Shërbimi i pajisjeve shtëpiake "Liebherr"

Përfitoni nga oferta e gjithanshme e shërbimit përpara dhe pas blerjes së një pajisjeje "Liebherr".
Për pyetjet tuaja jemi me kënaqësi në dispozicionin tuaj.

Skuadra juaj e pajisjeve shtëpiake Liebherr

"Liebherr" ofron një gamë të shumëllojshme dhe mjaft cilësore të aksesorëve. Me opsionet tona ekstra për frigoriferin tuaj ftohës ose ngrirës ju keni mundësinë të përdorni funksione shtesë dhe ta optimizoni pajisjen sipas qëllimeve tuaja. Për më shumë kënaqësi me pajisjen tuaj Liebherr.

Çdo aksesor është zhvilluar dhe projektuar në mënyrë të veçantë për serinë e pajisjeve inkaso dhe me qëndrim të pavarur "Liebherr". Me aksesorët tanë specifikë për pajisjet, mund të përfitoni më shumë nga pajisja juaj - për më shumë komoditet në jetën tuaj të përditshme. Sigurisht që aksesorët tanë përmbushin standardet më të larta të cilësisë falë proceseve të gjera të testimeve. Dhe ju mund të jeni të sigurt se do të merrni gjithmonë një cilësi të garantuar "Liebherr".

Më shumë informacione për aksesorët tanë mësoni te shitësi i autorizuar në vend.

Shko te Kërkimi i shitësve

Në rastin e shërbimit

Ekspertët tanë me kënaqësi janë në dispozicionin tuaj në rast shërbimi apo reklamimi në terren. Për ta trajtuar kërkesën tuaj në mënyrë sa më specifike, mbani gati në çdo moment për telefonatën tuaj përcaktimin e saktë të pajisjes suaj (emërtimi i pajisjes, nr. i serisë). Këto të dhëna i gjeni në etiketën e parametrave të pajisjes.

Gjej partnerin e servisit

Pjesët e këmbimit

"Liebherr" shquhet për besueshmërinë dhe jetëgjatësinë e tij. Për ta arritur këtë ne përdorim vetëm komponentët dhe materialet më cilësore për prodhimin e pajisjeve. Pavarësisht kësaj, kur ndonjëherë nevojitet ndonjë pjesë këmbimi mund t'i drejtoheni shërbimit tonë. Sepse te ne do të gjeni pjesë këmbimi origjinale "Liebherr" me cilësinë e besueshme të njohur – dhe kjo në shumicën e rasteve për deri në 10 vjet.

Shko te Pjesët e këmbimit-Shërbimi për klientin

Etiketa e parametrave në pajisjet "Liebherr"

Për çdo pyetje rreth pajisjes suaj, jeni të lutur të mbani gati në çdo moment përcaktimet e sakta të pajisjes suaj (emërtimin e pajisjes, numri i serisë). Me anë të këtij informacioni punonjësi ynë i servisit mund t'u përgjigjet më mirë pyetjeve për pajisjen dhe të zgjidhë më shpejt rastet e mundshme të shërbimit. Në varësi të pajisjes, etiketa e parametrave gjendet në një vend tjetër.

Mësoni më shumë rreth etiketave të parametrave

Përveç garancisë sonë të zakonshme që jepet nga prodhuesi për funksionalitetin dhe sigurinë e funksionimit të pajisjes, ne garantojmë gjithashtu që pajisjet nuk përmbajnë defekte për shkak të materialit apo fabrikimit.

Për më shumë informacion për përcaktimet e garancisë ose në rastin e kërkimit të garancisë, jeni të lutur të drejtoheni te partneri juaj i servisit në vend.

Gjej tani partnerin e servisit

"SmartDevice" quhet teknologjia e Liebherr që "përfshin" frigoriferin dhe që e bën atë, sipas rastit, një partner aktiv për ruajtjen e shëndetshme të ushqimeve dhe menaxhimin inteligjent të ushqimeve.

Zhytuni në botën e zgjuar të ftohjes dhe të ngrirjes dhe do të frymëzoheni nga zgjidhjet novatore dhe dixhitale nga "Liebherr".

Më shumë informacione për shërbimet dixhitale të "Liebherr" mësoni në MyLiebherr ose në faqen tonë të uebit në Speciale "SmartDevice".