Etiketa e parametrave në pajisjet Liebherr

Për çdo pyetje rreth pajisjes suaj, jeni të lutur të mbani gati në çdo moment përcaktimet e sakta të pajisjes suaj (Emërtimi i pajisjes, Numri i serisë). Me anë të këtij informacioni punonjësi ynë i servisit mund t'u përgjigjet më mirë pyetjeve për pajisjen dhe të zgjidhë më shpejt problemet e mundshme.

Pajisja me qëndrim të pavarur

Te pajisjet me qëndrim të pavarur etiketa e parametrave të pajisjes ndodhet në anën e majtë të brendshme të pajisjes.

Pajisja Side-by-Side

Te pajisjet Side-by-Side etiketa e parametrave të pajisjes ndodhet majtas nën ndarjen e ngrirjes.

Frigoriferi për shishet

Te frigoriferët për shishet etiketa e parametrave të pajisjes ndodhet në anën e majtë të brendshme të pajisjes.

Pajisja me qëndrim të pavarur dhe pajisja inkaso

Te frigoriferët ngrirës etiketa e parametrave të pajisjes ndodhet në anën e majtë të brendshme të pajisjes.

Frigoriferët ngrirës banak

Te frigoriferët ngrirës banak etiketa e parametrave të pajisjes ndodhet në faqen e djathtë, djathtas lart.

Ngrirësi lart (Ndarja e ngrirjes lart)

Në pajisjet me ngrirës lart etiketa e parametrave të pajisjes ndodhet në kasetën më të poshtme të perimeve në të majtë.

Ngrirësi poshtë (Ndarja e ngrirjes poshtë)

Në pajisjet me ngrirës poshtë etiketa e parametrave të pajisjes ndodhet në anën e majtë të brendshme të pajisjes.

Frigoriferi për verën

Në frigoriferët për verën etiketa e parametrave të pajisjes ndodhet në anën e majtë të brendshme të pajisjes.

Pajisja për ruajtjen e purove

Në pajisjet për ruajtjen e purove etiketa e parametrave të pajisjes ndodhet në anën e majtë të jashtme të pajisjes.