Kënaqësia e klientit si objektivi më i lartë

Kënaqësia e klientit qëndron në fokus të produkteve dhe të shërbimeve tona. Një rol të rëndësishëm për këtë luan edhe rrjeti ynë i partnerëve të shitjes dhe marketingut. Rreth 22 500 shitës të autorizuar janë pika e parë e kontaktit për këshillimin kompetent dhe shërbimin gjithëpërfshirës.

Për këtë arsye, nisur nga qëllimi i një bashkëpunimi afatgjatë dhe me mirëbesim, Liebherr i mbështet partnerët e tij të shitjeve me trajnime dhe seminare të ndryshme.

Nëse dëshiroheni të bëheni një shitës i autorizuar ose partner i autorizuar instalimi i Liebherr, plotësoni të gjithë formularin më poshtë. Me dërgimin e formularit ju drejtoni një kërkesë për kontratë bashkëpunimi. Pas verifikimeve nga ana e Liebherr ju do të merrni kontratën nëpërmjet postës. Ne ju falënderojmë paraprakisht për interesin e shprehur dhe jemi të lumtur për aplikimin tuaj.