ushqimi ruhet i freskët dhe gjithmonë i përsosur.

Sistemi elektronik me butona

Sistemi elektronik me butona

Sistemi elektronik preciz i komandimit është i pajisur me tregues temperature dixhital dhe informon për vlerat e vendosura. Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve mbron nga ndryshimi i paqëllimshëm i panelit të kontrollit.

VarioSpace

VarioSpace

Në të gjithë frigoriferët ngrirës me "NoFrost" dhe "SmartFrost" kasetat dhe bazamenti i ndërmjetëm prej xhami që qëndron poshtë tyre mund të hiqen lehtë. Kështu krijohet "VarioSpace" - sistemi praktik për hapësirën shtesë të ruajtjes, në mënyrë që hapësira të krijohet shpejt edhe për produktet e mëdha për ngrirje.

Mentesha e ndryshueshme e derës

Mentesha e ndryshueshme e derës

Pajisjet janë të pajisura në fabrikë me menteshë dere në krahun e djathtë. Me mundësinë e ndryshimit të menteshës së derës, pajisja mund të përdoret gjithmonë në mënyrë optimale sipas vendit të instalimit.

Të dhënat teknike

Grupi i produkteve Kombinim i integrueshëm ftohës-ngrirës me BioCool dhe SmartFrost
GTIN 4016803180388
Klasa e efiçencës së energjisë A++
Konsumi i energjisë në 24 orë 0,611 kWh / 24h
Konsumi i energjisë çdo vit 224 kWh/a
Klasa e klimës SN-ST
Fuqia e tingullit të zhurmës 35 dB
Vëllimi i shfrytëzueshëm total 274 l
Ndarja e ftohjes 194 l
Ndarja e ngrirjes 80 l
Vëllimi bruto total 284 l
Ndarja e ftohjes 201 l
Ndarja e ngrirjes 83 l
Tensioni 220-240 V ~
Frekuenca 50 Hz
Vlera e lidhjes 1,4 A
Lartësia e bufesë 178 cm
Dimensionet e paketuara L/GJ/TH 1.829,0 / 555,0 / 622,0 mm
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm
Pesha (pa paketimin) 57,4 kg
Pesha (me paketimin) 61,2 kg
Komandimi "MagicEye" me LCD dhe tregues temperature dixhital
Përdorimi Butona
Qarqet e rregullueshme të ftohjes 1
Zonat e temperaturës 2
Treguesi i temperaturës Ndarja e ftohjes
Sinjal paralajmërues në rast defekti
FrostControl
Alarmi i derës ndarja e ftohjes
Alarmi i derës ndarja e ngrirjes
Funksioni i sigurisë ndaj fëmijëve
SuperCool
SuperFrost I komanduar nga koha
HolidayMode
I lidhshëm në rrjet (mbështet SmartDevice)
Procesi i shkrirjes Automatik
Ftohja me qarkullim
Ndriçimi Ndriçim LED
Numri i rafteve mbajtëse Ndarja e ftohjes 4
nga të cilat me rregullim të lartësisë 3
nga të cilat të ndashme 0
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ftohjes Xham
Rafti mbajtës i shisheve
Numri i mbajtësve të shisheve 1
Numri mbajtëset e konservave 2
Numri i VarioBox 0
Kuti për vezët
Numri i kutive për frutat/perimet 0
nga të cilat në rrota tërheqëse 0
Identifikimi i yjeve 4
Procesi i shkrirjes Manual
Koha e ruajtjes në rast defekti 22 h
Kapaciteti i ngrirjes në 24 orë 6 kg
Kuti në ndarjen e ngrirjes 3
Materiali raftet mbajtëse ndarja e ngrirjes Xham
Ndriçimi
IceMaker
Sistemi FrostSafe Me kaseta të mbyllura nga të gjitha anët transparente
Montimi i dyerve Derë me rrëshqitje
Mentesha e derës Djathtas e ndërrueshme
Këndi i hapjes së derës
Këmbët mbajtëse me regjistrim të lartësisë 2
Ajrimi Ajrim në mobilie

Shkarkimet

Shënim: Me tërë mirëmbajtjen e kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike, për gabimet dhe devijimet e përmbajtjes së imazhit dhe tekstit në krahasim me pajisjen origjinale.